Tag Archives

9 Articles
Apple me 1000 vende të reja të punës në Irlandë

Apple me 1000 vende të reja të punës në Irlandë

Apple e cila qendrën e saj për Evropë e ka në Irlandë, ka njoftuar se do të shpall edhe 1000 vende të reja pune.

Lajmi është dhënë nga vetë krye-shefi i i Apple-it, Tim Cook në vizitën e tij të fundit në Irlandë. Me 1000 punëtor të ri Apple arrin numrin 6000 të punëtoreve atje.

https://twitter.com/EndaKennyTD/status/664381910727139328/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw

1000 vende pune do të ndahen në sektorë të ndryshëm, në shërbime të konsumatorëve, prodhim dhe financa. Kompania ka njoftuar gjithashtu për një partneritet të ri me Sustainable Energy Authority në Irlandë, për të hulumtuar teknologji të energjisë në det të hapur ku kompania do të investojë 1 milion euro. /ameble

Apple TV i ri lansohet javën e ardhshme

Apple TV i ri lansohet javën e ardhshme

Drejtor Ekzekutiv i Apple-it Tim Cook ka konfirmuar se Apple TV i ri do të lansohet javën e ardhshme, lajmi u bë i ditur në një intervistë të tij të fundit dhënë për The Wall Street Journal.

Apple TV mund të porositet nga e Hëna, 26 Tetor, gjithashtu shpërndarja tek klientët fillon javën e ardhshme.

Apple TV i ri

Apple TV vjen me një sërë karakteristikash të reja, një më kryesorja është aftësia e hapjes së aplikacioneve dhe lojërave, gjithashtu do të ketë Siri Remote që u mundëson të kontrolloni TV-në nëpërmes zërit.

Në shitje do të jenë dy versione, njëri me hapësirë për të dhëna 32GB që do të shitet për 149$ (ose 131€), tjetri me 64GB që do të shitet për 199$ (ose 175€). /ameble

Ja kush është Apple!

Ja kush është Apple!

Ngjarja e sotshme e Apple-it në San Francisko, nuk ishte e fokusuar vetëm në pajisje. Krye-shefi i Apple-it, Tim Cook, prezantimin e sotshëm e ka filluar me një njoftim të shpejtë për disa nga pajisjet dhe shërbimet e tyre të fundit, ku ka jap disa numra mahnitës.

Të gjithë e dimë që Apple është një kompani e madhe, por statistikat e dhëna sot janë vërtetë të mëdha edhe për vetë kompaninë.

Tim Cook Apple COE

Le të fillojmë me pajisjen e famshme iPhone-in. Apple sot ka thënë se ka shitur më shumë se 700 milionë prej tyre që prej lansimit të pajisjes së parë në 2007-tën. Në ketë shifër më së shumti kanë kontribuar smartphone-t e gjeneratës së fundit.

iPhone ishte smartphone-i numër një i shitur në botë, për tremujorin e kaluar. Apple ka parë rritje për 50% në shitjet e smartphone-ve në tremujorin e fundit, në krahasim me rritjen e industrisë me 25%.

Më tutje, Apple Pay është shërbimi më i madh që u paraqit vitin e kaluar në iPhone, duke u mundësuar njerëzve që të paguajnë nëpërmes smartphone-ve, në dyqane dhe vende tjera. Që nga fillimi, Apple Pay nga 6 partnerë bankar tani ka shkuar në më shumë se 2500. Numri i shitësve që pranojnë pagesa nga Apple Pay është trefishuar në 700.000.

Coca-Cola deri në fund të këtij viti po planifikon të ketë rreth 100.000 makina për shitje, që pritet të pranojnë pagesa nga Apple Pay. Aktualisht, 40.000 prej tyre posedojnë ketë mundësi.

Çdo markë e njohur e makinave është e angazhuar që në automobilat e tyre të fusin Apple CarPlay, së paku 40 modele të reja janë të planifikuara vetëm gjatë këtij viti.

