Tag Archives

4 Articles
Lojërat për Sony PlayStation 3 të lansuara në muajin Shkurt

Lojërat për Sony PlayStation 3 të lansuara në muajin Shkurt

Industria më e suksesshme në krijimin e lojërave SonyEntertainmentNetwork nuk ka të ndalur.

SonyEntertainmentNetwork në muajin që e lamë pas kishte lansuar disa lojëra të reja të zhanreve të ndryshme të cilat janë të paraqitura në vijim:

Thief – lansuar me 25 Shkurt 2014

[youtube id=”OELJ8qZ8Fe8″ width=”600″ height=”350″]

Castlevania: Lords of Shadow 2 – lansuar me 25 Shkurt 2014

[youtube id=”0BnY0coLJJU” width=”600″ height=”350″]

Magus lansuar – me 25 Shkurt 2014

[youtube id=”jZl6lck3S9M” width=”600″ height=”350″]

Earth Defense Force 2025 – lansuar me 18 Shkurt 2014

[youtube id=”3WrqPONwsUs” width=”600″ height=”350″]

Për informata më të hollësishme për këto lojëra, mund të kontaktojnë kompaninë Mega në Prishtinë. /ameble

Evoluimi i Sony PlayStation

Evoluimi i Sony PlayStation

Si është bërë evoluimi i konsoles për lojëra Sony PlayStation nga momenti i lansimit e deri më sot, është paraqitur në videon e më poshtme:
Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com

Sony PlayStation 1

Konsola e parë nga Sony, është prezantuar më 3 dhjetor 1994 dhe ishte konsola e parë e lojërave që arriti të transportohej në 100 milion njësi. Njësia e fundit e Sony PlayStation 1 është shitur në fund të vitit 2004, 10 vjet pas prezantimit të konsoles së parë.

Disa specifika kryesore të Sony PlayStation 1 janë:

  • Procesori 32 bit në 33.8688 MHz
  • 2 MB RAM
  • GPU 1 MB VRAM, 16.7 milionë ngjyra
  • Rezolucioni nga 256 × 224 deri 640 × 480 pikselë

Sony PlayStation 2 

PlayStation 2 ose siç është quajtur ndryshe PS2 është lansuar në vitin 2000. Kjo është konsola me video lojëra më e shitur ndonjëherë, janë shitur rreth 150 milionë njesi. Për këtë model janë lëshuar më shumë se 3800 titujsh të lojërave dhe janë shitur rreth 1.5 miliardë kopje. PS2 ende mbetet konsola shumë e njohur dhe është prodhuar deri në Janar të vitit 2013.

Disa specifika kryesore të Sony PlayStation 2 janë:

  • Procesori 128 bit në 295 MHz
  • 32 MB Direct Rambus ose RDRAM
  • Grafika 4MB DRAM video memorie
  • Rezolucioni prej 256×224 deri 1920×1080 pikselë

Sony PlayStation 3

PlayStation 3 për herë të parë është lansuar me 11 Nëntor 2006 në Japoni. Ka qenë kosola e parë që përdorë disqet Blu-ray. Janë shitur rreth 80 milionë njësi rreth botes. Kompania Sony ka cekur se do të përkrah ketë model deri në vitin 2015.

Karakteristikat e këtij modeli janë:

  • Procesori milti-core PowerPC 3.2 GHZ
  • 256 MB Rambus XDR DRAM
  • Grafika 256 RAM Nvidia 550 MHz
  • Rezolucioni 1080 pikselë

Sony PlayStation 4

Kurse kjo e fundit ka dy javë që ka filluar me shitjet. Siç edhe është paralajmëruar më herët, PlayStation 4 ka specifika mbresëlënëse si në vijim:

  • Procesori: 2 x Quad-Core AMD 64 “Bulldozer” (8 bërthama)
  • 8 GB GDDR5 RAM
  • Memoria e grafikës 2.2 GB
  • Rezolucioni HDMI
  • Kamera HD me mikrofon të integruar
  • Porta: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
  • Drive: Blu-Ray
  • HDD: 500 GB
  • Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale |ameble|
70 milion Sony PlayStation 3, janë shitur për 6 vjet

70 milion Sony PlayStation 3, janë shitur për 6 vjet

Sony Computer Entertainment ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke treguar se kanë kaluar shitjen e 70 milion pajisjeve PlayStation 3, që nga lansimi i parë në nëntor të 2006. Tani 6 vite pas, PS3 është në dispozicion në 59 vende të botës e cila përfshin 57.000 lojëra. PS3 gjatë këtyre viteve ka vazhduar të zhvillohet, janë bërë sisteme më të lehta dhe të holla, kanë ofruar modele të shumta, shumëllojshmëri në madhësi të hard disqeve si dhe veçori tjera.

Duke parë gjeneratën e konsollave aktuale, Microsoft me Xbox 360 ka njoftuar me herët se deri më shtator 2012 ka arritur po të  njëjtën sasi 70 milion, kurse Nintendo Wii kryeson e para me mbi 97 milion shitje deri me tani. |ameble| [divider top=”0″]

Sony PlayStation 3 me model të ri

Sony PlayStation 3 me model të ri

Sony ka njoftuar për një model të tretë nga PlayStation 3 që do të arrijë në treg në fund të këtij vit.

Modeli i ri i PlayStation 3 është 25 % më i vogël dhe 20 % më i lehtë, që realisht e bën atë sa gjysma e madhësisë së një PS3 origjinal.

Modeli i ri i Sony PlayStation 3 do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të zezë dhe të bardhë, me kapacitet prej 250 ose 500GB. Versioni i Sony PlayStation 3 më ngjyrë të zezë do të paraqitet në tregun e Japonisë më 4 tetor, ndërsa ai i bardhi më 22 nëntor. Në SHBA dhe tek ne, ardhja e PS3 do të jetë pak e vonuar. |ameble| [divider top=”0″]