Tag Archives

3 Articles
Microsoft mbyll Live Messenger-in me 15 Mars

Microsoft mbyll Live Messenger-in me 15 Mars

Microsoft ka njoftuar edhe një herë se do ta ndalin së funksionuari shërbimin e tyre Windows Live Messenger më datën 15 mars 2013, përdoruesit e këtij shërbimi do të duhet të bartin llogarit në Skype, të cilën Microsoft e kishte blerë në maj të vitit 2011 me një marrëveshje në vlerë prej 8.5 miliard $. Microsoft Messenger ka një total prej 100 milionë përdoruesve në mbarë botën, dhe tani ka dërguar email të përdoruesit e tyre duke u kërkuar që të kalojnë në Skype.

Më 15 mars, Microsoft do të nxjerr shërbimin Windows Live Messenger në pension, përveç në Kinë, ku Microsoft kanë thënë se atje do të vazhdojë të jetë në dispozicion deri në një afat të pacaktuar.
Nëse kaloni Microsoft Messenger tuaj ne Skype, do të keni mundësin të bashkoni të dy llogaritë (Messenger dhe Skype), dhe të gjitha kontaktet tuaja do të kalojnë në Skype.

Pra, nëse jeni ende duke përdorur Messenger-in, kjo mund të jetë kohë e mjaftueshme për të kaluar në Skype dhe të eksperimentoni paksa, sepse kanë mbetur edhe pak muaj para se Microsoft do të mbyll Messenger-in. |ameble| [divider top=”0″]

E plotësuar: Microsoft zëvendëson Windows Live Messenger me Skype

E plotësuar: Microsoft zëvendëson Windows Live Messenger me Skype

E plotësuar: Duke filluar nga sot, përdoruesit e Windows Live Messenger mund të lidhen dhe bisedojnë me kontaktet e tyre duke përdorur Skype. Ky integrim vjen vetëm dy ditë pas njoftimeve se Microsoft do ta nxjerr në pension Windows Live Messenger-in në favor të Skype-it.

Në një mesazh te postuar në një blog nga presidenti i Skype-it Tony Bates konfirmohet se kjo do të ndodh në tremujorin e parë të vitit 2013 në të gjitha vendet me përjashtim të Kinës.
Në versionin e ri Skype 6.0, përdoruesit nga tani mund të kyçen me llogarinë e Windows Live Messenger-it ka thënë ai.

 

05 Nëntor: Microsoft si duket do të nxjerr jashtë përdorimit shërbimin Windows Live Messenger, duke  zhvendosur fokusin e saj në shërbimin e saj të ngjashëm Skype, thuhet në një raport. Ky ndryshim mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

Duke cituar burime të ndryshme, The Verge është e para që raporton së Microsoft po planifikon të integrojë Live Messenger-in në Skype, në muajt e ardhshëm.

Në fund të fundit, bashkimi i dy këtyre sistemeve vetëm së është duke ndodhur sepse  Skype tani për tani përdor shumicën e sistemeve të Windows Live Messenger-it, për të bërë dhe pranuar telefonata, në sistemin Chat gjithashtu për rreth 80% të mesazheve të çastit(instant messages) shkëmbehen në ketë shërbim, thotë raporti. |ameble| [divider top=”0″]

Windows Live Messenger më në fund integrohet në Skype

Windows Live Messenger më në fund integrohet në Skype

Skype Beta tani përfshin shërbimin Microsoft Windows Live Messenger.

Ishte vetëm çështje kohe për Microsoft që të integroj shërbimin e vet Live Messenger në Skype të sapo blerë. Kompania ka lëshuar të premten beta versionin në Skype 5,11 për Windows që lejon përdoruesit të kyqen në Skype duke përdorur Microsoft llogaritë e tyre qu tani ju mundëson chat më Messenger, Xbox, Hotmail dhe Outlook pa pasur nevojë për të instaluar dy klientëve të ndara.

“Ju tani mund të kyqeni në Skype direkt duke përdorur një Facebook apo Microsoft llogari, pa pasur nevojë që së pari të krijoni një llogari në Skype, duke e bërë më të lehtë të lidheni me miqtë. Nëse lidheni më një llogari të Microsoft-it apo Facebook-ut do të ofrohet një mundësi për të lidhur llogarinë tuaj në Skype. Nëse ju zgjidhni opsionin atëherë Skype do të tregojë listën e miqve të kombinuar ne Sykpe People. Kjo është një fushë qe ne jemi ende duke punuar kështu që ju lutemi na tregoni për përvojën tuaj”, shkruan pos tjerash ne blogun e Skype-it. |ameble| [divider top=”0″]