Tag Archives

2 Articles
Mastercard me ekran LCD dhe tastierë

Mastercard me ekran LCD dhe tastierë

Këtë muaj Mastercard ka lansuar një kartelë të re krediti në Singapor e cila është e pajisur me ekran LCD dhe tastierë me prekje të lehtë. Është dizajnuar për të krijuar një fjalëkalim pa pasur nevojë për ndonjë pajisje shtesë ka raportuar BBC.

Mastercard ka zbuluar gjithashtu se në të ardhmen kartelat e tyre të kreditit te pajisura me ekrane LCD mund të jenë në gjendje për të shfaqur informacione të tillë si bilancin e mbetur, dhe historinë e transaksionit në kohët të fundit.

Kredit kartelat e reja janë krijuar për të lejuar poseduesit e llogarisë bankare, për të mos pas nevojën e bartjes se pajisjes Token që gjenëron fjalëkalimet për qasje në llogaritë online.

Ende nuk është dhënë ndonjë informacion mbi disponueshmërinë e saj nga MasterCard. |ameble| [divider top=”0″]

Ketë vit 3.6 trillion $ shpenzime për IT-n

Ketë vit 3.6 trillion $ shpenzime për IT-n

by bmbi 0 Comments

Agjensia “Gartner” qe merret me këshilla dhe hulumtime në Teknologji ka njoftuar se kompanitë do të shpenzojnë mbi 3.6 trilion$ ketë vit në mbarë botën për produkte dhe shërbime nga fusha e teknologjisë informative(IT), e cila është në rritje për 3% në krahasim me shpenzimet e vitit të kaluar. Raporti thotë se tregu më i madh për IT-n do të vazhdoj të jetë ne shërbimet e telekomunikacionit, qe do të rritet në 1.7 trilion$ këtë vit deri ne 1.4% nga viti i kaluar. Më se shumti do të shpenzohen për teknologjinë e internetit dhe konsumin i elektronikës nga bizneset më ekonomitë në zhvillim. Shërbimi “Cloud computing“ gjithashtu do të jetë një nga fushat që do të marr një rritje të konsiderueshme, sipas Gartner. Shpenzimet ne ketë teknologji pritet të rritet në 109 miliard$, 19% me shumë. Kjo sasi pritet të dyfishohet deri në vitin 2016. |computerworld.com| [divider top=”0″]