Tag Archives

8 Articles
Western Digital blen kompaninë SanDisk për 19 miliard $

Western Digital blen kompaninë SanDisk për 19 miliard $

SanDiskGjiganti për prodhimin e hard-disqeve Western Digital ka njoftuar se ka rënë dakord në blerjen e kompanisë SanDisk, për rreth 19 miliard $. Kjo marrëveshje bashkon dy nga kompanitë më të mëdha që prodhojnë hard-disqe.

Sidoqoftë SanDisk me investimet e saja të mëdha në çipat e memorieve flash, prapë do vazhdoj të re-prezantoj të ardhmen e saj nën udhëheqjen e Western Digital.

Krye-shefi apo Drejtor Ekzekutiv i SanDisk-ut, Sanjay Mehrotra pritet t’i bashkohet bordit të kompanisë Western Digital pas përmbylljes së marrëveshjes. Kurse krye-shefi i WD-së, Steve Milligan do të vazhdojë në atë rol siç ka qenë deri më tani. /ameble

Western Digital nxjerr disqe me kapacitet 6 TB

Western Digital nxjerr disqe me kapacitet 6 TB

Western Digital ka bërë një risi të re në fushën e hard disqeve. Një variant i ri i njohur si disku magnetik është injektuar me Helium, i cili ofron më shumë hapësirë në disk. Këto disqe janë edhe më efikas për sa i përket konsumimit të energjisë dhe kanë jetë më të gjatë.

WD Ultrastar HE6

Disqet e mbyllur hermetikisht zakonisht janë të injektuara me ajër, por WD në ketë rast ka mbushur me elementin Helium. Ideja prapa këtij hapi është që Heliumi përmban një të shtatën e dendësisë së ajrit dhe rezultati është se siguron me pak rezistencë dhe ka më pak qarkullim të ajrit të cilat shkaktohen nga lëvizja e disqeve. Për shkak të këtyre, për shembull është e mundur që të vendosen më shumë pllaka të disqeve në një drive. Përfitime tjera shtesë që përfshijnë në ketë teknologji është zhurma e cila është e reduktuar dhe pajisja nxehet me pak. Ky lloj i disqeve përveç që është hermetikisht i mbyllur ata janë të papërshkueshëm nga uji dhe ofrojnë mundësi të reja për ftohjen e tyre, kryesisht kjo mund të ketë ndikim të madh në kabinete të server-ve.

Western Digital ka njoftuar sot për modelin e diskut të parë me Helium, i quajtur Ultrastar He6. Ky disk posedon kapacitet për ruajtje deri 6 TB dhe synon bizneset. Deri më tani është testuar nga HP, Huawei, Netflix dhe CERN. Ende është e paqartë se çfarë ka në plan Western Digital për tregun e konsumit? |ameble|

Vlerësim: WD World Edition II (NAS)

Vlerësim: WD World Edition II (NAS)

WD_WE2_feature

WD My Book World Edition II (2TB) është njëri prej NAS-ve (Network Attached Storage) për shtëpinë tuaj të cilin do ta prezantojmë e vlerësojmë.

Përparësitë:

[checklist]

  • Praktik dhe dizajn elegant
  • Konsumues i vogël i energjisë

[/checklist]

Mangësitë:

[badlist]

  • Ueb qasja e ngadalshme nganjëherë
  • Plastika vezulluese shumë e ndjeshme

 

[/badlist]

Historiku

Ideja për NAS (Network Attached Storage) filloi që nga viti 1980 kur për herë të parë prezantohet Remote File Access për UNIX nga Newcastle connection dhe Newcastle University. SUN mircosystems në vitin 1984 lanson NFS (Network File System) i cili mundëson që klientët ti qasen ruajtjes së të dhënave në server përmes rrjetit. E inspiruar nga shumë të tjerë 3COM konsiderohet ndër të parët që ndërtoi NAS-in dedikuar sistemeve operative për desktop. Popullariteti më i madh për NAS filloi në vitin 2010 kur shumë kompani prodhuese bënin garë njëra me tjetrën.

Hyrje

Pasi që tashmë shtëpitë tona janë mbushur me pajisje të ndryshme si: PC, Tablet, SmartPhone, Smart TV, Gaming Consoles etj. vije kërkesa edhe për centralizimin e të dhënave ku do të mund ti qasemi shpejt dhe lehtë, e kjo është pajisja e quajtur NAS (Network Attached Storage).

