whatsapp-voice-calling-for-ios-8Në janar të këtij viti, WhatsApp kishte lansuar një shërbim të ri i quajtur “WhatsApp Web”, nëpërmjet të cilit, përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, mund të përdorin aplikacionin kompjuter dhe ne edhe në atë kohë, ne kemi përgatitur një edutek se si instalohet WhatssApp në kompjuter.

Më pas kanë filluar të qarkullojnë edhe disa thashetheme për një shërbim të ri nga WhatsApp, pikërisht shërbimi i thirrjeve telefonike i cili nga tani është aktiv.

Shërbimi i thirrjeve deri më sot ishte i mundësuar vetëm për përdoruesit e platformës Android, ndërsa që nga sot thirrjet me WhatsApp mund të bëhen edhe me platformën iOS.

Prandaj, përdoruesit e pajisjeve nga Apple, mund të shkarkojnë WhatsApp nga App Store dhe të fillojnë të përdorin shërbimin e ri. /ameble.com