Microsoft nuk kishte bërë shaka kur tha se tabletat me Windows 8 Pro do të kushtojnë më shumë se një ultra llaptop. Krijuesit e PC-ve, zakonisht nuk japin informacion mbi çmime të pajisjeve që ende nuk janë shfaqur në treg, por me sa duket për disa kompani kjo nuk paraqet ndonjë problem. Në një konferencë shtypi ku nikoqir ishte Lenovo ka njoftuar se çmimi për tabletin ThinkPad 2 është prej 799 $. Përveç sistemit operativ Windows 8 që do të ketë të instaluar ky tablet, në paket është bashkangjitur po ashtu edhe një tastierë për tablet. Ky tablet do të paraqitet në treg nga data 26 tetor, data kur edhe Windows 8 do të lansohet zyrtarisht. |ameble| [divider top=”0″]