Tag Archives

29 Articles
Filmi “Hacker” i bazuar në histori të vërtetë lanson trailer-in

Filmi “Hacker” i bazuar në histori të vërtetë lanson trailer-in

Sony Pictures këtë javë ka publikuar trailer-in e filmit me të ri Hacker, i cili është i bazuar në një histori të vërtetë dhe pritet të jetë në dispozicion, për ta blerë në DVD dhe formatin digjital për shkarkim, nga data 4 prill 2017 e tutje.

Shihe me poshtë trailer-in për të kuptuar më mirë se çfarë pritet të shohim nga ky film, një histori e një hakeri emigrant ukrainas, emigrant ky që lëviz në Kanada dhe përfshihet në një organizatë kriminale online. /ameble

BBC lanson BBC Store

BBC lanson BBC Store

BBC ka lansuar shërbimin online të tyre BBC Store, ku mund të blihen dhe shkarkohen shfaqjet televizive. Ky shërbim posedon shumë shfaqje televizive klasike dhe gjithashtu disa nga më të fundit, duke përfshirë edhe Doctor Who, etj.

BBC Store

Çmimet për një episod të vetme fillojnë nga 1.89£ kurse seritë nga 7.99£, edhe pse kompania ka futur pako ku mund të blini shembull, të tri seritë e Sherlock-ut për 20.99£.

Gjatë blerjes mund të zgjidhni në kualitetin SD ose HD ku pastaj mund të shkarkohen në kompjuter, kurse sa i përket pajisjeve mobile si smartphone dhe tablet BBC ende nuk ka lansuar ndonjë aplikacion që mundëson shkarkimin e këtyre shfaqjeve televizive. Për më shumë detaje kliko këtu. /ameble

IPKO lanson pakot Super Duo me çmime të zbritura të internetit dhe TV digjital

IPKO lanson pakot Super Duo me çmime të zbritura të internetit dhe TV digjital

Duke filluar nga sot, dhjetëra mijëra familje kosovare do të mund të përfitojnë nga çmimet shumë më të përballueshme të pakove të internetit dhe TV digjital, të cilat në raste të veçanta janë ulur deri në 30 për qind.

IPKO Super DUO

SuperDUO është ofertë e re promovuese nga IPKO, e cila vjen me çmimet e zbritura të pakos DUO Familjare HD, DUO Premium, dhe DUO Premium HD, dhe ua mundëson përdoruesve të kalojnë nga DUO familjare në DUO Premium për më pak se 5 euro në muaj.

Me ofertën e re, çmimi i pakos DUO Familjare HD tani është 23,50 euro në muaj, DUO Premium vjen në 24.90 euro në muaj dhe DUO Premium HD tani është ofruar për 27.50 në muaj.

Çmimet e reja të zbritura do të zbatohen për të gjithë abonentët me kontratë prej 12 muajsh, por përdoruesit mund ta marrin pakon e tyre të zgjedhur edhe në baza mujore.

Oferta promovuese me çmimet e zbritura të pakove DUO ka një kohëzgjatje të kufizuar, dhe është pjesë e befasive të shumta, të cilat IPKO i ka përgatitur për përdoruesit e saj.

Përmirësimet e fundit në pakon Premium kanë parë një pasurim të konsiderueshëm me ofrimin edhe të Video On Demand, DigiGold, TVim, Catchup TV, dhe 7 kanalet e Discovery, pa asnjë pagesë shtesë për përdoruesit, të cilët tashmë kanë ekskluzivisht gjithë filmat e fundit, ngjarjet më të mëdha sportive, dokumentarët dhe kanalet e vendore dhe ndërkombëtare të lajmeve, duke përfshirë edhe kanalet në cilësinë HD.

Televizioni digjital IPKO mbetet oferta më tërheqëse për tregun e Kosovës, sa i përket fotografisë, zërit, numrit dhe cilësisë e kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, sinjalit, dhe risitë që sjell për të gjithë shikuesit.

