Tag Archives

15 Articles
Video Praktike dhe Shpaketim: Nokia X2 Dual SIM

Video Praktike dhe Shpaketim: Nokia X2 Dual SIM

Microsoft smartphone-in Nokia X2 Dual SIM e kishte lansuar vitin e kaluar, në kohën kur ende ishte bashkë me kompaninë Nokia. Arsyeja pse kemi zgjedhur ta prezantojmë ketë smartphone është sepse posedon platformën Android, gjithashtu vjen me një pamje të bukur dhe shitet me çmim të ulët.

[youtube id=”IWN1fEcPXTM” width=”600″ height=”350″]

Nokia X2 Dual SIM posedon ekranin WVGA 4.3-inç, është i pajisur me procesorin 2-bërthamor Snapdragon 200 1.2 GHz dhe vjen me ndërfaqen Nokia X software 2.0 i bazuar në platformën Android 4.3 (Jelly Bean). Ky smartphone përmban kamerën e pasme 5-megapikselë me LED flash dhe incizon me kualitet 720p si dhe kamerën frontale 0.3-megapikselë për selfie.

Përparësia e tij është se posedon mundësin për dy SIM kartela, ngjashëm si në modelin e mëparshëm Nokia X, 1GB RAM, hapësirën e brendshme për të dhëna 4GB me mundësi zgjerimi deri 32GB. Në pjesën frontale i ka dy butona Home dhe butonin për tu kthyer mbrapa. Është smartphone i parë Nokia që posedon funksionin për hapje më dy trokitje të lehta (double tap).

Nga ana softuerike vjen me disa aplikacione të para-instaluara si Maps HERE dhe MixRadio. Gjithashtu mund të shkarkoni aplikacione të Android-it nëpërmes Nokia Store. Fuqia e baterisë së këtij smartphone është 1800mAh.

Nokia X2 Dual SIM vjen në ngjyrë jeshile me shkëlqim, portokalli, i zi, i verdhë me shkëlqim, bardhë dhe i hirit i errët. Çmim i këtij smartphone-i në vendin tonë është ndër 100€. /ameble

Video Praktike: Maxell 2800mAh Rechargeable Power Bank

Video Praktike: Maxell 2800mAh Rechargeable Power Bank

Maxell si kompani gjithmonë ka qenë e para në pajisje të vogla Gadgets që janë të nevojshme, për të cilat shumë nga ne posedojmë diçka të tillë në shtëpitë tona. Vitin e kaluar, ata kanë lansuar disa modele për ri-mbushjen e baterive të pajisjet mobile (në mënyrë portative), të quajtur si seria Power Bank. Kjo seri vjen në tri madhësi, 1700mAh, 2800 mAh, dhe 5200mAH.

Power Bank 1700 mAh është projektuar për përdorues me pajisje të vetme që ofron mbushjen e baterisë së një iPhone-i deri në 70%. Më peshë vetëm 55g, ky model mund të futet në çdo xhep të pantallonave apo edhe në çantë dore.

Modeli i dytë 2800 mAh për të cilin edhe kemi bërë videon praktike (shih më poshtë) ofron më shumë energji, peshon 95g dhe mundëson mbushjen e baterisë së çfarëdo pajisje mobile që posedoni. Gjithashtu përmban dritën LED që ju tregon se sa posedon bateri në të.

[youtube id=”kJ2qKDvVGfI” width=”600″ height=”350″]

Kurse Maxell Power Bank 5200, posedon 2 porte USB për të mbushur dy pajisje në të njëjtën kohë, ofron dalje edhe me të fuqishme se modelet e sipërme dhe mund të shërbej edhe për ri-mbushjen e baterisë së një tableti.

