Tag Archives

17 Articles
Sony PlayStation 4 i bën një vit

Sony PlayStation 4 i bën një vit

Nëntor 2013 ishte muaji kur fansat e lojërave në mbarë botën ishin duke pritur me padurim lansimin e Sony PlayStation 4 dhe Microsoft Xbox One. Të dy konsolat dolën në shitje në tregje të caktuara e që gradualisht vazhduan në tregje tjera gjatë gjithë vitit.

Për të përkujtuar përvjetorin e saj të parë Sony ka publikuar një Infographic (grafikë informuese) e cila tregon se si PS4 ka përformuar në vitin e parë. Në Infographic thuhet se Sony ka prodhuar dhe nxjerr në treg 13.5 milionë pajisje të PlayStation 4 në mbarë botën. Tani pajisjet e nxjerra në treg nuk do të thotë që janë të shitura. Megjithatë kompania ka konfirmuar më parë se ka shitur rreth 10 milionë pajisje të PS4. Ajo këtë moment historik e ka arritur tre muaj më herët se Microsoft që e kishte bërë me Xbox One.

Kliko mbi të për kualitet më të lartë

PS4 Infographic (Kliko mbi të për kualitet më të lartë)

Infographic e Sony-t gjithashtu tregon se mbi 1 miliardë orë janë kaluar duke luajtur online me PS4. Sony tani posedon 7.8 milionë abonentë të regjistruar online. Kompania gjithashtu thotë se shitjet e PS4 kanë gjeneruar të ardhura më së shumti në SHBA, krahasuar me çdo platformë tjetër të re të lojërave. /ameble

Prezantohen lojërat e reja nga PlayStation në Gamescom 2014

Prezantohen lojërat e reja nga PlayStation në Gamescom 2014

Në konferencën e mbajtur dje në ngjarjen Gamescom 2014 në Cologne të Gjermanisë, Kryeshefi nga Sony Computer Entertainment Europe, Jim Ryan, njoftoi se kompania së shpejti do të lansohen disa lojërat e reja ekskluzivisht për kosolen e re PlayStation 4.

Më poshtë janë prezantuar disa nga lojërat e reja të prezantuara në Gamescom 2014.

Volume

The Vanishing of Ethan Carter

Bloodborne: First Gameplay Footage

Destiny: New Multiplayer Details

Until Dawn

Sony PlayStation 4 me ngjyrë të bardhë, një dizajn i mrekullueshëm

Sony PlayStation 4 me ngjyrë të bardhë, një dizajn i mrekullueshëm

Në ngjarjen E3 2014 e mbajtur këtë javë në Los Angeles Convention Center, në natën e fundit të iventit, Sony kishte prezantuar versionin e modelit PlayStation 4 së bashku me të gjitha aksesoret me ngjyrë të bardhë.

Një kombinim i ngjyrës së bardhë të modelit PlayStation 4 e paraqet një dizajn të mrekullueshëm i cili pritet për të shënuar një fitore edhe më të madhe kundër Xbox One. The verge sjell fotot e para të këtij modeli. /ameble

Shitjet e Sony PS4 kalojnë numrin 7 milionë

Shitjet e Sony PS4 kalojnë numrin 7 milionë

Sony PlayStation 4 po shitet shumë mirë, por sa është saktësisht numri i shitjeve? Sipas kompanisë Sony e cili ka publikuar shifrat, thotë se deri më sot kanë shitur mbi 7 milionë konsola.

PS 4 Foto

Në Nëntor të vitit 2013, kompania kishte njoftuar se kishte shitur 1 milionë njësi për 24 orë. Pastaj më vonë në muajin Shkurt kemi mësuar se kishte shitur 5.3 milionë njësi, kurse tani, disa muaj më vonë Sony njofton se kanë kaluar 7 milionë. Kjo shifër është vërtetë mbresëlënëse. Sony përmend se 7 milionë janë shitur për konsumatorët, nëpërmes shitësve. Pra këta janë numra real të konsolave të shitura të cilat gjenden në shtëpitë e njerëzve.