Apple TV tani për tani ka 25 milionë përdorues. Dhe së fundmi Macbook i ri i prezantuar sot është laptopi me i hollë ndonjëherë me 13 milimetra, dhe është i lehtë vetëm 908 gram. Kjo është Apple! /ameble

Apple konfirmon blerjen e Beats për 3 miliardë $

Apple konfirmon blerjen e Beats për 3 miliardë $

Apple Beats marrveshjaDisa javë më parë kemi njoftuar së Apple dhe Beats janë në bisedime për të arritur një marrëveshje në blerjen e Beats. Tani Apple konfirmon zyrtarisht se kanë arritur marrëveshjen dhe do të bëjnë blerjen e Beats me çmim prej 3 miliardë dollarë.

Apple nuk ka përmendur atë se çfarë kanë në plan të bëjnë me ketë kompani, vetëm se ka konfirmuar blerjen e Beats Music, shërbimit për muzikë streaming dhe Beats Electronics.

Sipas krye-shefit të Apple-it, Tim Cook, “Muzika është një pjesë e rëndësishme në jetën tonë dhe brenda zemrave tona ka një rendësi të veçantë. Kjo është arsyeja pse ne investojmë në muzikë dhe pse kemi arritur t’i bëjmë bashkë këto ekipe të jashtëzakonshme. Kështu ne mund të vazhdojë për të krijuar produkte dhe shërbime të reja të muzikës në botë,” ka thënë ai.

Jimmy Iovine në anën tjetër ka shtuar duke thënë se Apple ishte vendi ku që i përkiste Beats. Ideja dhe frymëzimi kur kemi filluar kompaninë ishte nga aftësia e pakrahasueshme e Apple-it. Angazhimi i madh i Apple-it për fansat, muzikën, artistët, këngën dhe industrinë e muzikës është diçka speciale.”

Iovine ka pak lidhje me Apple-in dhe ka punuar me ta në të kaluarën për ata, ai ka ndihmuar në lançimin e iTunes-it dhe ka ndihmuar në marrëveshje me artistet si me grupin U2 e shumë të tjerë. Së bashku me Dr Dre, ata do t’i bashkohen kompanisë Apple, edhe pse rolet e tyre në kompani nuk janë treguar. Apple pret që marrëveshja të mbyllet deri në fund të vitit. /ameble

A do të kemi ketë vit një iPhone 6 me ndryshe?

A do të kemi ketë vit një iPhone 6 me ndryshe?

Apple sot ka filluar shitjen e modelit të tyre iPhone me operatorin China Mobile në Kinë, njëri ndër operatoret më të mëdhenj në botë, me më shumë se 760 milionë abonentë. Kompania Apple është përpjekur gjashtë vjet që të arrij një marrëveshje të tillë me China Mobile, marrëveshje kjo që është nënshkruar vetëm pak javë më parë.

Sipas Bloomberg edhe kryeshefi i Apple-it Tim Cook, ka marrë pjesë në lançimin e iPhone-it në Kinë, ku ka dhënë autograf në disa iPhone duke thënë se “sot është vetëm fillimi i China Mobile dhe Apple, që së bashku do të ofrojnë përvojën më të mirë në botë.”

Nga ana tjetër interesante e kësaj ngjarje është se Cook nuk ka mundur të ik nga Kina pa u pyetur për modelin e ardhshëm iPhone të këtij viti?

iPhone 6

Në pyetjen për planet e Apple-it lidhur me iPhone 6, Cook nuk ka konfirmuar asnjë nga thashethemet. Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se “gjëra të mëdha” janë në proces. “Ne kurrë nuk flasin për gjëra të ardhshme,” ka shtuar ai. “Ne jemi duke punuar në gjëra të mëdha, por që duam t’i mbajmë ato fshehtë, në mënyrë që kur t’i shihni do të jeni me shumë të lumtur.”

Kompania është thënë se, në plan për këtë vit ka disa modele të reja iPhone, me shumë raportohet se për herë të parë mund të prodhoj phablet me madhësi të ekranit deri në 6 inç. Në mënyrë të ngjashme, thuhet gjithashtu se Apple pritet të lansoj edhe një model më të madh iPad gjatë këtij viti, diku rreth 12.9 inç i referuar si “iPad Pro” sipas disa raporte. /ameble

Tim Cook u dërgon letër punonjësve për nder të 2 vjetorit të vdekjes së Steve Jobs-it

Tim Cook u dërgon letër punonjësve për nder të 2 vjetorit të vdekjes së Steve Jobs-it

Kryeshefi i tanishëm i Apple-it Tim Cook për përvjetorin e dytë të vdekjes së Steve Jobs-it u ka dërguar një letër punonjësve të Apple të premten.Kjo letër së pari eshte publikuar nga 9to5Mac.