Shumë nga të dhënat personale si dokumente, foto, filma, muzikë etj. pas bartjes nëpër CD/DVD ose Flash disk/External HDD janë prishur ose i kemi humbur dhe puna me vite te tëra është zhdukur, e kjo është njëra prej arsyes pse duhet të keni NAS në shtëpinë tuaj. Pasi që teknologjia po zhvillohet shumë shpejtë kapaciteti i fotove, muzikës dhe filmave çdo herë rritet ku dhe bartja nga njëra pajisje në tjetrën është bërë e mundimshme. NAS të gjitha këto i centralizon dhe kjo është arsyeja e dytë që duhet të keni. A ja vlen të merremi me gjitha këto probleme dhe shpenzime e në fund mos të jemi te kënaqur sepse kemi humbur të gjitha, unë them që nuk ja vlen sepse NAS është i dedikuar ti eliminoj të gjitha këto.

Më poshtë mund të shihni paketimin me pajisjet përcjellëse:

 

IMG_0051IMG_0052

IMG_0053IMG_0059

Hardueri

Pajisja NAS mund të konsiderohet si një kompjuter i vogël por me harduer të limituar ku qasja është e mundur vetëm nëpërmjet WEB-it ose SSH-it.

WD My Book World Edition II, ka seritë prej 2.4 dhe 6 TB të ndarë në dy green HDD me mundësit në RAID 0, 1 dhe JBOD. Ka një dizajn të bukur me ngjyrë të bardhë, i ndërtuar nga plastika vizëlluese (nuk ka nevojë që të fshihet në ndonjë dollap). Konsumi i energjisë për serinë 2TB është max 15 Watt gjatë transferit e 5 Watt duke pushuar (sleep mode) që është shumë i përshatshëm tek ne, sepse me një UPS të thjeshtë NAS mund të qëndroj me orë të tëra kur nuk ka rrymë.

Më poshtë mund të shihni harduerin që përmban WD My Book World Edition II (2TB):

  • Procesori:  OXE810DSE (ARM926EJ-S me takt punues prej 370 MHz)
  • RAM memorja:  128 MB
  • 2 x SATA porte me përkrahje të HDD 1.5 GHz dhe 3 GHz (RAID 0, 1 dhe JBOD)
  • 1 x Ethernet port  1 Gbit
  • 1 x USB port version 2 deri në 480 Mbs

WD_WE2_inside_frontWD_WE2_inside_back

Softueri

WD My Book World Edition II, ka sistemin operativ Linux me versionin e kernelit 2.6.24.4 i cili ngritët nga HDD-ja (nuk ka flash memorje). Qasja nga ueb-i ka dy menyja: bazike e thjeshtë (themelore) dhe të avancuar (më shumë opsione).

WD_WE2_menu_basicWD_WE2_menu_advanced

Në CD keni gjithashtu softuerin i cili instalon dy programe: WD Discovery dhe WD Anywhere Backup. Programi i parë mundëson ta gjeni në rrjet NAS-in tuaj pa shikuar IP-në të cilën e ka marr ne Router, ndërsa i dyti ju ndihmon të krijoni dhe lidhni folder-at, e për konfigurim më të avancuar ju lidhë në uebfaqe. Ata të cilët nuk kanë IP publike dhe dëshirojnë ti qasen NAS-it nga jashtë MioNet ju mundëson këtë.

WD_WE2_anywhere_backupWD_WE2_mionet

Kur flasim për media streaming WD My Book World Edition II ka Twonky media serverin për t’ju qasur filmave, muzikës ose fotove nga pajisjet që përkrahin DLNA (Digital Living Network Alliance), kurse për pajisjet e Apple-it ka iTune server.

WD_WE2_media

Performanca

Performanca konsiderohet mjaft e mirë duke marrë parasysh harduerin me konsumim të vogël të energjisë, dhe HDD-të e serisë Caviar Green. Më poshtë mund të shihni edhe tre testet e bëra në RAID 1 (mirror) ku NAS-i është i lidhur direkt me PC (1 Gb).

WD_WE2_net_test_1Gb

Këtë pajisje mund ta bleni prej 180€ në  |ameble|

Western Digital Black HDD me 4TB

Western Digital Black HDD me 4TB

Western Digital (WD) ka njoftuar sot për linjën e saj të hard disqeve të brendshme Black me kapacitet 4TB që tani janë në dispozicion për nivelin e klientëve, përderisa ofertat e mëparshme të kapacitetit te njëjtë kanë qenë të synuara vetëm për ndërmarrjeve. Ofrohet për 339 dollar, dhe përfshinë 5 vjet garancion.

WD Black është 3.5 inç, 7200rpms, me 64MB cache dhe 6GB/s, posedon dual procesorë si dhe teknologjinë dual actuator. Hard disqet e kaluara të serisë së njëjtë kanë qenë në dispozicion me kapacitetet 500GB, 1TB, 1.5TB dhe 2TB dhe secili prej tyre ofron ndërfaqe (interface) SATA.