Xiaomi lanson disa produkte të reja

Xiaomi lanson disa produkte të reja

Kompania Xiaomi ka festuar ditëlindjen e saj të pestë këtë javë, duke lansuar jo vetëm një por disa produkte të reja.

Smartphone i ri i quajtur Redmi 2a, posedon ekranin 4.7-inch 720p, baterinë 2.200mAh, procesorin 4-bërthamor Cortex A7, kamera e pasme 8-megapikselë, ajo frontale 2-megapikselë, 1GB RAM si dhe 8GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave. Ky smartphone kushton afërsisht 96$. Kompania gjithashtu ka njoftuar për një version tjetër me ngjyrë rozë të Mi Note, i cili kushton ​​400$ dhe i cili shitet me baterinë power brick.

Xiaomi ka lansuar edhe një TV 55-inç Mi TV, ku vjen me rezolucion 4K, me çmim rreth 806$ dhe posedon Bluetooth subwoofer dhe soundbar speaker. Ky model është i hollë ngjashëm si modeli i tyre i mëparshëm 49-inç më vetëm 15.2mm. /ameble

Shikoni kanalet tuaja të preferuara të viteve ’70, ‘80 dhe ’90

Shikoni kanalet tuaja të preferuara të viteve ’70, ‘80 dhe ’90

Shpesh herë gjatë jetës, kemi nostalgji për gjërat e ndryshme, sikurse muzika, sporti, filmat, serialet, etj., çofshin ato të fëmijërisë apo të periudhave të tjera të jetës.

Një ueb faqe e lezetshme e quajtur TV i imi të viteve shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, ka bërë një punë të mrekullueshme duke ofruar një laramani të kanaleve nga përudha të lartpërmendura me përmbajtje të ndryshme.

Në ballinën faqes shfaqet një televizor i kohës së vjetër, i cili në shikim të parë Ju kthen 20-30 vite mbrapa.

tv '80 1

Si funksionon kjo: Në anë e djathtë të televizorit janë të vendosura kategoritë e ndryshme,  sikurse, Filma vizatimorë, Filma, Muzika, Lajme, Speciale, Sporti, etj., ndërsa nën kategori është i vendosur telekomanda për ndërrimin e kanaleve, rritjen dhe zvogëlimit të zërit, etj. Tek televizori në pjesën e poshtme, janë të vendosura vitet, të cilat mund të përzgjedhin në mënyrë manuale.

Pra, së pari e startoni Televizorin, e bëni përzgjedhjen e kategorisë për të cilën jeni të interesuar, po supozojmë Muzika, pastaj, klikoni vitin për të cilin jeni të interesuar, po supozojmë 1996 dhe filloni të ndërroni kanalet deri sa të vini tek ai material që keni interesim.

Si duket, krijuesit e kësaj faqe, kanë arritur që të mbledhin të gjithë materialin e postuar në You Tube, të viteve ’70, ’80 dhe ‘90 duke i filtruar sipas kategorive të ndryshme në një databazë.

Për t’i parë kanalet e viteve të ’70 klikoni në ketë link: TV ’70

Për t’i parë kanalet e viteve të ’80 klikoni në ketë link: TV ’80

Për t’i parë kanalet e viteve të ’90 klikoni në ketë link: TV ’90

Shikim të këndshëm. /ameble

LG dhe Sony në CES 2015 pritet të prezantojnë TV me rezolucione 8K

LG dhe Sony në CES 2015 pritet të prezantojnë TV me rezolucione 8K

Consumer Electronics Show (CES) fillon javën e ardhshme, dhe sipas një raporti të fundit, të dy LG dhe Sony pritet të prezantojnë modele të reja të televizioneve 8K. Vitin e kaluar në ngjarjen CES 2014 kemi parë një sërë televizionesh të reja 4K, kurse tani të dy kompanitë pritet të lansojn ato edhe më të reja me rezolucion 8K.

