Tag Archives

2 Articles
Xiaomi renditet prodhuesi i tretë më i madh në botë për smartphone

Xiaomi renditet prodhuesi i tretë më i madh në botë për smartphone

XiaomiSipas një raporti të ri nga Strategy Analytics, Xiaomi tani është prodhuesi i tretë më i madh në botë i smartphone-ve pas Samsung-ut dhe Apple-it.

Samsung ka shitur një total prej 79.2 milionë smartphone në tremujorin e tretë të 2014-ës, që i bie e pak nga 88.4 milionë që ishin në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Apple ka shitur një total prej 39.3 milionë smartphone, e që është më shumë nga 33.8 milionë pajisje për tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Kurse Xiaomi ka bërë një rritje të konsiderueshme në shitjet e pajisjeve të tyre qysh nga çereku i 3-të i vitit 2013, vitin e kaluar në këtë tremujor kompania ka shitur 5.2 milion pajisje, kurse tani në 2014-ën ka shitur 18 milionë.

LG dhe Huawei kanë rritur gjithashtu shitjet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, LG ka shitur 16.8 milionë pajisje kurse Huawei 16.5 milionë pajisje për tremujorin e tretë.

Shitjet e përgjithshme të smartphone-ve për tremujorin e 3-të janë rritur për 27%, në total prej 320.4 milionë smartphone për tremujorin e tretë të 2014-ës, për më shumë detaje sa i përket këtyre të dhënave mund të gjeni në ketë link. /ameble

Samsung e ka mundur Apple me shitjet rekord të smartphone-ve për Q4/2013

Samsung e ka mundur Apple me shitjet rekord të smartphone-ve për Q4/2013

Apple nuk është me e forta me shitjet rekord të smartphone-ve për tremujorin e fund-vitit (Q4) siç është raportuar. Sipas një raporti të ri nga Strategy Analytics, Samsung ka shitur 86 milionë smartphone në tremujorin e katërt të vitit 2013. Apple, nga ky krahasim është raportuar të ketë shitur 51 milionë iPhone për të njëjtën periudhë kohore tre-mujoreshe. Numri i shitjeve të smartphone-ve Samsung gjatë gjithë vitit 2013 ka arritur në 319.800.000 njësi, ka shkruar Strategy Analytics.

Shitjet e smartphonve

Samsung dhe Apple janë dy top prodhuesit e smartphone-ve duke u ndjekur kështu nga Huawei dhe LG, të cilët kanë shitur 16.600.000 njësi ndërsa kjo e dyta 13.600.000 njësi, dy prej të cilëve kanë hyrë shumë shpejt si konkurrent të mëdhenj në industrinë globale të smartphone-ve. Kompanive Samsung dhe Apple do të duhet shumë për të luftuar për të mbajtur larg sfiduesit të tjerë që duket së kanë marrë hov ketë vit” ka shkruar Strategy Analytics. /ameble