Tag Archives

2 Articles
Xiaomi lanson MI VR Play 2

Xiaomi lanson MI VR Play 2

Sot Xiaomi ka zbuluar pajisjen e tyre të re VR. Thirret MI VR Play 2 dhe është pasardhësi i Mi VR Play, që është lansuar një vit më parë.

Gjenerata e dytë ka një çmim shumë të volitshëm, njejtë sikurse modeli paraprak. Në Kinë, mund ta bleni Mi VR Play 2 për vetem 14 dollarë.

Pajisja do të jetë e gatshme për treg më 19 prill. Në krahasim me modelin paraprak, modeli i ri është i ndërtuar nga një material tekstili, që e bën vendosjen në fytyrë më të rehatshme.

Produkti i ri VR nga Xiaomi është poashtu shumë më i lehtë dhe vjen me disa vrima ‘të padukshme’, për qarkullim më të mirë të ajrit rreth fytyrës suaj, gjatë përdorimit.

Xiaomi ka deklaruar se e ka përshtatur edhe më mirë këtë model për futjen e telefonit.

Coca-Cola kthen paketimin e pijeve nga kartoni në kufje virtuale (video)

Coca-Cola kthen paketimin e pijeve nga kartoni në kufje virtuale (video)

Me sasinë e pijeve Coca-Cola që konsumohet për çdo vit, i bie që i gjithë paketimi dhe kartonët e tyre gjithashtu hidhen në bërllok. Përderisa riciklimi është një mundësi e mirë, pse mos të ri-përdoren?

Si duket Coca-Cola ka menduar për ketë dhe idea e tyre është që t’i kthej paketimet në kufje virtuale (Cardboard virtual reality) për Google-in.

Siç po e shihni në videon e mësipërme, kompania ka demonstruar se si paketimi i saj i Coca-Cola-së potencialisht mund të ripërdoret dhe kthehet në kufje VR. Duke pasur parasysh se kompania Google, shumë çartë i ka vënë udhëzimet e kësaj mundësie në ueb-faqen e tyre, përveç Coca-Cola-së ka edhe kompani të tjera që kanë ndjekur të njëjtin ide.

Për momentin kjo çka është paraqitur në video është vetëm një koncept dhe se Coca-Cola ende në të vërtetë nuk ka filluar me këto pako karton, por që pritet të filloj në të ardhmen. /ameble