Tag Archives

5 Articles
Vine festoi një vjetorin me 18 minuta video interesante

Vine festoi një vjetorin me 18 minuta video interesante

Vine të premten festoi përvjetorin e saj të parë dhe për të festuar ketë moment ky shërbim ka publikuar një përmbledhje të videove më interesante të kësaj platforme. Disa përmbajtje, me të vërtetë të frikshme kanë dalë nga ata gjashtë sekonda që ofron kjo platformë për incizim, duke i dhënë gjithashtu përdoruesit një mundësi të mrekullueshme për të shfaqë talentin e tyre komik. Pjesa më e madhe e videove janë disa pamje të shpejta të jetës personale të dikujt, gjithashtu aty shfaqet edhe kreativiteti që shpesh të bën për të qeshur.

Nëse keni pak kohë, përmbledhjen 18 minuta të gjatë mund t’a shikoni në videon e më poshtme: /ameble

[youtube id=”GRm0KsbI5DA” width=”600″ height=”350″]

Vine për Windows Phone nga sot në dispozicion për shkarkim

Vine për Windows Phone nga sot në dispozicion për shkarkim

Vine Windows PhoneMë herë kemi raportuar se Vine është duke zhvilluar aplikacionin e tyre për platformën Windows Phone, dhe ja sot ata kanë lansuar atë për pajisjet Windows Phone. Ngjashëm si në iOS dhe Android, ju mund të incizoni video nëpërmes një prekje në ekran dhe mund të përdorni kamerën e pasme dhe atë frontale.

Ndryshe nga platformat tjera, nga këtu ju mund të bëni “pin” llogaritë tjera specifike në ballinën tuaj në mënyrë që të shihni kur ka ndonjë përmbajtja të re nga ato llogari. Gjithashtu janë të përfshira edhe opsionet tjera që janë edhe në platformat tjera.

Kompania Microsoft ka njoftuar se edhe aplikacione tjera të reja do vijnë shumë shpejt e që njëra ndër ato mund të jetë edhe Instagram.

Në disa pajisje me Windows Phone aktualisht nuk mund të gjeni aplikacionin Vine në dyqanin online Windows Phone Store, kështu që mund ta shkarkoni atë manualisht duke vizituar uebfaqen http://get.vine.co |ameble|

Aplikacioni Vine për Windows Phone në zhvillim

Aplikacioni Vine për Windows Phone në zhvillim

Vine per Windows PhoneNokia ka njoftuar dje se aplikacioni zyrtar Vine shumë shpejt do të vij tek platforma Windows Phone. Shërbimi Vine për shpërndarjen e videove të shkurtëra nga Twitter, kohët e fundit ka pasur një sukses të madh në platformën Android dhe iOS.

Ende është e paqartë se kur ky aplikacion do të vij në dispozicion për Windows Phone, as Nokia nuk e ka qartësuar saktë. Ndoshta mund të lëshohet në kohën kur në treg shfaqet Smartphone-i tanimë i publikuar Lumia 1020 që duket së do të jetë në dispozicion nga fundi i Korrikut. Gjithçka mbetet të shihet. |ameble|

Vazhdon lufta Facebook – Twitter

Vazhdon lufta Facebook – Twitter

Një ditë pas lasnimit të aplikacionit Vine nga Twitter, Facebook reagon në mënyrë të shpejt duke bllokuar shërbimet e aplikacionit në rrjetin e tij social.

Aplikacioni kishte mundësuar që përdoruesit të kërkojnë miqtë në Twitter dhe Facebook, për ti futur ata në aplikacion që mundëson shpërndarjen e video incizime, por nga tani, një gjë e tillë nuk është e mundur sepse mesazhi që shfaqet nga Facebook, për aplikacionin Vine nga Twitter, është “Vine is not authorized to make this Facebook request.”.

Pra, vazhdon lufta në mes të dy gjigantëve  në bllokimin e shërbimeve. A është një gjë e tillë në interes të përdoruesve, do të jetë e qartë në të ardhme të afërt.  |ameble|[divider top=”0″]

E plotësuar: Vine, aplikacioni për video në Twitter

E plotësuar: Vine, aplikacioni për video në Twitter

E plotësuar (17:25) – Twitter tanimë ka njoftuar zyrtarisht për lançimin e aplikacionit Vine, një mënyrë të re për të shpërndarë video direkt nëpërmjet Twitter-it. Kjo vjen vetëm një ditë pasi që shefi ekzekutiv i Twitter-it Dick Costolo kishte bërë një twitt paralajmërim në profilin e tij Twitter.

 

 

11:25 – Twitter është duke u përgatitur për të filluar me aplikacionin e ri Vine, të cilin e kishin blerë ende pa u lansuar, ky aplikacion është i projektuar për të incizuar video personale.

Sipas një burimi nga AllThingsD, është deklaruar se aplikacioni mund të startoj nga nesër, edhe pse asgjë nuk është ende zyrtare. Një lajm i keq për përdoruesit e Android-it është së Vine do të jenë në dispozicion vetëm në AppStore.

Vine mund të jetë një aplikacion shumë i nevojshëm për dikë, duke i mundësuar përdoruesve të pajisjeve mobile për të incizuar maksimum 6 sekonda video dhe të ndajnë atë me përdoruesit e tjerë në internet dhe në rrjetet sociale, d.m.th ngjashëm siç funksionon tani me fotografi.

Vine momentalisht përkrah opsionin për publikimin e video të shkurtra në Twitter, megjithatë, shefi ekzekutiv i rrjetit social ka demonstruar ketë gjë në profilin e tij.

Tani për tani, uebfaqja Vine.co shkruan “Së shpejti” (coming soon). Megjithatë, asgjë zyrtare në lidhje me ketë nuk ka ardhur nga Twitter-i ose Vine. |ameble| [divider top=”0″]