Tag Archives

3 Articles
Sony lanson pajisje smartphone dhe tablet të ilustruara

Sony lanson pajisje smartphone dhe tablet të ilustruara

Sony sapo ka filluar lojën e modës me pajisjet Xperia Z3, Xperia Z3 Compact dhe Xperia Z3 Tablet Compact. Të gjitha këto pajisje tani vijnë me dizajne të reja të ilustuara nga vepra të artit nga qytete të preferuara, duke përfshirë Tokion, Varshavën dhe Berlinin.

Artist të përfshirë si Vesa Tapani Sammlisto, e cila ka ilustruar Berlinin për Xperia Z3, Shinpei Hasegawa ka bërë Tokion për Xperia Z3 Compact dhe January Feliks Kallwejt ka ilustruar një pjesë të veçantë të Varshavës për Xperia Z3 Tablet Compact. Sipas PhoneArena-s, janë vetëm 33 versione të prodhuara për çdo pajisje dhe pritet të shiten ekskluzivisht në Gjermani. Nuk dihet se sa do ta kenë çmimin këto pajisje.

Se si janë të ilustruara pajisjet mund t’i shihni në videon e më poshtme. /ameble

Zyrtare: Lansohet Sony Xperia Z3 Compact

Zyrtare: Lansohet Sony Xperia Z3 Compact

Siç kishte edhe paralajmëruar, në ngjarjen IFA 2014 kompania Sony prezantoi modelin Sony Xperia Z3 Compact dhe tani më ky model është zyrtarizuar.

Sony Xperia Z3 Compact vijën me një ekran 4.6 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon 801 me shpejtësi prej 2.5GHz,, 2GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB , kamerën frontale 2.2 megapiksel, kamerën kryesore 20.7 megapiksel me sensor nga Sony Exmor RS dhe një bateri të fuqisë prej 2600 mAh.

Modeli Xperia Z3 Compact përkrahë teknlologjitë 2G, 3G, 4G LTE, AGPS, Bluetooth 4.0, DLNA, NFC, dhe WiFi.

Pajisja vjen me sistemin operativ Android 4.4 Kitkat dhe përmban një dizajn të ngjashëm sikurse modeli Xperia Z3 i cili po ashtu është zyrtarizuar. Momentalisht Sony nuk ka njoftuar për çmimin e pajisjes Sony Xperia Z3 Compact, ndërsa ajo pritet të dalin në shitje gjatë këtij muaji. /ameble

Rrjedhin fotot e para të Sony Xperia Z3 Compact

Rrjedhin fotot e para të Sony Xperia Z3 Compact

Kompania Sony pritet të njofton për një numër të madh të pajisjeve në ngjarjen IFA duke përfshi modelin të ri të smartphone-it Sony Xperia Z3 si dhe Sony Xperia Z3 Compact.

Por edhe pse ngjarja IFA 2014 ende nuk ka filluar, janë shfaqur disa foto të modelit Sony Xperia Z3 Compact për të cilat është raportuar se janë foto zyrtare të pajisjes të cilat do të përdorën edhe gjatë mbajtjes së konferencës për shtyp të organizuar nga Sony në IFA 2014.

Sony Xperia Z3 Compact do të vijë me një ekran 4.5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 ose 1920 x 1080 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon 801, 2GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme, kamerë frontale 2 megapiksel, kamerë kryesore 20.7 megapikeel me sensor nga Sony Exmor RS dhe pajisja do të vijë me Android 4.4.4 Kitkat.

Edhe ky model pritet të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. /ameble