Tag Archives

10 Articles
Lansohet smartphone-i i parë Microsoft Lumia

Lansohet smartphone-i i parë Microsoft Lumia

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, Microsoft të martën ka njoftuar për smartphone-in e parë me Windows Phone që tanimë nuk posedon emrin e Nokia-s, ai quhet Microsoft Lumia 535. Ky smartphone posedon karakteristika të mesme dhe pritet të jetë me çmim të volitshëm.

http://www.youtube.com/watch?v=05TGNfXkjUI

Lumia 535 do të vijë me Windows Phone 8.1, ekranin qHD 5-inç, procesorin 4-bërthamor 1.2GHz, 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme, portën microSD, kamerën e pasme dhe atë frontale me kënd të gjerë 5-megapikselë. Lumia 535 do të jetë gjithashtu në dispozicion me dy SIM kartela, mirëpo në tregjet e caktuara. Përdoruesit gjithashtu në ketë pajisje do të kenë të para-instaluara aplikacionet e Office-it dhe qasje në OneDrive me 15GB hapësirë pa pagesë.

Ky Smartphone do të nisë shitjet nga muaji Nëntor në tregjet kryesore dhe do të jetë në dispozicion në një larmi ngjyrash, Çmimi zyrtar do të jetë rreth 110€ (ose 137$). /ameble

Microsoft kompleton përditësimin e Windows Phone 8.1 për modelet e reja nga Lumia

Microsoft kompleton përditësimin e Windows Phone 8.1 për modelet e reja nga Lumia

Windows phone NokiaMicrosoft ka arritur një moment historik me sistemin e operativ mobil të Windows Phone 8.1. Në një cicërimë postuar të mërkurën nga Joe Belfiore, zëvendës president i korporatës dhe menaxher për Windows Phone, zbuloi se Microsoft e ka mbaruar kodin e përditësimit për Windows Phone 8.1 për modelet e reja Nokia Lumia i cili pritet të lansohet deri në fund të këtij muaji.

Platforma e re Windows Phone 8.1 tani më ka të integruar asistentin virtual i quajtur Cortona i cili do të luan rolin e njëjte sikurse Google Now në Android dhe Siri në Apple duke i asistuar përdoruesit në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Shërbimet nga Cortana fillimisht do të jenë aktive dhe funksionale në SHBA, duke vazhduar më tutje në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë, ndërsa përdoruesit e shteteve të tjera do të kenë përkrahjen nga Cortana më vonë.

Windows Phone 8.1 më në fund merr një qendër të dedikuar të njoftimit e quajtur Qendra e Veprimit ose Action Center e përshtatshme për vendosjen dhe qasjen e shpejtë të funksioneve të ndryshme sikurse rregullimi i shkëlqimit, menaxhimi i Wi-Fi, Bluetooth dhe shumë mundësi të tjera.

Edhe pse ka filluar të shfaqet një interesim i madh për sistemin operativ Windows Phone duhet cekur se ky sistem është ende pozicionuar në vendin e tretë, duke përcjell sistemet Android dhe iOS që janë duke dominuar në treg. /ameble

LG do të prodhojë përsëri Windows Phone

LG do të prodhojë përsëri Windows Phone

LG_Uni8_LeakLG krijoi në vitin 2010 një pajisje për të lansuar Windows Phone 7, por kompania nuk prodhoi më asnjë telefon tjetër me Windows Phone 8 dhe u duk se nuk do të prodhonte më telefonë me sistemin operativ Windows.

Një foto e publikuar nga @evleaks tregon një smartphone LG Uni8 me Windows Phone 8.1 të prodhuar nga kompania LG. Nuk ka asnjë të dhënë nëse ky smartphone do të ketë specifikat e LG G2 apo edhe të LG G3 që pritet të shfaqet më 27 Maj.

Microsoft konfirmoi planet e LG për të krijuar pajisje Windows Phone 8.1 kur Microsoft shpalli listën e kompanive që do të punojnë për smartphone Windows. Në këtë listë përfshihen Samsung, Lenovo, Huawei, ZTE dhe shumë kompani të tjera.

Edhe HTC listohet si partner i Microsoft për Windows Phone 8.1, por HTC nuk ka krijuar Windows Phone këto muajt e fundit. /ameble

Cortana vs Siri vs Google Now [Video]

Cortana vs Siri vs Google Now [Video]

Microsoft sot më herët ka lëshuar versionin Windows Phone 8.1 Developer Preview (për zhvilluesit), ky është versioni i parë i Windows Phone-it që vjen me asistentin me zë Cortana të tyre, dhe menjëherë pas lansimit është publikuar një video krahasim për Cortana vs Siri vs Google Now.

Video më poshtë është testuar dhe incizuar WPCentral dhe aty kanë shfaqur smartphone-at iPhone 5S me Siri, Motorola Moto X me Google Now dhe Nokia Lumia Icon me Cortana.

[youtube id=”-HJodK56EsU” width=”600″ height=”350″]

Pra siç e patë Microsoft Cortana duket të jetë mjaft mirë dhe që reagoi shpejt kundër Apple Siri dhe Google Now, duke marr parasysh se ky version i Cortana-s ende është version beta testues ku në dispozicion është vetëm për zhvilluesit.

