Tag Archives

2 Articles
Tableti Ekoore Python S3 operon me Android, Windows 8 dhe Linux

Tableti Ekoore Python S3 operon me Android, Windows 8 dhe Linux

Nëse ndonjëherë keni kërkuar një pajisje që operon më sisteme të shumta operative, atëherë tableti i ri hibrid Ekoore Python S3 i prodhuar nga kompania italiane Ekoore është i aftë të startoj (bëj boot) me Android, Windows 8 dhe Linux.

Kjo pajisje posedon ekranin me prekje 11.6 inç me 1366 X 768 pikselë, kurse përbrenda tij gjëndet procesori 2-bërthamor 1.1 GHz Intel Celeron 847 i mbështetur nga 2 GB RAM, dhe nëse paraqitet nevoja ka mundësi të zgjerohet deri në 8GB. Hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave është 64GB, por mund të shtohet deri në 128GB. Ekoore Python S3 është i pajisur me tastierën ngjitëse apo të ndashëm me bateri 3600mAh që qëndron deri në 5 orë. Në anësoret e tabletit  ju do të gjeni edhe një dalje HDMI, portën USB, sloten për kartela microSD , dhe portën për kufje.

Ekoore Python S3 në dispozicion për shitje pritet të jetë vetëm brenda Italisë për 599 €. Klientët mund të porosisin atë të instaluar me  Android 4.2, Windows 8 ose Ubuntu 13.04, ose mund të marrin një model që vjen me të gjitha përnjëherë. |ameble|

Surface Windows 8 Pro, në shitje nga data 9 Shkurt

Surface Windows 8 Pro, në shitje nga data 9 Shkurt

Microsoft ka vendosur që të nxjerr në dispozicion modelin e tabletit Surface Windows 8 Pro, nga data 9 Shkurt. Ky tabletë vjen më procesorë Intel Core I5 dhe o të ketë çmimin 899 $ (667 €) . I pajisur me procesor Intel Core I5 dhe 4GB RAM, Surface Windows 8 Pro ofron fuqinë dhe performancën e një laptopi në një formë tablete dhe gjithashtu posedon të gjitha aplikacionet e Windows 8 si dhe ato të versionit Windows 7, ka thënë Microsoft në blogun e tyre zyrtar TechNet.

Tableti do të jetë në dispozicion në dy variante, 64GB dhe 128GB. Ai gjithashtu vjen me një stilolaps Surface Pen (për të vizatuar, dizajnuar dhe shkruar), Microsoft thotë se ky do të jetë një mjet i dobishëm për njerëzit që duan të përdorin kreativitetin e tyre ne Surface Windows 8 Pro.

Karakteristikat tjera përfshijnë,  Ekranin 10.6 inç ClearType HD e plotë 1080p me prekje (touchscreen), dy kamera LifeCam HD frontale dhe atë të pasmen më rezolucion 720p, Wi-Fi, Bluetooth 4.0, USB 3.0, sloten për kartë microSDXC, Mini DisplayPort, Handset Jack dhe  CoverPort. |ameble| [divider top=”0″]