Microsoft nuk e ka përditësuar ende shifrat e saja që nga muaji Janar i këtij viti, por sipas raporteve, Microsoft ka pasur një rritje të shitjes së konsoles së tyre Xbox One, në sajë të lojës së njohur Titanfall e cila ishte ekskluzive për platformat Xbox dhe PC-të. Në çfarëdo krahasimi, ky është një lajm i madh për Sony-n dhe për lojtarët e PS4.

Konsolen Sony PS4 tani mund ta gjeni edhe tek ne, tek dyqanet MEGA me çmim 470€. Për më shumë detaje dhe karakteristikat e PlayStation 4 lexoni artikullin e më hershëm, gjithashtu shikoni videon praktike të kësaj konsole./ameble

Sony ka kaluar numrin 6 milionë të shitjeve për PlayStation 4

Sony ka kaluar numrin 6 milionë të shitjeve për PlayStation 4

Sony ka njoftuar se deri me datën 2 Mars, ka kaluar numrin 6 milionë të shitjeve për PlayStation 4. Prej ditës së lansimit 15 Nëntor 2013 kjo pajisje tani është në dispozicion në 57 vende të botës. Kjo shifër përfshinë edhe 370.000 njësi që janë shitur vetëm në vendin e tyre ku edhe janë prodhuar, në Japoni.

Nga ana softuerike, Sony ka raportuar se ka shitur 13.7 milionë lojëra, një shifër që përfshinë shitjen e lojërave fizike dhe atë në mënyrë digjitale. Lojërat që pritet të vijnë në muajt e ardhshëm përfshinë  inFamous: Second SonMetal Gear Solid V: Ground ZeroesThe Order: 1886Watch_Dogs dhe Driveclub.

Për ata që nuk e kanë parë qysh ditët elansimit ne kemi bërë prezantimin e kësaj pajisje, gjithashtu kemi shpjeguar lojën FIFA 14. /ameble

[youtube id=”2tWkU0hS6zs” width=”600″ height=”350″]

Shiten 5.3 milion konsola të Sony PlayStation 4

Shiten 5.3 milion konsola të Sony PlayStation 4

Pasi që arriti një rekord marramendës të shitjeve prej 1 milion konsola të Sony PlayStation 4 brenda 24 orëve, si duket interesimi për modelin e ri nuk ka të ndalur.

Nga dita e parë e lansimit, që ishte 17 Nëntori i viti që lamë pas, e deri me 8 Shkurt të këtij viti, janë shitur afër 5.3 milion konsola të Sony PlayStation 4.

[youtube id=”2tWkU0hS6zs” width=”600″ height=”350″]

Kjo e tregon rritjen e vazhdueshme të suksesit dhe të dominimit të konsoles së re nga PlayStation 4 në tregun e lojërave. /ameble

Në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e PS4 tejkalojnë shitjet e Xbox One

Në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e PS4 tejkalojnë shitjet e Xbox One

Sipas një raporti të fundit nga MCV, në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e Sony PlayStation 4 janë në avantazh ndaj shitjeve të Xbox One. Në pesë javët e para të shitjeve, Play Station 4 arriti një shitje prej 530,000 njësive, ndërsa Xbox One arriti vetëm 364,000 njësi. Pra, PS4 është duke prirë në shitje për 166,000 njësi.

PS 4 vs Xbox One 2

Sa i përket të ardhurave të gjeneruara nga shitjet, PS4 ka realizuar 181.800.000 £, ndërsa Xbox One rreth 144.500.000 £. Deri më tani të paktën, mund të konstatojmë se PS4 është duke fituar.

Të dy konsola të reja në realitet janë të mahnitshme dhe në të vërtetë nuk mund të themi se njëra e tejkalon tjetrën, por statistikat e lartë përmendura me siguri rrjedhin nga preferencat e lojtareve, duke përfshirë brendin ose lojërat.

Një prej arsyeve për mos shitjen e kënaqshme të Xbox One sikuse ajo e PS4, mund të jetë edhe çmimi më i lartë i Xbox-it. Në paketën e Xbox One vjen edhe pajisja Kinect dhe shumë lojtar nuk duan që të kenë një Kinect dhe kështu në fakt nuk duan të paguajë ekstra për diçka që ata nuk do të përdorin.

