Vetëm pesë muaj pas lansimit të smartphone-it Xperia E3 në ngjarjen IFA 2014, Sony sot ka shtuar edhe një model të ri të kësaj serie, Xperia E4. Nëse jeni duke kërkuar një smartphone që e mban baterinë, atëherë ky mund të jetë Xperia E4. Ky model posedon baterinë 2300 mAh, i cili premton dy ditë jetë me vetëm një mbushje të baterisë.

Sony Xperia E4

 

Në brendësi, E4 vjen me Android 5.0 Lollipop, procesorin 4-bërthamor 1.3 GHz me 1GB RAM. Ofron 8GB hapësirë të brendshme për të dhëna, ekranin qHD 5-inç me rezolucion 960 x 540 pikselë. Kamera kryesore mbetet ende 5 megapikselë (ngjashëm si në modelin e vjetër), kurse ajo frontale është 2 megapikselë.

E4 do të dal në shitje këtë muaj në dy ngjyra, në të bardhë dhe zezë. Nuk është dhënë ende çmimi i saktë, por Sony ka premtuar se do të ketë një çmim shumë të arsyeshëm./ameble