Në ditët e sotshme kemi filluar të shohim muzikantë të shumtë që po hynë në biznesin e muzikës jo si artistë, por si njerëz të biznesit. Për shembull, Neil Young ka lansuar Pono Music Player, Dr.Dre posedon Beats Music (edhe pse tani është blerë nga Apple), kurse i fundit që është raportuar eshte reperi Jay Z që do të hyjë biznesit për muzikë streaming.

Sipas një raporti nga The New York Times (nëpërmjet AppleInsider), Jay Z ka bërë ofertë prej 56 milionë $ për kompaninë suedeze Aspiro. Përderisa kjo kompani nuk është shumë e njohur për dikë, kjo është kompania primare e shërbimeve për muzikë streaming në WiMP dhe Tidal, dy prej të cilave ofrojnë muzikë streaming më cilësi më të lartë në krahasim me konkurrencën.

Nuk është hera e parë që dëgjojmë se Jay Z është në interes të këtij biznesi, në janar thuhet se muzikanti ishte i interesuar në blerjen e kompanisë Tidal, por si duket interesimi paska qenë në shërbimin primar siç është Aspiro. Oferta është bërë nëpërmjet një kompanie për investime të quajtur Project Panther Bidco, ku edhe ka lëshuar një deklaratë që konfirmon blerjen.

“Janë përmbushur të gjitha kushtet për përfundimin e ofertës, dhe për këtë arsye oferta është shpallur pa kushte. Prandaj, Panther do të përfundojë blerjen e aksioneve të tenderuara në ofertë. “Për momentin është e paqartë se çfarë do të bëjë Jay Z me ketë kompani” /ameble