Ka disa pajisje Android, si Nexus 5, HTC One, etj. nga të cilat kapaku prapa pajisjes nuk tërhiqet dhe me ketë pak a shumë nënkupton se ato pajisje nuk posedojnë portën e integruar për kartelat microSD.

Atëherë, lajmi i mirë për përdoruesit e këtyre pajisjeve të cilat nuk mbështesin kartelat microSD, ose të cilët kanë hapësirën e vogël, Sony ka njoftuar për Micro USB Flash Drive-in e tyre të dyfishtë.Sony 2in1 USB

Në fakt ky flash drive nuk është se futet në smartphone por ajo kyçet nëpërmjet portit mikro USB në pjesën e poshtme e cila përdoret edhe për mbushjen e baterisë. Përdoruesit e tij gjithashtu duhet të shkarkojnë një aplikacion special për të bërë përdorimin e këtij flash drive-i dhe së paku pajisja Android do të duhet të ketë versionin Ice cream Sandwich 4.0.3.

Kjo pajisje e vogël gjithashtu përmban versionin USB 2.0 në të cilin përdoruesit pastaj mund të transferojnë të dhënat nga smartphone-t e tyre në kompjuter pa pasur nevojë të përdorin ndonjë kabllo ekstra.

Lajm tjetër i mirë është se ky model nga Sony është mjaft e volitshme me 19.99 $ për modelin 8GB, 29.99 $ për modelin 16GB dhe 62.99 për modelin 32GB. Sony thotë se këto USB të vogla pritet të shfaqen në treg përmes dyqaneve të Sony-t nga muaji Janar 2014. |ameble|