Tag Archives

5 Articles
A u mbijeton LG G6 torturave testuese?

A u mbijeton LG G6 torturave testuese?

LG G6 i cili sapo ka filluar me shitjet është përballur me tortura te ndryshme testuese.

Në videon e më poshtme smartphone-i i ri LG G6 është testuar nga gërvishjet, sa është i thyeshëm, madje i është bërë edhe testi i djegies, kësaj radhe nga JerryRigEverything.

Pra siç po shihni nga video LG G6 duket të jetë mjaft të qëndrueshme pas gjithë këtyre testeve, duke përfshirë edhe testin e thyerjes (lakimit).

Për t’ju ri-kujtuar LG G6 vjen me ekran 5.7-inç me rezolucion 2880×1440 pikselë dhe ratio 18:9.

Procesori i tij është Qualcomm Snapdragon 821, 4GB RAM dhe mundësinë për të zgjedhur me 32GB ose 64GB hapësirë, plus posedon sloten për kartela microSD.

Ai gjithashtu vjen me kamerën frontale për selfie 5 megapikselë kurse atë të pasmen për video të dyfishtë 13 megapikselë. /ameble

Ricoh lanson video kamerën e re 360-shkallë “Theta M15”

Ricoh lanson video kamerën e re 360-shkallë “Theta M15”

Sot ekzistojnë kamera të shumta që kanë mundësinë e fotografimit dhe incizimit të videove në lëvizje, por nëse kërkoni një të vogël e cila përshtatet për xhep, me siguri se mund t’ju interesoj Theta M15 e cila së fundmi është lansuar nga Ricoh. Çfarë e bën këtë kamerë të ndryshme nga kamerat e tjera është se kjo është e vogël dhe e hollë.

Posedon një koncept interesant që ndoshta mund të jetë e preferueshme për një grup përdoruesish. Theta M15 vjen me memorie internet 4GB, ISO range 100-1600 për foto, kurse 100-400 për video dhe shpejtësi e shkrepjes 1/8000 për sekondë. Posedon mundësinë e incizimit të videove në 360-shkallë.

Ricoh Theta M15 në shitje do të dal nga 14 Nëntori fillimisht në Japoni dhe në Angli, dhe çmimi i saj do të jetë rreth 435$, që do të thotë se është pak e shtrenjtë për karakteristikat që ka. Nuk janë dhënë detaje për disponueshmerinë e saj në vendet tjera. /ameble

Samsung përdoruesit e iPhone-it i quan “përqafues të mureve”

Samsung përdoruesit e iPhone-it i quan “përqafues të mureve”

Samsung është kthyer me traditën e vjetër të saj, në përpjekje për të rritur shitjet e saj të smartphone-it të ri Galaxy S5. Kompania ka publikuar një video të re ku përdoruesit e iPhone-it i quan përqafues të mureve (Wall huggers).

Samsung me ketë reklamë thjesht paraqet atë se si përdoruesit e iPhone-it duhet të kyçin smartphone-at e tyre në rrymë shumë shpesh, në rast se dëshirojnë ti përdorin, dhe më ketë pretendon se jeta e baterisë në Galaxy S5 është më e mirë:

https://www.youtube.com/watch?v=mzMUTrTYD9s

Samsung Galaxy S5 vërtet si model posedon baterinë e fuqishme, por në ketë rast kompania reklamën do të ishte më mirë ta bënte kundrejt rivaleve kryesor të këtij viti për smartphone, siç janë HTC One M8 dhe LG G3 dhe jo me modelin iPhone i cili është i vitit të kaluar.

Apple modelin e ri të iPhone-it pritet të lansoj gjatë këtij viti, dhe pa dyshim se Samsung do duhet që reklama të këtij lloji të bëj pas lansimit të modelit të ri iPhone 6.

Strategjia e marketingut nga Samsung në të kaluarën ka ecur mirë për kompaninë, edhe pse në ketë rast kjo kompani nuk duhet të shqetësohet shumë vetëm nga Apple, ajo duhet të merret më shumë me konkurrentet serioz të Galaxy S5 siç janë LG G3 dhe HTC One M8.

Sido që të jetë, modeli i fundit i Samsung-it nuk duket që ka pasur atë suksesin e madh siç ka pretenduar kompania, dhe për ketë arsye si duket kompania po merret me reklama të tilla. /ameble

Publikohet video e re që prezanton PlayStation 4

Publikohet video e re që prezanton PlayStation 4

Sony ka publikuar një video të re për konsolën e tyre të re PlayStation 4, që tregon disa nga tiparet e reja që do të jenë në dispozicion me pajisjen, duke përfshirë edhe ndërfaqen e re për përdoruesit e saj dhe opsionin për shpërndarje (sharing) në rrjete sociale. [youtube id=”7s32Q7MxvH0″ width=”600″ height=”350″]

Sony PlayStation 4 është paraqitur si një pajisje me përformanca mjaft të mira të mundësuara nga procesor  8 bërthamor X86 AMD Jaguar, 8 GB RAM GDDR 5, Wi-Fi 802.11n , Bluetooth 2.1, USB 3.0, dalje HDMI dhe një port optike. |ameble|

Video Praktike: Nokia Lumia 920

Video Praktike: Nokia Lumia 920

Lumia 920 është përfaqësuesi kryesor i Nokia-s në betejën për tregun e smartphone-ve. Lumia 920 është një smartphone me Windows Phone 8, ka një dizajn atraktiv, dhe mund ta bleni në ngjyra te ndryshme.

Karakterizohet me një kamerë 8.7 megapixel me stabilizues, mbushje baterie pa kabllo e ashtuquajtur “inductive charging”, NFC, procesorë dual-core dhe mundësi për 4G. Ne videon më poshtë mund të shikoni përshtypjet tona të para për ketë smartphone. [youtube id=”Fvwly9P6-DA” width=”600″ height=”350″]

5 karakteristika kryesore të Nokia Lumia 920 janë:

Dizajni

Kjo pajisje në duart tuaja duket dhe ndjehet e mahnitshme. Shumë shpejt mësoheni me madhësinë e tij, gjithashtu me opsionet që ka, dhe që janë të shpjeguara në video.

Ekrani

Arsyet kryesore që ju bën ta duani ketë smartphone është pikërisht kualiteti i ekranit, jo për shkak të madhësisë së tij por për shkak të shkëlqimit dhe reagimit të shpejt.

Performanca

Sistemi Operativ Windows Phone 8 në vete është i shkëlqyeshëm mirëpo dinak, që do të thotë se procesori dual-core që posedon është i mjaftueshëm për të gjitha operacionet apo veprimet që bëhen nga lojërat deri tek video HD-të.

Mbushja pa kabllo

Për këtë teknologji mendojmë së  Lumia 820 do të na bëj te harrojmë përdorimin e kabllove siç kemi përdorur deri me tani.

Kamera

8 megapixel me teknologji PureView, që përmban lente lundruese që janë projektuar për të fokusuar stabilizimin e imazhit mahnitës për foto dhe video, posedon inçizim të plotë HD në 1080p. |ameble| [divider top=”0″]