LG 8K TVs

 

LG do të njoftoj për serinë e re Art Slim TV, për të cilat është thënë se dimensionet e tyre do të jenë midis 7.5 dhe 8.2mm të trashë dhe se do të vijnë në një varg të madhësive të ekranit duke përfshirë modelet 55-inç dhe 65-inç.

Me futjen e televizioneve të reja 8K, ne lirishtë mund të presim zbritjen e çmimeve për modelet 4K. Për çmimet si dhe karakteristikat e modeleve të reja pritet t’i shohim javën që vjen. /ameble

Versioni i ri i LG WebOS TV 2.0 vjen në CES 2015

Versioni i ri i LG WebOS TV 2.0 vjen në CES 2015

LG WebOSLG ka njoftuar se do të prezantoj platformën e tyre për televizione webOS TV 2.0 në ngjarjen CES 2015 të muajit Janar. Sipas LG-së softueri i ri është dizajnuar për të përmirësuar karakteristikat kryesore të webOS-it në pajisjet e tyre ekzistuese.

LG WebOS 2.0 do të vijë me një serë veçorish të reja, dhe kompania ka njoftuar se ka shitur në total prej 8 milionë pajisje me webOS të aktivizuar. Më shumë detaje rreth kësaj do të kemi në muajin Janar kur do të dal ky softuer zyrtarisht. /ameble

Televizionet LG me teknologjinë e pikave kuantike lansohen në CES 2015

Televizionet LG me teknologjinë e pikave kuantike lansohen në CES 2015

LG ka njoftuar se do të lansoj një seri të re të televizioneve 4K Ultra HD në ngjarjen CES 2015 të muajit janar. Këto televizione të reja do të vijnë me teknologjinë e tyre të re quantum dot (QD). Quantum dot apo pikat kuantike janë nanokristale të bëra nga materiale gjysmëpërçuese që janë mjaftë të vogla për të shfaqur veti mekanike kuantike.

LG 4K Ultra HD

Sipas LG-së, kjo teknologji ofron ngjyra të përmirësuara krahasuar me TV-të e LCD-ve tradicionale, gjithashtu posedojnë përmirësime edhe në ndriçim. “Ngjyrat e gjalla si dhe teknologjia kuantike sjell TV-të LCD në një gjeneratë të re, kur është fjala për cilësinë e fotografisë,” ka thënë In-Kyu Lee, zëvendës president i lartë në kompaninë LG Electronics Home Entertainment.

Më shumë detaje rreth serisë së re të televisioneve Ultra HD të kësaj kompanie do të marrim në prezantimin zyrtar në CES 2015, që mbahet në mes të 6 dhe 9 janarit. /ameble

Amazon njofton për Fire TV Stick

Amazon njofton për Fire TV Stick

Amazon fire-tv-stickAmazon sot në mëngjes ka bërë një njoftim të papritur duke lansuar kështu pajisjen Fire TV Stick, dhe kështu ka hyrë zyrtarisht në botën e mediave streaming.

Si duket Fire TV, e cila nga Amazon u prezantua në fillim të këtij viti, ka qenë sukses i kompanisë dhe për ketë arsye ajo tani po lanson pasardhësin e quajtur Fire TV Stick. Përderisa Fire TV padyshim ka pasur për qëllim të marr klientët e tillë nga Apple TV dhe Roku, Fire TV Stick është projektuar të bëhet konkurrent i drejtpërdrejt i Chromecast dhe Roku Streaming Stick.

Fire TV Stick vjen me procesor nga Broadcom, memorie interne 8GB, 1GB RAM, dual-band dhe dual-antenë Wi-Fi për 802.11 a/b/g/n, Bluetooth 3.0, dhe përkrah rezolucion nga 720p dhe 1080p në 60fps.

