Tag Archives

2 Articles
Verizon pritet të blej Yahoo-në për 5 miliard dollarë

Verizon pritet të blej Yahoo-në për 5 miliard dollarë

Si duket Verizon Wireless do të jetë pronar i ri i kompanisë Yahoo, marrëveshja mes dy kompanive pritet të zyrtarizohet sot.

Yahoo Verizon

Sipas një raporti të fundit, Yahoo u ka thënë kompanive tjera të cilat ishin në interesim për blerje se Verizon e ka fituar marrëveshjen.

Verizon si duket do të paguajë 5 miliardë dollarë për blerjen e Yahoo-së, kjo normal që duhet të miratohet nga rregullatorët dhe të aksionarët e kompanisë.

Ende nuk është e qartë për kushtet e marrëveshjes në mes të dy kompanive, se a do të përfshihen të gjitha asetet e Yahoo-së apo jo!

Të gjitha detajet rreth marrveshjes së shit-blerjes pritet të bëhen publike sot në mes të dy kompanive. Krye-shefja e Yahoo-së Marissa Mayer nuk pritet të qëndrojë në kompani, pas kësaj marrëveshje. /ameble

Nokia Lumia 928, reklamohet para lansimit

Nokia Lumia 928, reklamohet para lansimit

Nokia Lumia 928, i cili pritet të jetë një smartphone ekskluziv për Verizon Wireless, gjatë dy javëve të shkuara është përfolur shumë. Ai pritet të ketë përmirësime krahasuar me Lumia 920. Ky model i ri pritet të jetë pak më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i tij. Një billboard për këtë smartphone të veçantë është publikuar nga “mynokiablog” këto ditë, edhe pse vërtetësia e reklamës nuk është konfirmuar.

Nokia Lumia 928 billboard

Nga kompania Nokia janë dërguar ftesa se do të mbaj një ngjarje më datë 14 Maj në Londër, aty pritet të njoftojnë për një smartphone Lumia, me herët është përfolur se do të jetë apo quhet Nokia EOS apo edhe Lumia 928. Pajisja në këtë billboard është shumë e ngjashëm me atë që është përfolur për Lumia 928. Të gjitha këto thashetheme mbeten të zbulohen me datë 14 Maj. |ameble|