Një produkt i ri është prezantuar në CES 2013 i quajtur TP-Link M5350. Kjo pajisje është e pajisur me bateri për 3G mobile Wi-Fi hotspot, e projektuar për të lidhur kompjuterin apo pajisje tjera në internet kur gjendeni në rrugë. Hotspot pa tela ka një bateri të brendshme ri-mbushëse që qëndron 7-10 orë.

Pajisja gjithashtu ka të integruar një slot kartë për SIM që përkrah lidhjet HSPA+ 3G mobile broadband. Ajo ofron shpejtësi shkarkimi deri në 21 Mbps kurse shpejtësi ngarkimi 5.7 Mbps dhe mund të përdoret gjithashtu si hapësirë për te dhëna të përbashkëta (shared storage). Kjo hapësirë vjen nëpërmjet një slote kartelë microSD që përkrah kartela deri në 32 GB dhe mundëson shpërndarjen e të dhëna në mes pajisjeve.

Çmimet dhe disponueshmëria ende nuk janë dhënë. |ameble| [divider top=”0″]