Këto ri-mbushje për bateri, shumë lehtë mund t’i gjeni në të gjitha dyqanet MEGA në Prishtinë si dhe kontaktuar ne nëpërmes formës së kontaktit. /ameble

Video Praktike: Minecraft shet 14 milionë kopje për PC

Video Praktike: Minecraft shet 14 milionë kopje për PC

Minecraft po fiton dhe po bëhet shumë e popullarizuar. Janë bërë gati pesë vjet që kur zhvilluesit kishin lansuar ketë lojë në publikë dhe që nga ajo ditë kjo lojë mbetet ende një ndër lojërat më të mira. Grupi Mojang ende vazhdon të përkrah ketë lojë për përditësime të rregullta dhe për ketë arsye rritet nga dita në ditë.

Tani, versioni për PC i kësaj loje ka shitur më shumë se 14 milionë kopje, ketë e ka bërë publike nëpërmes Twitter-it njëri nga zhvilluesit e kësaj loje Markus (@notch).

Kjo lojë luhet gjithashtu në PlayStation 3, Xbox 360, platformat mobile dhe shumë shpejt do të vijë edhe në PlayStation 4 dhe Xbox One.

Se si luhet dhe çfarë posedon kjo lojë ne kemi bërë një video praktike nëpërmes tabletit, të cilën mund t’a shikoni më poshtë:

[youtube id=”5HblPnB5QcQ” width=”600″ height=”350″]

Video praktike: Sony PlayStation 4

Video praktike: Sony PlayStation 4

Javë më parë, vetëm në SHBA dhe Kanada Sony kishte lansuar gjeneratën e re të konsoles për lojëra PlayStation 4, e cila nga data e lansmit brenda 24 orëve kishte arritur të shes mbi 1 milion konsola.

Duke i falënderuar kompanisë MEGA Electronics nga Prishtina e cila si gjithnjë i sjell e para pajisjet më të reja, kemi arritur të bëjmë videon praktike të Sony PlayStation 4, duke e prezantuar dizajnin e konsoles, kontrollorin si dhe njëkohësisht kemi bërë edhe konfigurimi fillestar të konsoles. Pra, për dallim nga modelet e mëhershme, modeli i ri PS4 së pari duhet të konfigurohet nëpërmjet internetit duke e bërë përditësimin e softuerit. Të gjitha të lartë përmendura, janë të demonstruara në videon e më poshtme.

Siç edhe është paralajmëruar më herët, PlayStation 4 ka specifika mbresëlënëse si në vijim:

  • Memoria e sistemit: 8 GB
  • Video memoria: 2.2 GB
  • Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama)
  • Portat: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
  • Drive disku: Blu-Ray
  • HDD: 160 GB
  • Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale.


Për të gjithë të interesuarit për modelin e ri Sony PlayStation 4, kontaktoni MEGA Electronics nga Prishtina.|ameble|

Video praktike: Amazon Kindle Fire HD

Video praktike: Amazon Kindle Fire HD

Teknologjia HD është futur edhe tek pajisjet Kindle Fire nga Amazon. Tableti i parë HD nga Amazon është emëruar me po të njëjtin emër HD, që natyrisht posedon ekran me rezolucion të lartë siç kanë edhe tabletët e tij rival me platformën Android që gjenden në treg.

Kindle Fire HD 7 inç që posedojmë ne dhe kemi bërë shpaketimin dhe videon praktike të tij, posedon ekranin me rezolucion 1280 x 800 dhe hyn në rang me tabletin Google Nexus 7. Kindle Fire HD është një tablet që u lansua vitin e kaluar në muajin Shtator, mirëpo kjo çfarë kemi bërë ju ofron një pamje me afër se si dhe çfarë posedon ky tablet në brendësi, bashkë me të kemi paraqitur edhe çantën e cila është e dizajnuar për ketë model si dhe foljen mbrojtëse të ekranit:

[youtube id=”h-9MJN-DaRM” width=”600″ height=”350″]

Karakteristikat e plota të tij i kemi paraqitur me poshtë si dhe mund ti gjeni tek moduli krahasime, gjithashtu mund të bëni krahasimin me modelet tani më të reja të kompanisë Amazon siç janë: Kindle Fire HD (2013), Kindle Fire HDX dhe Kindle Fire HDX 8.9 inç:

Data e prezantimit Shtator 2012
DIZAJNI
Sistemi Operativ Android (4.0)
Dimensionet 193 x 137 x 10.3 mm
Pesha 395 g
EKRANI
Madhësia (inç) 7.0
Rezolucioni (pikselë) 1280 x 800
Densiteti (ppi) 216
Teknologjia IPS LCD
Touchscreen (me prekje) Po, Multi-touch
Grafika PowerVR SGX540 @ 384 MHz
HARDUER
Lloji i procesorit TI OMAP 4460
Procesori 4-bërthamor, 1.2 GHz, ARM Cortex-A9
RAM 1 GB
Hapësira e brendshme 16 GB ose 32Gb
Mundësia për SD-kartë Jo
KAMERA
Kamera frontale 1.3 Megapikselë
Kamera e pasme Jo
Video Jo
LIDHJET
SIM Jo
HDMI Micro HDMI (D)
Bluetooth Po
Wi-Fi 802.11 b, g, n, n 5GHz
USB USB 2.0
Pozicionimi / Navigacioni Wi-Fi positioning / Jo
BATERIA
Kapaciteti 1530 mAh
Jeta e baterisë Deri në 11 orë

Video praktike: Sony Xperia Z

Video praktike: Sony Xperia Z

Ishte ngjarja CES 2013 kur kompania Sony kishte prezantuar modelin e ri të serisë së tyre Xperia Z. Smartphone-i Sony Xperia Z me specifika harduerike të larta, me një dizajn të thjeshtë dhe elegant ka arritur që të hyj në rangun pothuajse të  njëjtë me top smartphone-t e kompanive të tjera, si Samsung, Apple, HTC, etj. të cilat pretendojnë së janë pa-konkurrent në treg.

Për modelin Xperia Z, kemi bërë një videon praktike si dhe në modulin krahasime kemi paraqitur të gjitha karakteristikat harduerike dhe softuerike të tij. Ky smartphone përveç specifikave të larta është edhe rezistent ndaj ujit.

Pas këtij modeli, Sony ka lansuar edhe dy modele tjera si Sony Xperia Z Ultra dhe ai i fundit Sony Xperia Z1.

[youtube id=”k9AoP3Jtf9Q” width=”600″ height=”350″]

Data e prezantimit Janar 2013
DIZAJNI
Sistemi Operativ Android (4.2.2) Jelly Bean
Dimensionet 139 x 71 x 7.9 mm
Pesha 146 g
Ngjyra Bardhë, zezë, vjollce
EKRANI
Madhësia (inç) 5.0
Rezolucioni (pikselë) 1080 x 1920
Densiteti (ppi) 443
Teknologjia TFT
Touchscreen (me prekje) Po, kapacitiv, multi-touch
HARDUER
Lloji i procesorit Qualcomm Snapdragon S4 Pro APQ8064
Procesori 4-bërthamor 1.5 GHz Krait 300
RAM (GB) 2 GB
Hapësira e brendshme 16 GB
Mundësia për SD-kartë Po (deri 64 GB)
KAMERA
Kamera frontale 2.2 megapikëselë
Kamera e pasme 13.1 megapikëselë
Flash LED
Video incizimi 1920×1080 (1080p HD)
LIDHJET
SIM Micro-SIM
Teknologjia e komunikimit LTE Cat3 Downlink 100 Mbit/s, LTE Cat3/4 Uplink 50 Mbit/s, HSDPA+ (4G) 42.2 Mbit/s, HSUPA 5.76 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS
Bluetooth 4.0
Wi-Fi 802.11 a, b, g, n, n 5GHz
USB USB 2.0
HDMI Po, nëpërmes microUSB
Radio Po
Konektori i kufjeve 3.5mm
Konektori i mbushësit microUSB
Pozicionimi/Navigacion GPS, A-GPS, Glonass / Po
BATERIA
Kapaciteti 2330 mAh
Lloji i baterisë Li-Ion
Çmontuese Jo

Video Praktike: Apple iOS 7

Video Praktike: Apple iOS 7

Sistemi i ri operativ për iPhone është përditësimi iOS 7 që duket të jetë më stabil që nga historia e softuerit iOS. Apple përveç që ka shtuar karakteristika të reja aty ka edhe funksione ekstra, ajo ka ndryshuar rrënjësisht pamjen e sistemit operativ gjashtë-vjeçar. Lirishtë mund të themi se Apple, suksesin me iOS e ka arritur për arsye të thjeshtësisë në pamje, i lehtë për sy si dhe për përdorim.