A do të jetë ky avantazh i PS4 ndaj Xbox One në Mbretërinë e Bashkuar do të shofim pas gjashtë muajsh apo më shumë. /ameble

Evoluimi i Sony PlayStation

Evoluimi i Sony PlayStation

Si është bërë evoluimi i konsoles për lojëra Sony PlayStation nga momenti i lansimit e deri më sot, është paraqitur në videon e më poshtme:
Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com

Sony PlayStation 1

Konsola e parë nga Sony, është prezantuar më 3 dhjetor 1994 dhe ishte konsola e parë e lojërave që arriti të transportohej në 100 milion njësi. Njësia e fundit e Sony PlayStation 1 është shitur në fund të vitit 2004, 10 vjet pas prezantimit të konsoles së parë.

Disa specifika kryesore të Sony PlayStation 1 janë:

  • Procesori 32 bit në 33.8688 MHz
  • 2 MB RAM
  • GPU 1 MB VRAM, 16.7 milionë ngjyra
  • Rezolucioni nga 256 × 224 deri 640 × 480 pikselë

Sony PlayStation 2 

PlayStation 2 ose siç është quajtur ndryshe PS2 është lansuar në vitin 2000. Kjo është konsola me video lojëra më e shitur ndonjëherë, janë shitur rreth 150 milionë njesi. Për këtë model janë lëshuar më shumë se 3800 titujsh të lojërave dhe janë shitur rreth 1.5 miliardë kopje. PS2 ende mbetet konsola shumë e njohur dhe është prodhuar deri në Janar të vitit 2013.

Disa specifika kryesore të Sony PlayStation 2 janë:

  • Procesori 128 bit në 295 MHz
  • 32 MB Direct Rambus ose RDRAM
  • Grafika 4MB DRAM video memorie
  • Rezolucioni prej 256×224 deri 1920×1080 pikselë

Sony PlayStation 3

PlayStation 3 për herë të parë është lansuar me 11 Nëntor 2006 në Japoni. Ka qenë kosola e parë që përdorë disqet Blu-ray. Janë shitur rreth 80 milionë njësi rreth botes. Kompania Sony ka cekur se do të përkrah ketë model deri në vitin 2015.

Karakteristikat e këtij modeli janë:

  • Procesori milti-core PowerPC 3.2 GHZ
  • 256 MB Rambus XDR DRAM
  • Grafika 256 RAM Nvidia 550 MHz
  • Rezolucioni 1080 pikselë

Sony PlayStation 4

Kurse kjo e fundit ka dy javë që ka filluar me shitjet. Siç edhe është paralajmëruar më herët, PlayStation 4 ka specifika mbresëlënëse si në vijim:

  • Procesori: 2 x Quad-Core AMD 64 “Bulldozer” (8 bërthama)
  • 8 GB GDDR5 RAM
  • Memoria e grafikës 2.2 GB
  • Rezolucioni HDMI
  • Kamera HD me mikrofon të integruar
  • Porta: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
  • Drive: Blu-Ray
  • HDD: 500 GB
  • Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale |ameble|
Video praktike: Sony PlayStation 4

Video praktike: Sony PlayStation 4

Javë më parë, vetëm në SHBA dhe Kanada Sony kishte lansuar gjeneratën e re të konsoles për lojëra PlayStation 4, e cila nga data e lansmit brenda 24 orëve kishte arritur të shes mbi 1 milion konsola.

Duke i falënderuar kompanisë MEGA Electronics nga Prishtina e cila si gjithnjë i sjell e para pajisjet më të reja, kemi arritur të bëjmë videon praktike të Sony PlayStation 4, duke e prezantuar dizajnin e konsoles, kontrollorin si dhe njëkohësisht kemi bërë edhe konfigurimi fillestar të konsoles. Pra, për dallim nga modelet e mëhershme, modeli i ri PS4 së pari duhet të konfigurohet nëpërmjet internetit duke e bërë përditësimin e softuerit. Të gjitha të lartë përmendura, janë të demonstruara në videon e më poshtme.

