Tag Archives

2 Articles
Llogaria e OKB-së në Twitter ndjek 537 njerëz, duke përfshirë edhe një yll pornografik

Llogaria e OKB-së në Twitter ndjek 537 njerëz, duke përfshirë edhe një yll pornografik

Kombet e Bashkuara apo organizata e cila ka qenë dhe ende është prezent tek ne në Kosovë, nga ky moment që po shkruajmë në llogarinë e tyre Twitter posedojnë afër 1.5 milion përcjellës (followers) mirëpo ata ndjekin (following) 537 njerëz apo llogari tjera të Twitter-it. Shumica e tyre janë organizata ndërkombëtare apo politikanë ndër këto edhe Misionin i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), disa janë muzikantë, mirëpo ajo që ka rënë në sy është një llogari e një ylli pornografik.

Aktorja tani në moshë të mesme e njohur si Penelope Black Diamond (shih pamjen e më poshtme), është një yll pornografik gjermane e cila bën tweets nën nofkën @BigBustyStar.

UN-twitter-busty

31 vjeçarja ka qenë në ketë biznes që nga viti 2003, dhe ka grumbulluar më shumë se 1000 përcjellës në Twitter. Kjo është vërejtur fillimisht nga një anëtar i një forumi të quajtur FreeRepublic.

Këtu vlen të theksohet se nuk është vetëm kjo si e njohur në listën e OKB-së që përcjellët në Twitter, aty është edhe Shakira, Ricky Martin e disa tjerë, por kjo ka tërhequr vëmendjen e disa mediumeve marr parasysh rolin e OKB-së. Ende nuk ka asnjë përgjigje apo intervenim nga ana e OKB-së për sa i përket kësaj. |ameble|

SHBA-të nuk pajtohen qe interneti të kontrollohet nga OKB-ja

SHBA-të nuk pajtohen qe interneti të kontrollohet nga OKB-ja

OKB-ja ka vendosur të bëjë një rishikim mbi rregullat që qeverisin internetin, mirëpo Google thotë se OKB-ja është vendi i gabuar për të marrë vendime që ndikojnë në të ardhmen e internetit. E për ketë arsye OKB ka caktuar një takim me Komunitetin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (International Telecommunication Union, ITU) në datat prej 3 deri 14 Dhjetor. Ky takim me ITU vjen sipas një reagimi në rritje mbi lirinë e internetit. ITU do të jetë organizatore e konferencës botërore, më planet për të rinovuar rregullat globale të telekomit qe mbahet për herë të parë që nga viti 1988.

Me sa duket, disa vende këtë e shohin si një shans te mirë për të ngritur rregulla të reja që rregullojnë internetin. Problemi për zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, deputetë të tjerë, si dhe aktivistë në të gjithë botën është se, propozimet nga vende të njohura për mbytjen dhe lirinë e lirë të fjalës në internet mund të jap vetëm OKB-ja dhe luaj një rol më të madh në rregullat e internetit në nivel global. Në mënyrë të veçantë, SHBA-të dhe të tjerët kanë probleme me ketë propozim të ofruar nga Kina, Rusia, dhe disa vende tjera. Edhe Parlamenti Europian kundershton ketë nismë.

Shembull, problemi i kompanisë Google me rregulla të OKB-së që do qeverisin në internet është se deri me tani vetëm zëri i qeverisë se tyre është dëgjuar në OKB për çfarëdo qe është vendosur. Google gjithashtu thekson se disa prej qeverive që do të dëgjohen gjatë bërjes se rregullave nuk i mbështesin bisedimet për një internet të lirë dhe të hapur. Sipas Google, disa nga ndryshimet e propozuara në OKB mund të rrisin dhe mund të kërcënojë censurën. Ndryshimet e propozuara do të kërkojnë qe faqet e internetit të tilla si YouTube, Facebook, Skype duhet të paguajnë para ekstra qe njerëzit jashtë kufijve te kenë qasje në këto uebfaqe.

Propozimi i paraqitur nga Rusia do të reduktojë ndjeshëm gjithashtu rolin e kompanisë së internetit qe cakton Domain-at dhe e cila aktualisht menaxhon sistemin global të adresave në internet, duke e zëvendësuar atë me më shumë kontroll nga ana e OKB-së. Për me shumë mbetet të shihet se çka konkretisht do të vendoset ditët e ardhme nga ky takim i gjatë. |ameble| [divider top=”0″]