Tag Archives

5 Articles
Gjenerata e re e SSD nga Intel më në fund është gati

Gjenerata e re e SSD nga Intel më në fund është gati

Teknologjia Micron dhe Intel janë duke punuar në një memori të gjeneratës së re që nga 2012. Ajo quhet 3D XPoint, dhe ka nje shpejtësi të padiskutueshme. Kjo mund të krahasohet edhe me një RAM, por 3D XPoint nuk I humb të dhënat kur fiket, sikurse RAM memoriet. Është shumë më e shtrejtë sesa teknologjia paraprake por normalisht edhe shumë më e shpejtë. 

Tani gjiganti Intel ka filluar shitjen e produkteve me Teknologjinë e re; Intel Optana SSD DC P4800X me 375 GB memorie me qmim 1520$. 
 
Pra 3D XPoint është mbreti I ri I memorieve dhe më I mirë në të gjitha aspektet

SanDisk Optimus MAX SSD disku i parë në botë 4TB, 2.5-inç

SanDisk Optimus MAX SSD disku i parë në botë 4TB, 2.5-inç

SanDisk ka njoftuar për diskun e parë në botë 2.5-inç Serial Attached SCSI (SAS) solid state disk (SSD) me hapësirë 4TB, në formën e re si SanDisk Optimus MAX SSD.

SanDisk Optimus MAX SSD

Optimus MAX SSD i ri është projektuar posaçërisht për tregun e kompanive dhe si zëvendësim për ruajtjen e dhënave në raste kritike nëpër DataCenter-s.  SanDisk shpjegon se Optimus MAX SSD i ri aftësinë e leximit/shkrimit e ka në shpejtësi deri në 400/400 MB/s.

Për fat të keq sa i perket ketij produkti të ri nga SanDisk nuk ka informata për çmimin ose disponueshmërinë e tij. /ameble

Toshiba nxjerr serinë e re të disqeve SSD, Q Series Pro PC

Toshiba nxjerr serinë e re të disqeve SSD, Q Series Pro PC

Kompania Toshiba ka njoftuar për serinë e saj të re të disqeve të brendshme solide të njohur ndryshe si SSD, pra serinë Q Series Pro PC. Kjo seri premton të rris performancën e kompjuterëve. SSD në përgjithësi konsumon më pak energji se disqet standarde, gjithashtu leximi/shkrimi është shumë më i shpejtë.

Toshiba Q Series Pro PC

Seria e re SSD nga Toshiba është gjithashtu një përshtatje e mirë për ultrabooks, pasi që janë vetëm 7mm të trashë dhe kanë dizajn të lehtë, sipas kompanisë.

Nëse keni laptop që posedon trashësi normale 9.5mm, atëherë montimi edhe në këto pajisje është i përshtatshëm. Seria Toshiba Q Pro PC SSD vjen gjithashtu me një softuer shkarkues dhe pa pagesë më të cilin shumë lehtë mund të bëni migrimin apo transferimin e të dhënave nga pajisja ekzistuese tek disku i ri Q Pro PC. Përveç kësaj më të vjen edhe gradacioni tre vjeçar.

Këto disqe nga tani janë në dispozicion në madhësi 128GB, 256GB dhe 512GB. Çmimet janë 159,99$, 309,99$  dhe 739,99$. SSD i ri Toshiba do të jetë në dispozicion nga fundi i këtij muaji. |ameble|

Mushkin shfaq diskun 480GB mSATA SSD

Mushkin shfaq diskun 480GB mSATA SSD

Mushkin këtë javë ka shtuar një disk solid state drive (SSD) në serinë e tyre, duke njoftuar kështu për prodhimin e diskut të parë në botë 480GB mSATA. Deri në lançimin e Mushkin 480GB (SF-2281), disqet me të mëdha të më mëparshme kanë qenë 240GB/256GB.

Mushkin i ri 480GB SSD është i pajisur me Trim, ECC, SATA 6Gbps, dhe firmware upgradeable, me shpejtësi maksimale të leximit 540MBps, kurse të shkrimit 425MBps.

Mushkin 480GB SSD do të mbërrijë në dyqanet e SHBA-së në fillim të muajit janar 2013 dhe do të jetë me çmim 500 $, kurse është planifikuar të shpërndahet në të gjithë botën në mes të janarit. Për më shumë informacion dhe specifika të plotë mund të merrni nga uebfaqja e internetit Mushkin. |ameble| [divider top=”0″]

Seagate dhe DensBits në bashkpunim për SSD-të

Seagate dhe DensBits në bashkpunim për SSD-të

by bmbi 0 Comments

Seagate ka njoftuar se është në partneritet me DensBits në zhvillimin e SSD-ve për konsumatorë dhe ndërmarrje tregtare. Qëllimi i dy kompanive është për të zhvilluar këtë paisje  në kosto më të ulët dhe efektshmëri të lartë. Seagate ka bërë një investim kapital në DensBits. Se sa ka investuar ende nuk dihet.

Të dy kompanitë do të zhvillojnë në të ardhmen produkte me qëllim të tërheqjes së konsumatorëve dhe kursimet në kosto, besueshmëri dhe efektshmëri të lartë. Marrëveshja do të rezultojë në integrimin e teknologjisë së kontrollerëve të memories Denbits në produkte të ndryshme të Seagate. Disa aplikime do të përdorin 3 bit TLC 1Xnm në teknologjinë SSD, kurse disa aplikime tjera do të përdorin MLC 1Xnm.

Nuk ka asnjë informacion të qartë se kur pikërisht do të vijë në treg SSD-ja e bërë nga ky partneritet. Nuk ka gjithashtu asnjë informacion se çfarë lloj të çmimeve të dy kompanitë do të synojnë për këtë produkt. |hothardware.com| [divider top=”0″]