Tag Archives

2 Articles
Pamje të reja të kompleksit “Space Ship” të planifikuar nga Apple

Pamje të reja të kompleksit “Space Ship” të planifikuar nga Apple

Të premten e kaluar The San Jose Mercury News ka publikuar një galeri të plotë të kompleksit të planifikuar për ndërtim nga Apple në qytetin Cupertino të Kalifornisë, e cila si projekt gjigant është planifikuar të përfundohet në vitet e ardhshme. Më herët kemi parë disa skica apo koncepte të saj mirëpo kjo që është publikuar tani jap një pasqyrë të plotë, i cili duket si një qytet i vetëm, i kompletuar me palestra sportive dhe qendra tjera. Kompleksi i quajtur Hula-Hoop do të ketë gjithashtu teatro, parkim nëntokë dhe shumë mini-ndërtesa për punë tjera ndoshta edhe të fshehta. Natyrisht, se të gjithë këto do të jenë të pajisura me panele diellore, që do të thotë se i gjithë mini-qyteti do të jetë shumë ekonomik.

Modeli i paraqitur është në uebfaqen e Apple-it e cila po planifikon të ndërtojë, kompania tani ka nevojë të marrë miratimin përfundimtar nga Këshilli Bashkiak Cupertino, që është vendosur të mbahet me 15 Tetor. Për të parë se si do të duket ky kompleks shikoni fotot e më poshtme. |ameble|

Kompleksi “Space Ship” nga Apple

Kompleksi “Space Ship” nga Apple

Kemi dëgjuar edhe me herët se Apple ka në plan për të ndërtuar një kompleks të ri të quajtur ‘Space Ship’ në Cupertino të Kalifornisë, në një hapësirë prej 40 hektarëve tokë e fituar nga HP. Kompania Apple ka publikuar disa fotografi të reja të cilat tregojnë se çfarë kompleksi do të duket në qoftë se do të realizohet.

Ky projekt më herët ishte paraqitur në Këshillin bashkiak të qytetit të Cupertino-s në vitin 2011, nga Steve Jobs që fillimisht ishte planifikuar të përfundoj në vitin 2015.

Si duket ky projekt është vonuar pak sipas këtyre paralajmërimeve, kurse tani thuhet se kompleksi i ri do të përfundoj në vitin 2016, që do të thotë se Apple ndoshta do të filloj ndërtimin e tij në vitin 2014. Kompania planifikon që në ketë kompleks te ri të fus rreth 12.000 të punësuar.

Kjo nga fotografitë e paraqitura me poshtë që janë publikuar Apple duket e mahnitshme. |ameble|

[divider top=”0″]