Tag Archives

4 Articles
Vazhdon përditësimi i Windows Phone 7.8

Vazhdon përditësimi i Windows Phone 7.8

Microsoft-i ka raportuar se përditësimi i Windows Phone 7.8 është kthyer në rrugën e duhur dhe është i gatshëm për të vazhduar më tutje. Përditësimet e bëra më herët kanë ndikuar në zbrazjen e  shpejt të baterisë me ç’ rast kompania gjigante ka ndërprerë përditësimin e pajisjeve. Sipas Microsoft-it, problemi tani më është zgjidhur dhe përditësimi është përsëri në dispozicion.

Me këtë prononcim  Microsoft po ashtu njoftoi se mbështetja për Windows Phone 7.8 dhe Windows Phone 8 përfundon vitin e ardhshëm, ku mbështetja për Windows Phone 8 është vendosur të përfundojë më 8 korrik 2014, ndërsa për Windows 7.8 do të përfundojë më 9 shtator 2014. |ameble| [divider top=”0″]

Nokia Lumia 510 me Windows Phone 7.8

Nokia Lumia 510 me Windows Phone 7.8

Në një prej lajmeve të postuara më heret në lidhje me prezantimin e smartphone-in e ri nga Nokia, Nokia Lumia 510, është bërë njoftimi se ky smartphone do të ketë të instaluar Windows Phone 7.5 i njohur si Mango. Por, si duket ky smartphone  do të ketë ndryshime sa i përket platformes së sistemit operativ. Nokia Lumia 510 do të lasohet me sistemin Windows Phone 7.8 për të cilin po ashtu është bërë njoftimi se do të dalë në tremujorin e parë të vitit 2013. |ameble| [divider top=”0″]

Versioni Demo i Windows Phone 7.8 në Nokia Lumia 900

Versioni Demo i Windows Phone 7.8 në Nokia Lumia 900

Video e paraqitur më poshtë nuk tregon shumë për përditësimin e ri Windows Phone 7.8, thjesht është paraqitur vetëm një prej funksioneve të ardhshme të sistemit 7.8 i cili nuk mund të realizohet me sistemin aktual 7.5 . Version demo është ende në fazën testuese dhe mund të ndryshoj me versionin final që pritet të shfaqet në fillim të 2013 siç është paralajmëruar më herët.

Për kureshtaret si dhe për shfrytëzuesit që tani më kanë smartphone me sistemin operativ Windows Phone 7.5 i njohur si Mango, se si do të dukej përafërsisht përditësimi i ri, mund të shikoni në videon e më poshtme.  |ameble|

[youtube id=”ChEUt5vfuyk” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

Së shpejti, përditësimi Windows Phone 7.8

Së shpejti, përditësimi Windows Phone 7.8

Microsoft së fundmi kishte lëshuar versionin e fundit të platformës se tyre Windows Phone 8, mirëpo pajisjet më të vjetra të cilat janë më Windows Phone 7.5 nuk janë përditësuar (update) me ketë versioni të ri. Një lajm i mirë është së këto pajisje të cilat janë më Windows Phone 7.5 do të marrin një përditësim të ri 7.8, i cili vjen me disa tipare të Windows Phone 8. Disa thonë së përditësimi Windows Phone 7.8 pritet të dalë para fund vitit, por sipas “wmpoweruser.com” përditësimi do të dalë në tremujorin e parë të vitit 2013.

Për ma shumë detaje nga kjo, do të njoftohemi me kohë. |ameble| [divider top=”0″]