Fire TV Stick lidhet në portin HDMI në TV, dhe ofron qasje në filma, shfaqje televizive, muzikë, fotografi, aplikacione dhe lojra. Kjo përfshinë muzikë dhe video shërbimet e njohura si Netflix, Prime Instant Video, Hulu Plus, WatchESPN, NBA Game Time, Twitch, Showtime Anytime, Prime Music, Spotify, Pandora, Vevo, Plex, A&E, PBS, PBS KIDS, Watch Disney Channel, and YouTube

Para-porositë për ketë pajisje tashmë kanë filluar dhe pritet të shpërndahen nga 19 Nëntori. Çmimi i saj me pakicë do të jetë 39$. /ameble

LG lanson dy modele të TV 4K OLED

LG lanson dy modele të TV 4K OLED

LG ka njoftuar për nisjen e modelit të ri LG 4K OLED TV i cili do vije me dy madhësi të ndryshme të ekranit, modeli LG 77EG9700 i cili vjen me një ekran 77 inç dhe modeli LG 65EC9700 i cili vjen me një ekran 65 inç.

Të dyja këto modele të LG 4K OLED vijnë me një ekran të lakuar me rezolucion prej 3840 x 2160 pikselëve, për të cilat kompania tani më ka filluar të marrë para-porosi në Korenë e Jugut.

“Pajisjet TV me teknologjinë OLED brenda pak vitesh pritet të tejkalojnë në shitje pajisjet me teknologjinë LCD dhe asnjë kompani nuk është më mirë e përgatitur për këtë se sa kompania LG,” shtoi Kryeshefi i kompanisë.

LG nuk ka njoftuar për ndonjë çmim për modelet e reja të LG 4K OLED TV, por një gjë e tillë pritet të bëhet në IFA 2014 muajin e ardhshëm. /ameble

Philips lanson për Evropë televisionin e parë me Android

Philips lanson për Evropë televisionin e parë me Android

Philips 9809Philips ka njoftuar për serinë e tyre të re të televizioneve 4K ultra-HD 9000, të koduar si Philips 65PUS9809. Ky televizion me ekran 65-inç vjen me platformën Android të Google-it, duke ofruar qasje të plotë në Google Play Store, si dhe posedon platformën e vetë smart. Kombinimi i shërbimeve do të thotë që do të ketë qasje në aplikacione dhe lojëra të shumta, pa pasur nevojë për Set-Top Box të jashtëm.

Modeli 9809 posedon pamje mbresëlënëse me 4K UHD, dhe operon në teknologjinë “Perfect Pixel Ultra HD”, që përshtat pamjet digjitale në ekran në kohë reale dhe optimizon cilësinë e imazhit. Ky optimizim punon duke përdorur dy teknologji kryesore – Bright Pro dhe Micro Dimming Premium.

Nuk ka me shumë informata rreth specifikave, por Philips thotë se modeli 9809 me super-e
kranin e tij do të jenë në dispozicion nga çereku e tretë e këtij viti. /ameble

Lansohet Rikomagic MK902 Android Mini PC me karakteristika të larta

Lansohet Rikomagic MK902 Android Mini PC me karakteristika të larta

Nëse jeni duke kërkuar një pajisje Mini PC të re me Android, atëherë më siguri se ky do të ishte opsioni me i mirë dhe me i fundit. Rikomagic MK902 Android Mini PC është në dispozicion me para-porosi për rreth 90 £ (106 €).

Rikomagic MK902 është i pajisur me procesorë 4-bërthamor Rockchip RK3188 ARM Cortex-A9, 2GB RAM dhe vjen me dy opsione 8GB ose 16GB memorie e brendshme. Karakteristika të tjera të kësaj pajisje Mini përfshijnë 4 USB porta, një Ethernet jack, slotën microSD, portën HDMI, një dalje AV dhe vjen me versionin Android 4.2 Jelly Bean. Rikomagic MK902 gjithashtu përmban kamerën e integruar 5 megapikselë e cila e bënë ketë pajisje të përkryer për video konferenca duke përdorur aplikacionin Skype apo ndonjë tjetër.

Rikomagic MK9021

Për më shumë informacione rreth Rikomagic MK902 dhe për para-porositë mund ti gjeni tek uebfaqja e tyre Rikomagic. |ameble|