Versioni i ri: Dallimi më i dukshëm në iOS 7 është dizajni. Ikonat e aplikacioneve janë thelbësore ato tani duken si të vërteta në jetë reale. Janë shumë më moderne, të strukturuara ndryshe me një estetikë digjitale. Fonti gjithashtu është me i thjeshtë. Ndër tipare të reja gjithashtu përfshihet qendra e kontrollit (Control center), e cila u mundëson përdoruesve të hynë në parametrat e smartphone-it duke e shtyrë atë nga poshtë e lart ekranit, Air drop një mënyrë e shpejtë për të shpërndarë përmbajtje tek përdoruesit e iOS-it dhe opsioni multitasking.

Të gjitha këto dhe ndryshime tjera tek iOS 7 mund ti shihni në videon e përgatitur me poshtë:

[youtube id=”Qq5xLeFSOuM” width=”600″ height=”350″]

Video Praktike: HTC One

Video Praktike: HTC One

HTC One që është prezantuar në muajin Shkurt të këtij viti, është një smartphone me platformën Android që synon të ndryshoj dinamikën e kompanisë tajvaneze HTC me pretendimin se janë ende të pathyeshëm dhe më kreativ se kurrë më parë.

Për ta bërë këtë, HTC ka bërë një përmirësim në katër fusha të mëdha duke përfshirë cilësinë e kamerës me një aparat të ri BSI me stabilizim optik të fotografisë dhe të teknologjisë UltraPixel, me një dizajn nga alumini i bërë në mënyrë të përkryer dhe tejet tërheqës, me ndërfaqen e përdoruesit HTC Sense të thjeshtuar, si dhe integrimi i spikerëve stereo nga teknologjia BeatsAudio.

Disa nga karakteristikat kryesore të HTC One janë ekrani i plotë me definicion të lartë 1080p, 4.7 inç Super LCD3 i mbrojtur nga Corning Gorilla Glass 2, procesori i fuqishëm 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 600 1.7 GHz Krait 300, 2 GB RAM si dhe ahpësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave 32 ose  64 GB.

Për të parë se për çfarë pajisje bëhet fjalë, shikojeni videon e më poshtme ku kemi bërë videon praktike të tij. |ameble|

[youtube id=”BLxnaZOHyV4″ width=”600″ height=”350″]

Video Praktike: Microsoft Surface

Video Praktike: Microsoft Surface

Tableti Microsoft Surface ka bërë debutimin i tij në Tetor të vitit 2012. Video dhe fotot që kemi paraqitur më poshtë janë pikërishtë për ketë model si dhe në pika të shkurtëra kemi folur për sistemin operativ që posedon.

Tableti Microsoft Surface përmbanë ekranin me prekje ClearType HD 10.6 inç, procesorin 4-bërthamor NVIDIA Tegra 3 dhe hapësirën e brendshme për të dhëna 32GB.

[youtube id=”AJ3Wzzeyxe0″ width=”600″ height=”350″]

Karakteristikat tjera në tabletin Surface me Windows RT përfshijnë portën USB 2.0, një slot për kartelën microSDXC, portën HD video out, dy kamera (të pasmen dhe atë frontale) me 720p, Wi-Fi (802.11a/b/g/n), Bluetooth 4.0, sensorët (Ambient light sensor, Accelerometer, Gyroscope dhe Compass). Bashkë me pajisjen vijnë mbushësi dhe tastiera.

