Pati shumë thashetheme për prezantimin e një Sony Walkman të ri në CES 2015 dhe këto thashetheme rezultuan të vërteta. Sot u prezantua Sony Walkman ZX2 dhe kompania Sony e konsideron si “frutin e një pune të gjatë për të përmirësuar teknologjinë e dëgjimit të muzikës.”

Walkman ZX1 u prit mirë nga konsumatorët vitin e kaluar dhe pritet që Walkman ZX2 të ketë të njëjtën pritje. Dizajni i pajisjes është i mrekullueshëm me tre butonat tipik të vendosur anash, aty ku gishtat pozicionohen në mënyrën më të mirë. Pajisja është më e rëndë dhe kjo e bën Walkman ZX2 të jetë një pajisje e qëndrueshme.

Walkman ZX2 nuk është një pajisje all-in-one. Ky audio player ka sistem operativ të vjetër Android 4.2 Jelly Bean dhe megjithëse mund të shkarkosh aplikacione nga Play Store, kjo nuk do të thotë që mund të konkurojë kundër smartphoneve. ZX2 është i aftë të luajë audio në formatet DSD, WAV, AIFF, FLAC, Apple Lossless dhe shumë të tjera. Pajisja mund të lidhet me pajisjet e tjera me Bluetooth dhe NFC.

Të gjitha këto specifika vijnë në një pajisje që kushton relativisht shumë. Walkman ZX2 do të dalë në treg në pranverë me një çmim prej 1200 dollarësh. Ky çmim mund të “justifikohet” nga fakti se kjo pajisje është krijuar për t’u përdorur nga njerëzit që kërkojnë një eksperiencë audio të niveleve të larta dhe kjo pajisje e mundëson këtë eksperiencë.

Më poshtë mund të shikoni disa foto të pajisjes të postuara nga The Verge. /ameble