LG ka njoftuar se do të lansoj një seri të re të televizioneve 4K Ultra HD në ngjarjen CES 2015 të muajit janar. Këto televizione të reja do të vijnë me teknologjinë e tyre të re quantum dot (QD). Quantum dot apo pikat kuantike janë nanokristale të bëra nga materiale gjysmëpërçuese që janë mjaftë të vogla për të shfaqur veti mekanike kuantike.

LG 4K Ultra HD

Sipas LG-së, kjo teknologji ofron ngjyra të përmirësuara krahasuar me TV-të e LCD-ve tradicionale, gjithashtu posedojnë përmirësime edhe në ndriçim. “Ngjyrat e gjalla si dhe teknologjia kuantike sjell TV-të LCD në një gjeneratë të re, kur është fjala për cilësinë e fotografisë,” ka thënë In-Kyu Lee, zëvendës president i lartë në kompaninë LG Electronics Home Entertainment.

Më shumë detaje rreth serisë së re të televisioneve Ultra HD të kësaj kompanie do të marrim në prezantimin zyrtar në CES 2015, që mbahet në mes të 6 dhe 9 janarit. /ameble