Video Praktike: Samsung Galaxy S4

Video Praktike: Samsung Galaxy S4

Javën e kaluar kemi bërë shpaketimin e pajisjes Samsung Galaxy S4 dhe kemi treguar se çfarë vjen në paketimin e tij.

Ndërsa sot, në videon e më poshtme kemi bërë një video praktike të smartphone-it në fjalë, me ç’rast kemi demonstruar disa mundësi si dhe funksione që ofron ky smartphone. |ameble|

[youtube id=”gXiSnBK-Tn0″ width=”600″ height=”350″]

Video Praktike: Maxell AIR Voltage Wireless QI

Video Praktike: Maxell AIR Voltage Wireless QI

Video Shpaketim: Maxell AIR Voltage Wireless QI

Më siguri se keni dëgjuar për teknologjinë e mbushjes se smartphone-it pa tela, ndoshta edhe ju posedoni një smartphone të tillë, si Nokia Lumia 920, Nexus 4 apo HTC 8X, mirëpo nuk keni pasur mbushësin pa tela, sepse zakonisht nuk vjen me pajisje smartphone.

Duke ju falënderuar shitorës Mega ky mbushës (Wireless Ped) tani gjendet edhe në Kosovë. Ne kemi bërë shpaketimin e “Ped-it”, si dhe kemi shpjeguar se si funksionon mbushja pa tela duke përdorë smartphone-in Nokia Lumia 920.

[youtube id=”hv9HCRodjMA” width=”600″ height=”350″]

Video Praktike: Maxell AIR Voltage Wireless QI adapter për iPhone 4

Çka nëse nuk keni një smartphone të tillë që mbushet pa tela? Maxell ka menduar edhe për ketë, duke ofruar kështu edhe adapterin qe i mundëson smartphone-ve mbushjen e baterisë pa tela, duke përdorur standardin QI. Për test ne kemi provuar mbushësin pa tela me smartphone-in iPhone 4.

Adapteri ka formën e gomës mbrojtëse të smartphone-it, që e mbron pajisjen nga goditjet dhe në të njëjtën kohë i mundëson mbushjen e baterisë pa tela.

Ne vijim keni mundësi të shikoni konkretisht se si funksionon kjo teknologji. |ameble|

[youtube id=”cWeWNouTt5s” width=”600″ height=”350″]

Këtë pajisje mund ta gjeni në: mega logo

Video Praktike: Tableti Toshiba AT300

Video Praktike: Tableti Toshiba AT300

Me një procesor të fuqishëm 4-bërthamor, tableti Toshiba AT300 ka gjithçka që ju nevojitet nga një pajisje e tillë. Toshiba AT300 është një tablet që sjellë në duart tuaja argëtim, shfletim në ueb, lojëra dhe shumë gjëra tjera. Ky tablet është i fuqishëm, i bukur në pamje, funksional dhe me stil.

Për të parë nga afër të gjitha këto dhe karakteristikat e tij, ne kemi bërë një video praktike që është paraqitur më poshtë: [youtube id=”y77GSboiue4″ width=”600″ height=”350″]

Specifika të plota të tabletit Toshiba AT300 janë:

  • Sistemi Operativ – Android 4.0 Ice Cream Sandwich
  • Ekrani – 10.1 inç (diagonalja), më rezolucion 1280 x 800 (149 ppi) i mbuluar me Corning Gorilla Glass
  • Procesori – 1.3 GHz, 4-bërthamor NVIDIA Tegra 3
  • Hapësira e brendshme e diskut  – 16GB ose 32GB me mundësi të rritjes nëpërmjet kartelës SD deri në 64 GB
  • Memoria – 1 GB
  • Kamera – 5 Megapikselë e pasme, dhe ajo frontale 2 Megapikselë
  • Masat – 260.6 x 178.9 x 8.95 mm
  • Pesha – 590 g
  • Lidhjet: Micro USB, Mico HDMI porta
  • WiFi – 802.11 b, g, n
  • Bateria –  në stand by deri në 7 ditë ose 168 orë |ameble|