Prodhuesi Kinez i telefonave ZTE mund të mos jetë shumë i njohur për ju, por kjo kompani gjigante është njëra ndër 5 kompanitë më të mëdha në botë në lëmin e prodhimit të telefonave dhe ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit, e cila shërbimet e saj kryesisht i ka shtrirë në Kinë, Australi, Amerikën Veriore etj.

Së fundmi kjo kompani po përgatitët që të nxjerrë në treg produkte të reja duke hyrë në rrethin e konkurrentëve serioz të prodhuesve prestigjioz siç janë: Apple, Samsung, HTC, etj.

Njeri ndër produktet e ZTE për të cilin janë shpërndarë foto dhe thashetheme është pikërisht smartphone-i SprintFlash për të cilin janë zbuluar disa foto ku qartë shihen specifikat harduerike të këtij të fundit.

Ky smartphone pritet të jetë i madhësisë 4.5 inç , me rezolucion HD, në të janë integruar 2 kamera(e përpararme 1megapiksel dhe kamera e pasme 12 megapiksel), procesori i tij do të jetë 1.5 GHz dy-bërthamor dhe RAM memorie 1 GB, ky smartphone do të ketë hapësirë të memories të integruar prej 8GB dhe sistemin operativ Android 4.0. Ky produkt në Amerikë quhet SprintFlash ndërsa në vendet tjera e hasim me emrin ZTE Flash.

Ky produkt pritet që të dal në shitje nga gjysma e parë e Nëntorit të këtij viti.

|ameble| [divider top=”0″]