Sony Xperia E3Në ngjarjen IFA 2014, Sony ka zyrtarizuar modelin Xperia E3, një pajisje e rangut të mesëm.

Sony Xperia E3 vjen me një ekran 4.5 inç me rezolucion prej 854 x 480 pikselëve, të përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 1.2GHz nga Qualcomm Snapdragon, 1GB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 32GB.

Sony Xperia E3 ka të integruar dy kamera, frontalen VGA, 0.3 megapikselë, atë kryesoren 5 megapikselë me aftësi HDR për të kapur fotot dinamike dhe videot, një bateri të fuqisë prej mAh 2,330 dhe vjen me sistemin operativ Android 4.4 Kitkat.

Sony Xperia E3 do të nisë në katër opsione të ngjyrave; të bardhë, të zezë, ngyrë të gëlqeres, dhe ngjyrë të bakrit, dhe do të godasin tregun me pakicë më vonë gjatë këtij vit në nivel global. /ameble