WD Black është një hard disk (HD) i mrekullueshëm, i shpejt në varësi të nevojave tuaja (lojëra dhe media), ai është ndoshta një nga HD më të njohur në katalogun e WD-së, duke përfshirë këtu edhe modelin VelociRaptor i cili arrin 10.000 rpms.

Linja e re Black e hard disceve janë testuar dhe rekomandohen për kompjutera desktop, duke aluduar këtu për ata me performancë të lartë të sistemeve, kurse nuk rekomandohen për mënyrën RAID. WD posedon gjithashtu karakteristika të ndryshme si Stable Trac, e cila redukton dridhjen në bosht motorik për të përmirësuar performancën. Përveç kësaj, të gjitha disqet janë vënë në testin Functional Integrity Testing (F.I.T). Ky testim siguron produktet e WD-së për të përmbushur standardet e cilësisë më të lartë dhe besueshmërinë e markës WD. |ameble| [divider top=”0″]

Western Digital prezanton versione të reja nga My Book Studio

Western Digital prezanton versione të reja nga My Book Studio

Kompania Western Digital ka njoftuar sot për versione të reja të brendit të saj My Book Studio. Versioni USB 3.0 është zgjeruar tani në këtë familje të hardisqeve duke ofruar shpejtësinë e transferimit të të dhënave deri në tri herë më shpejt se USB 2.0. WD ka prezantuar edhe një hard disk me kapacitet masiv prej 4 TB, duke ofruar një zgjidhje të përkryer për mbështetjen dhe ruajtjen e sasive të mëdha të shënimeve.

My Book Studio është projektuar me një mbyllje alumini Premium dhe do të jetë në dispozicion me kapacitet prej 1 TB me çmim 159,99 $, 2 TB me çmim 189,99 $, 3 TB me çmim 239,99 $ dhe 4 TB me çmim prej 299,99 $.

Karakteristikat nga My Book Studio si dhe përfitimet e mundësuara e kanë bërë atë një nga më të preferuarat në mesin e krijueseve profesionist dhe entuziastë të kompjuterit Mac. My Book Studio hard disk i jashtëm ka të integruar softuerin WD Secured i cili mundëson enkriptimin 256-bit duke u bazuar në harduer dhe mundëson krijimin e  fjalëkalimit (password) për të mbrojtur nga qasja e paautorizuar. |ameble| [divider top=”0″]

MyNet Wi-Fi Range Extender nga Western Digital

MyNet Wi-Fi Range Extender nga Western Digital

Nëse jetoni në një banesë, shtëpi apo punoni në një zyrë ku Wi-Fi rrjeti nuk e mbulon tërë hapësirën atëherë Western Digital do t’ju mundësoj për të zgjeruar rrjetin tuaj pa tela (wireless), më një produkt të ri që është quajtur My Net Wi-Fi Range Extender. Kjo pajisje është bërë për të punuar në vargun Western Digital më router-a HD Dual Band.

Wi-Fi Range Extender përmban antena 3 x 3 multiple input/output dizajn. Sipas Western Digital shumica e produkteve konkurruese të kësaj pajisje përdorin antenë të vogël 2 x 2. Duke përdorur antenën 3 x 3 MIMO, Western Digital është në gjendje të japë sinjal Wi-Fi më te largët kundrejt produkteve tjera. Pajisja është projektuar për të mbështetur Bandwidth intensive (të pa ndërprera) të tilla si video streaming, lojërave online, dhe video thirrje.

Range Extender premton të jetë i lehtë për tu instaluar që kërkon vetëm një proces me dy hapa pa CD ose softuer të nevojshëm. Pajisja mbështet Wi-Fi të mbrojtur (siguruar) dhe mundëson lidhjen vazhduese më rrjetin ekzistues në shtëpi duke shtyp një buton të vetëm. Kjo pajisje posedon dritat sinjalizuese në pjesën e përparme dhe një port Ethernet Gigabit për pajisjet që nuk kanë Wi-Fi të integruar (built in).
Western Digital thotë se Range Extender është i përshtatshëm më të gjithë Router-at Wi-Fi dhe Gateway te çertifikuara, si dhe të gjitha standardet Wi-Fi nga 802.11a në 802.11ac.

