Tag Archives

3 Articles
Një sulm kibernetik aktivizon 156 sirena emergjence në Dallas të Shteteve të Bashkuara

Një sulm kibernetik aktivizon 156 sirena emergjence në Dallas të Shteteve të Bashkuara

156 sirenat e Dallasit vazhdimisht përdoren për të të paralajmëruar kushte të rënda atmosferike apo tornado. U desh që inxhinierët ti fiknin sirenat manualisht në orën 1:17 të natës.

Një sulm kibernetik aktivizoi të gjitha sirena e emergjencës në Dallas të Shteteve të Bashkuara për rreth 90 minuta gjatë mesnatës të së Premtes u shprehen zyrtarët shtetit të Teksasit.
156 sirenat e Dallasit vazhdimisht përdoren për të të paralajmëruar kushte të rënda atmosferike apo tornado. U desh që inxhinierët ti fiknin sirenat manualisht në orën 1:17 të mesnatës.Qyteti ka mbi 1.6 milion banorë nga mendohet të ketë ardhur edhe sulmi. Ekspertët shprehen se ky është një prej sulmeve më të mëdha kibernetike ndërmarrë ndaj sistemit të emergjencave.Inxhinierët arritën të rikthenin funksionin normal të sirenave mbrëmjen e të Dielës. Hakimi i paprecedent po hetohet nga Komisioni Federal i Komunikimeve.

Interneti pëson sulmin më të madh kibernetik në histori

Interneti pëson sulmin më të madh kibernetik në histori

Cyber Attack- AmebleCNN  njofton se interneti ka pësuar një ngadalësim prej disa minutash në të gjithë botën,  pas asaj që ekspertët e sigurisë e cilësojnë si sulmin më të madh kibernetik në histori.

Ky sulm, thuhet se fillimisht ka pasur një ndikim në shërbimet e njohura në SHBA  në kompaninë Netflix, në një kompani të madhe të Hostit “Cyberbunkers”e cila gjendet në Holandë dhe shumë kompani të tjera nëpër botë,  por ekspertët e kësaj fushe shqetësohen se ky sulm mund të depërtoj në sistemet bankare dhe në e-mail.

Njësitë policore kundër krimit kibernetik nga pesë vende  të botës,  tashme po hetojnë këtë sulm.

Organizata anti-spam Spamhaus tha këtë të mërkurë se ajo është goditur nga një sulm masiv i cili asnjë nuk kishte ndodhur më parë, me shumë gjasë nga një grup me bazë në Gjenevë.

Keni parasysh që ditë me parë një lloj sulmi tjetër kibernetik që bllokonte sistemet operative ndodhi në shtetin e Koresë Jugore duke paralizuar kështu pothuajse tërë sistemin bankar dhe shërbime të tjera të këtij shteti. |ameble|

Hakerët Sulmojnë GoDaddy.com

Hakerët Sulmojnë GoDaddy.com

Sot në orët e hershme të mëngjesit janë sulmuar serverët kryesorë të gjigantit të Ueb hostit GoDaddy duke shkaktuar që gati 1 milion ueb faqe të ndryshme të paralizohen duke përfshirë edhe vet ueb faqen e kompanisë godaddy.com Pasojat e këtij sulmi kane zgjatur për me shumë se 5 orë, gjë që ka bërë shumë biznese dhe klient individual nëpër botë të cilët kryejnë shërbimet e tyre përmes ueb faqeve të kontraktuara me GoDaddy të mos funksionojnë dhe të pësojnë edhe humbje financiare. Përgjegjësinë për këtë sulm kibernetikë e ka marr grupi i hakerëve i quajtur “Anonymous”.

Në videon më poshtë mundë të shihni më shumë detaje se si është dukur GoDaddy.com sot në mëngjes gjatë kohës së sulmit nga hakerët.

[youtube id=”Volayuc7YRE” width=”600″ height=”350″]

|ameble| [divider top=”0″]