Siç edhe është paralajmëruar më herët, PlayStation 4 ka specifika mbresëlënëse si në vijim:

  • Memoria e sistemit: 8 GB
  • Video memoria: 2.2 GB
  • Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama)
  • Portat: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
  • Drive disku: Blu-Ray
  • HDD: 160 GB
  • Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale.


Për të gjithë të interesuarit për modelin e ri Sony PlayStation 4, kontaktoni MEGA Electronics nga Prishtina.|ameble|

Shiten një milion konsola të Sony PlayStation 4

Shiten një milion konsola të Sony PlayStation 4

Sony njoftoi që nga dita e premte e deri më sot, kompania arriti të shesë mbi një milion njësi të Sony PlayStation 4 në SHBA dhe Kanada .

Sony PS4 ngjarja ameble

Përgjigja nga të dy vendet dukej e madhe dhe si duket Sony ka përmbushur objektivin e pritur i cili më tutje është i përqendruar në numrin tre milion deri në fund të vitit 2013.

Konsola e re pritet të godit raftet në Evropë dhe në Amerikën Latine më 29 Nëntor, dhe kompania pret një përgjigje të ngjashme edhe nga këto rajone. |ameble|

Lansohet Sony PlayStation 4

Lansohet Sony PlayStation 4

Pas shumë të përfolurit Sony PlayStation 4, siç është edhe pritur, që nga sot konsola e re është lansuar në SHBA me çmim prej 399 $, ndërsa në Evropë dhe Australi pritet të lansohet brenda dy jave, pra me 29 Nëntor.

[youtube id=”Jw8HCFZkBds#t=116″ width=”600″ height=”350″]

Siç është edhe paralajmëruar më herët, PlayStation 4 ka specifika mbresëlënëse si në vijim:

  • Memoria e Sistemit: 8 GB
  • Video Memoria: 2.2 GB
  • Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama)
  • Porta: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
  • Drive: Blu-Ray
  • HDD: 160 GB
  • Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale

Lista e lojërave, që priten të janë të gatshme për të luajtur brenda një muaji, është si në vijim:

  • NBA 2K14
  • Call of Duty: Ghosts
  • Skylanders Swap Force
  • Need for Speed: Rivals
  • Battlefield 4
  • Madden 25
  • FIFA 14
  • NBA Live
  • Killzone: Shadow Fall
  • #DRIVECLUB
  • Knack
  • Assassins Creed IV: Black Flag
  • Watch_Dogs
  • Just Dance 2014
  • LEGO Marvel Superheroes
  • Basement Crawl
  • Pool Nation Extreme
  • Contrast
  • Warframe
  • Pinball Arcade
  • War Thunder
  • N++
  • Minecraft
  • DC Universe
  • Planetside 2
  • Counterspy
  • ResoGun
  • Flower
  • Doki-Doki Universe
  • Hohokum
  • Tiny Brains
  • Super Motherload
  • Blacklight |ameble|
PlayStation 4 nuk do të ketë mundesinë për disqe të jashtme

PlayStation 4 nuk do të ketë mundesinë për disqe të jashtme

PlayStation 4Sony ka postuar një pyetësor masiv për pajisjen PlayStation 4. Në të janë të përfshira të gjitha informacionet në lidhje me sistemin. Nëse keni plan të blini një PS4, ju këshillojmë ti lexoni disa nga këto pyetje/përgjigje, duket u informuar me shumë rreth pajisjes.

Në këtë pyetësor, Sony ka shpjeguar se madhësia e diskut të brendshëm është 500 GB dhe ai mund të zëvendësohet apo ndërrohet.

Një nga pyetjet me rendësi në ketë pyetësor është kjo:

A do të kenë mundësi përdoruesit të lidhin disqe të jashtme për të zgjeruar hapësirën në PS4?

Përgjigja? Është e thjeshtë.

Jo, kjo mundësi nuk është e përfshirë në PS4 .

Pra, nëse keni ndërmend të ruani gjëra ekstra në PlayStation 4, atëherë para se ta blini mendoni edhe për një disk me madhësi me të madhe, sepse sipas Sony nuk keni mundësi të lidhni disqe të jashtme. |ameble|