Voyo-Mini-PCProdhuesi kinez Voyo njoftoi për lanismin e një mini kompjuteri me sistemin operativ të fundit nga Microsoft, Windows 8.1 për vetëm 130$.

Nga pikëpamja harduerike, pajisja Voyo Mini PC si duket ofron një mundësi të mirë duke pasur parasysh përmasat e pajisjes. Voyo Mini ka të integruar procesorin 4-bërthamor nga Intel Atom Z3735F, 2GB RAM memorie dhe 64GB hapësirë të brendshme. Po ashtu ka të integruar edhe microSD portën, nëpërmjet së cilës hapësira e brendshme mund të zgjerohet edhe për 128GB.

Specifika të tjera të Mini PC nga Voyo përfshijnë, 3 porta të USB 2.0, 1 micro USB, porta HDMI, Ethernet porta si dhe përkrahë teknologjinë WiFi.

Çmimi i Voyo Mini PC është vetëm 130$. /ameble