My Net Wi-Fi Range Extender është në dispozicion nga tani për 89,99 $. |ameble| [divider top=”0″]

Western Digital prezanton diskun e ri të jashtëm – My Passport Edge

Western Digital prezanton diskun e ri të jashtëm – My Passport Edge

Western Digital ka shtuar një linjë të re të hard disqeve të jashtme e quajtur Edge Pasaporta ime (Edge My Passport). Një dizajn ultra-kompakt, të një niveli të lartë që karakterizohet me USB lidhje 3.0 SuperSpeed, auto backup, mbrojtjen për fjalëkalim (password) , dhe inkriptim të harduerit. Aktualisht Western Digital është duke ofruar vetëm një model 500 GB për PC dhe Mac. Një furnizim me energji të jashtme nuk është e nevojshme, pasi që ajo mund të aktivizohet nëpërmjet desktop  ose llap top porti të USB 2,0 ose USB portit 3,0. Edge Pasaporta ime për versionin PC ka çmimi prej 109,99 $ ndërsa Edge Pasaporta ime për Mac 119,99 $. |ameble|[divider top=”0″]

Vlerësim: WD TV Live (Media Player)

Vlerësim: WD TV Live (Media Player)

I lirë e i mirë, i vogël dhe i shpejtë. Kështu vlerësohej nga konsumatorët që për multimedia zgjidhnin WD TV Live.

Përparësitë:

[checklist]

  • Procesori nga Sigma Designs
  • I lirë
  • I vogël dhe praktik për bartje
  • I shpejtë
  • Konsumues i vogël i energjisë

[/checklist]

Mangësitë:

[badlist]

  • Nuk ka Internet browser
  • Nuk ka mundësi të zgjidhet rezolucioni në YouTube
  • Bllokohet ndonjëherë në YouTube për shkak se i mban videot e lëshuara në RAM memorje
  • Nuk ka qasje nga telnet ose ssh

[/badlist]

 

Historiku

Pas projekteve të shumta nga entuziastët e platformës satelitore digjitale për PC si: VDR, MythTV, LinuxTV etj. e që më pas rezultoi në platformën Multimedia Streaming për PC si: Boxee, XBMC, HTPC etj. erdhi edhe ideja e parë për ti integruar të gjitha këto në një pajisje të ashtuquajtur Popcorn Hour e cila ishte platformë brilante dhe me përkrahje të fuqishme nga entuziastët.

Pasi që të gjitha projektet ishin të hapura (OpenSource) dy kompani prodhuese si: Sigma Designs dhe Realtek  filluan të punojnë në anën harduerike sepse kërkesa rritej çdo ditë e më shumë për pajisje të vogla, me harxhime minimale të rrymës dhe me mundësi përpunimi të sinjalit 1080p. Tashmë gati të gjithë HDTV që dalin në treg kanë të integruar platformën pothuajse të njëjtë e cila quhet SmartTV por me harduer të ndryshëm.

Hyrje

Western Digital gjithashtu bëri një bujë me prezantimin e WD TV Live ku ishte një zgjedhje perfekte multimediale me karakteristikat e lartpërmendura. Më poshtë mund të shihni se çka ka brenda kutisë.

Dizajni

Dizajni i përkryer në WD My Book seritë u vazhdua edhe në WD TV Live, por këtu me një kombinim dy ngjyrësh.

Pjesa para përmbanë:

  • Dritën sinjalizuese kur pajisja lëshohet (ana e majtë)
  • Pranuesin e telekomandës
  • Dritën sinjalizuese kur USB pajisjet janë të vendosura (ana e djathtë)

Pjesa mbrapa përmbanë:

  • Furnizuesin e rrymës (12V, 1.5A, 18W)
  • USB port 2
  • HDMI
  • Optical digital audio out
  • Ethernet 10/100 Mbs
  • Audio dhe video out
  • Component out

Pjesa në anën e majtë përmbanë:

  • USB port 1
  • Reset

Dimensionet: 40 mm (gjatësia) x 125 mm (gjerësia) x 100 mm (thellësia)
Pesha: 330 g

Hardueri

Ajo që e bën të fuqishëm WD TV Live ëshë procesori i përzgjedhur nga Sigma Designs SMP8655. Më poshtë mund të shihni diagramin dhe përmbajtjën se çka na ofron ky procesor. Destinimi  i Sigma Designs për të prodhuar këtë seri SMP8650 me katër versionet e saj ishte përdorimi në platformat e IPTV-së, Cable, Network Players etj. Dizajni me përpikëri dhe shfrytëzimi i hapësirës në maksimum e bën pllakën e WD TV Live të vogël ku për prodhuesit është një sfidë.

