Western Digital ka bërë një risi të re në fushën e hard disqeve. Një variant i ri i njohur si disku magnetik është injektuar me Helium, i cili ofron më shumë hapësirë në disk. Këto disqe janë edhe më efikas për sa i përket konsumimit të energjisë dhe kanë jetë më të gjatë.

WD Ultrastar HE6

Disqet e mbyllur hermetikisht zakonisht janë të injektuara me ajër, por WD në ketë rast ka mbushur me elementin Helium. Ideja prapa këtij hapi është që Heliumi përmban një të shtatën e dendësisë së ajrit dhe rezultati është se siguron me pak rezistencë dhe ka më pak qarkullim të ajrit të cilat shkaktohen nga lëvizja e disqeve. Për shkak të këtyre, për shembull është e mundur që të vendosen më shumë pllaka të disqeve në një drive. Përfitime tjera shtesë që përfshijnë në ketë teknologji është zhurma e cila është e reduktuar dhe pajisja nxehet me pak. Ky lloj i disqeve përveç që është hermetikisht i mbyllur ata janë të papërshkueshëm nga uji dhe ofrojnë mundësi të reja për ftohjen e tyre, kryesisht kjo mund të ketë ndikim të madh në kabinete të server-ve.

Western Digital ka njoftuar sot për modelin e diskut të parë me Helium, i quajtur Ultrastar He6. Ky disk posedon kapacitet për ruajtje deri 6 TB dhe synon bizneset. Deri më tani është testuar nga HP, Huawei, Netflix dhe CERN. Ende është e paqartë se çfarë ka në plan Western Digital për tregun e konsumit? |ameble|