Tag Archives

2 Articles
Temple Run 2 gati për iOS, javën tjetër për Android

Temple Run 2 gati për iOS, javën tjetër për Android

Vazhdimi i lojës me lëvizje të papritura blockbuster e njohur si Temple Run është lansuar sot fillimisht në Zelandën e Re dhe do të vazhdoj kështu tregun edhe për vendet tjera. Kjo lojë është lansuar pa pagesë, siç ishte edhe versioni i parë.

Për momentin nuk ka asnjë informatë të versionit të ri Temple Run 2 për platformën Android, nga zhvilluesit e këtij aplikacioni flitet se versioni për Android do të vijë javën e ardhshme!

Demonstrimi i videos për këtë lojë është publikuar sot më herët nga grupi Imangi Studios, i cili ka zhvilluar lojën. Video me poshtë tregon pamje shumë më të ndryshme për lojën, duke përfshirë shumat masive të kurtheve, mënyra për t’ju shmangur vdekjeve si dhe shumë opsione tjera.

[youtube id=”Vu3paDJJLEw” width=”600″ height=”350″]

Megjithatë versioni original i Temple Run është ende në dispozicion për iOS dhe Android, ai ka versione të veçanta për smartphone dhe tableta sipas madhësisë se pajisjes. |ameble| [divider top=”0″]

Në ditën e Krishtlindjeve 2.5 milionë shkarkime të lojës Temple Run

Në ditën e Krishtlindjeve 2.5 milionë shkarkime të lojës Temple Run

Miliona burra, gra dhe fëmijë u zgjuan më 25 dhjetor për të gjetur një smartphone ose tabletë nën pemën e Krishtlindjeve të tyre. Pas hapjes së këtyre dhuratave, përdoruesit ishin shumë të shpejtë dhe të zjarrtë deri sa pajisjet e tyre të reja shkarkonin aplikacione më të njohura. Keith Shepherd, themelues i Studios Imangi, njoftoi të mërkurën se loja Temple Run kishte një vëmendje të paparë në ditën e Krishtlindjeve. Ekzekutivi zbuloi në faqen e tij në Twitter se loja Temple Run ishte shkarkuar më shumë se 1 milion herë në iOS, më shumë se 1 milion herë në Android dhe mbi 500.000 herë në AppStore Amazon gjatë periudhës 24-orëshe.

Në fillim të këtij viti loja Temple Run ishte në krye të aplikacioneve pa pagesë me mbi 40 milion shkarkime si dhe 7.000.000 përdorues aktiv ditorë. |ameble| [divider top=”0″]