Komponentët e përzgjedhur për WD TV Live janë:

  • Procesori: SMP8655 (Sigma Designs TangoX)
  • Modeli: MIPS 24K V7.12 FPU V0.0
  • Shpejtësia: 500 Mhz
  • Frekuenca: 333 Mhz
  • DSP frekuenca: 333 Mhz
  • USB: v2.0
  • HDMI: v1.3a (8-bit dhe 12-bit deep color, xvYCC)
  • Optical: DTS v2.0
  • RAM: DDR2-800 512MB (64-bit DRAM)
  • Flash: 256MB (8-bit NAND)
  • Ethernet: RTL8201EL 10/100 Mb

Konsumi i energjisë është:

  • I qetë (standby)  3W
  • I ndezur (on)  5W
  • I ndezur me USB-HDD  7W
  • Ngarkesa maksimale  10W

Hardueri është i prodhuar në dy versione:  të Amerikës në sistemin NTSC (WDBAAN0000NBK) dhe të Evropës në sistemin PAL (WDBAAP0000NBK).

Në foton më poshtë shihet moduli CN4 (port serial) i rezervuar për ata që kanë njohuri më shumë ose personelin e autorizuar për të identifikuar problemet e pajisjes. Për më shumë informata lidhuni në WIKI.

Softueri

Softueri ose sistemi operativ i WD TV Live është Linux ku versioni i fundit është v1.06.15 e brenda gjenden: wdtvlive.bin, wdtvlive.fff dhe wdtvlive.ver. Sistemi operativ ka dy mënyra të freskimit: nëse WD TV Live ka qasje në Internet atëherë posa të lëshohet duhet të shkoni në: Settings, System settings dhe Update device ku do t’ju tregoj për versionin aktual dhe mundësinë për të shikuar për version më të ri “Check for new update” dhe mënyra tjetër është manuale ku pasi të shkarkohet nga faqja zyrtare duhet të hapet me zip softuerin dhe të kompresohet në ndonjë flash memorie ose USB-HDD sepse pajisja posa të lëshohet së pari tenton të lexoj wdtvlive.ver ku brenda tij gjendet versioni  i cili identifikon nëse sistemi operativ ka nevojë të freskohet e më pas do të shfaqët në meny New firmware found. Të interesuarit për të shtuar ose modifikuar softuerin, Western Digital gjithashtu ka publikuar GPL kodin (source code) për të cilët kanë njohuri më shumë në sistemin e përpunimit të kodit në Linux. Disa nga entuziastët të cilët bëjnë modifikime dhe janë më të popullarizuarit mund ti gjeni në faqen e tyre të quajtur WDLXTV. WD TV Live gjithashtu përkrahë tastierë me USB, USB Wireless, flash memorie ose USB-HDD me kapacitet më të madh se 2 TB dhe kamera të ndryshme digjitale.

Më poshtë mund të shihni disa prej opsioneve të menysë.

Përpos përkrahjes së mediave në rrjet lokal dhe nga USB memoriet e USB-HDD kemi edhe opsionet nga Interneti sikurse: Youtube, Facebook, Flickr, Pandora, Mediafly, AccuWeather, Flingo, Live365, Tunein, Deezer dhe Funspot lojra të ndryshme.

Formatet që përkrahën nga WD TV Live mund ti shikoni në foton që vijon:

  • MPEG2 MP@HL deri në 1920x1080p24, 1920x1080i30 ose 1280x720p60 rezolucion
  • MPEG4.2 ASP@L5 deri në 1280x720p30 rezolucion dhe nuk ka mbështetje për GMC (global motion compensation)
  • WMV9/VC-1 MP@HL deri në 1280x720p60 ose 1920x1080p24 rezolucion
  • VC-1 AP@L3 deri në 1920x1080i30, 1920x1080p24 ose 1280x720p60 rezolucion
  • H.264 BP@L3 deri në 720x480p30 ose 720x576p25 rezolucion
  • H.264 MP@L4.1 dhe HP@4.1 deri në 1920x1080p24, 1920x1080i30, ose 1280x720p60 rezolucion

Për ta dëgjuar zërin shumë kanalësh nga të gjitha anët (surround sound) duhet të keni hyrje digjitale (optical) në pranuesin tuaj

  • RGB JPEG vetëm formatet e ngjeshura (compressed) dhe progresiv JPEG deri në 2048×2048
  • TIFF vetëm me një shtresë (single layer only)
  • BMP vetëm jo të ngjeshur (uncompressed only)

Performanca

Sipas mendimit tim e të tjerëve që posedojnë këtë pajisje ku nga çmimi, madhësia, konsumi i energjisë e performanca kjo është një zgjidhje jashtëzakonisht e mirë me performancë mahnitëse e që nuk ja vlen të mundohemi për të krijuar pajisje multimediale me PC.

 

Këtë pajisje mund ta bleni për 60€ në 

[divider top=”0″]