Në të, Cook u ka kërkuar punonjësve për të reflektuar atë që Steve Jobs u ka ofruar botës dhe ta llogarisin atë si një “njeri mahnitës”.

Steve jobs

Letra me poshtë (në anglishtë) është ajo qe ka shkruar Cook për punonjësit e tyre:

Team – 

Tomorrow marks the second anniversary of Steve’s death. I hope everyone will reflect on what he meant to all of us and to the world. Steve was an amazing human being and left the world a better place.I think of him often and find enormous strength in memories of his friendship, vision and leadership. He left behind a company that only he could have built and his spirit will forever be the foundation of Apple. We will continue to honor his memory by dedicating ourselves to the work he loved so much. There is no higher tribute to his memory. I know that he would be proud of all of you. 

Best, 
Tim 

Steve Jobs vdiq më 5 tetor 2011 , pas një lufte të gjatë me kancer në pankreas. |ameble|

Apple në kërkim të kategorive të reja

Apple në kërkim të kategorive të reja

Udhëheqësi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook në një konferencë shtypi për investitorët ka konfirmuar se kompania është duke kërkuar për kategori të reja të produkteve, por ka refuzuar të japë hollësi. Gjatë konferencës, Cook tha: “natyrisht që ne jemi duke kërkuar kategori të reja, nuk bëjmë për to, por po kërkojmë ato” (Obviously we’re looking at new categories. We don’t about them, but we’re looking at them ).

Thashethemet kanë qarkulluar për vite se kompania Apple është në kërkim të hyrjes në tregun televiziv, gjithashtu sugjerimet se kompania është duke punuar në një ‘iWatch’ janë përhapur gjithnjë e më shumë muajt e fundit, gjithçka mbetet te shihet me vonë së çfarë ka dashur te thotë Cook me fjalën “jemi duke kërkuar kategori të reja”. |ameble| [divider top=”0″]

Apple ka paguar mbi 8 miliardë $ për zhvilluesit

Apple ka paguar mbi 8 miliardë $ për zhvilluesit

AppStore ka qenë një sukses i madh për kompaninë Apple, me miliarda aplikacione janë shkarkuar, kjo ka qenë sukses i madh edhe për zhvilluesit e aplikacioneve. Shefi ekzekutiv i Apple-it, Tim Cook ka njoftuar sot gjatë një konference në Goldman Sachs së Apple ka paguar më shumë se 8 miliard $ vetëm për zhvilluesit e aplikacioneve.

Në muajin Janar po të njejtit kishin njoftuar se dyqani online i tyre AppStore kishte arritur 40 miliardë shkarkime dhe në të njëjtën kohë është raportuar për 7 miliard $ që ka paguar për zhvilluesit.

Kjo do të thotë së për vetëm një muaj Apple ka paguar mbi 1 miliard $ amerikanë për zhvilluesit, dhe përderisa AppStore bëhet më i pasur me aplikacione atëherë pagesat për zhvilluesit pritet të rritet edhe me shumë gjatë pjesës tjetër të vitit. |ameble| [divider top=”0″]

Shefi i Apple Tim Cook kërkon falje

Shefi i Apple Tim Cook kërkon falje

Shefi Ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook dëshmoi edhe një herë se kompania nën udhëheqjen e tij di të pranoj gabimet. Ai u vlerësua shumë për të mirë nga analistët medial të teknologjisë informative kur Apple publikoi letrën e tij drejtuar konsumatorëve me anë të të cilës ai publikisht kërkoi falje për dështimin e Apple Maps. “Ne ndjejmë  keqardhje të madhe për frustrimin…” këto ishin disa nga fjalët e cekura nga Cook.

Gjithashtu në këtë letër ai nuk la pa përmend mundësinë për alternativa tjera për konsumatorët derisa sa Apple Maps të rregullohet, si alternativë ai propozoi të përdoren aplikacione si “Bing, MapQuest , Waze, apo përdorni hartat e  Google apo Nokia-as”. Kjo letër tashme është postuar edhe ne ueb faqen zyrtare të Apple.

|apple||ameble| [divider top=”0″]