Do të jetë vërtetë interesant të shohim se çfarë përmirësimeve do të bëj Microsoft në versionin Final të këtij aplikacioni për Windows Phone 8.1! /ameble

Ja se si duket dhe si funksionon Windows Phone 8.1

Ja se si duket dhe si funksionon Windows Phone 8.1

Pasi që dje është zyrtarizuar sistemi i ri operativ nga Microsoft Windows Phone 8.1, tani më është shfaqur edhe video zyrtare në të cilën janë prezantuar risit, mundësit si dhe funksionet e reja që do të ofrohen në Windows Phone 8.1.

[youtube id=”cAu0YgPnuXM” width=”600″ height=”350″]

Përdoruesit e platformës Windows Phone tani më do të kuptojnë se çfarë mund të përfitojnë nga sistemi i ri nga Microsoft. /ameble

 

Zyrtarizohet Windows Phone 8.1

Zyrtarizohet Windows Phone 8.1

Kompania gjigante Microsoft, prezantoi sistemin e ri të përditësuar Windows Phone 8.1 i cili sjell në vete shumë risi.

Platforma e re Windows Phone 8.1 tani më ka të integruar asistentin virtual i quajtur Cortona i cili do të luan rolin e njëjte sikurse Google Now në Android dhe Siri në Apple duke i asistuar përdoruesit në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Shërbimet nga Cortana fillimisht do të jenë aktive dhe funksionale në SHBA, duke vazhduar më tutje në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë, ndërsa përdoruesit e shteteve të tjera do të kenë përkrahjen nga Cortana më vonë.

Cortona

Windows Phone 8.1 më në fund merr një qendër të dedikuar të njoftimit e quajtur Qendra e Veprimit ose Action Center e përshtatshme për vendosjen dhe qasjen e shpejtë të funksioneve të ndryshme sikurse rregullimi i shkëlqimit, menaxhimi i Wi-Fi, Bluetooth dhe shumë mundësi të tjera.

WindowsPhone 8.1 Functions

Sistemi Operativ Windows Phone 8.1 ka të integruar versionin e fundit të Internet Explorer IE 11, përkrahë VPN si dhe ofron mundësin e inkriptimit të email -ave.

Windows Phone 8.1 do të fillon të lansohet në fund të muajit Prill ose në fillim të muajit Maj, me ç’ rast edhe do të kuptojmë konkretisht se si funksionon. /ameble

Javën e ardhshme, Nokia prezanton dy smartphone të ri

Javën e ardhshme, Nokia prezanton dy smartphone të ri

Microsoft pritet të lansoj versionin Windows Phone 8.1 në konferencën e tyre vjetore BUILD e cila fillon javën e ardhshme, kurse tani edhe Nokia ka njoftuar se janë duke u përgatitur për një konferencë shtypi të tyre më 2 Prill. Thuhet së kjo e fundit pritet të prezantoj dy smartphone të ri me Windows Phone 8.1, Nokia Lumia 630 dhe Nokia Lumia 930.

Nokia Lumia

Disa nga specifikat e ketyre pajisjeve janë përfolur edhe me herët, Nokia Lumia 930 si duketdo të jetë versioni GSM i Nokia Lumia Icon dhe do të vijë me ekran të plotë HD 5-inç.

Kurse Nokia Lumia 630 thuhet të vijë me ekran 4.5-inç me rezolucion 854 x 400 pikselë, 1GB RAM dhe procesorin Snapdragon 400. /ameble

Kjo është Cortana, përgjigjja e Microsoft-it për Apple Siri dhe Google Now

Kjo është Cortana, përgjigjja e Microsoft-it për Apple Siri dhe Google Now

Versioni i ardhshëm i Windows Phone-it po përgatitet të jetë evolucioni më i madh i këtij sistemit operativ mobil nga Microsoft. Tanimë dihet se Cortana, asistenti digjital i kontrolluar me zë i Windows Phone-it do të ketë parametra të avancuar të privatësisë, për përdoruesit që duan të kenë nën kontroll të plotë të gjitha ato të dhëna që ata dëshirojnë ti shpërndajnë.

Nuk është gabim nëse mendohet që lansimi zyrtar i Cortana-s mund të bëhet në konferencën për zhvillues të Microsoft-it “Build” që mbahet muajin e ardhshëm, megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të duket apo funksionoj Cortana.

The Verge këtë javë ka pranuar një informatë për Cortana-n se si do të duket. Në screenshot-in e më poshtëm, mund të shihni se Cortana do të shfaqet si një rreth i vogël në të kaltër. Aty gjithashtu janë paraqitur disa cilësi, të tilla si opsioni për të fikur sugjerimet nga Cortana, opsioni për të ndryshuar emrin më të cilin Cortana do të ju drejtohet etj.

Cortana screenshot

Detajet e plota do t’i shohim në prezantimin e versionit të ardhshëm Windows Phone 8.1, për të cilin jemi afër lansimit. Deri atëherë mund të përdorim rivalet e tij Siri dhe Google Now. /ameble

Microsoft me nëntë partnerë të rinj, si dhe shumë risi për Windows Phone

Microsoft me nëntë partnerë të rinj, si dhe shumë risi për Windows Phone

Microsoft logoGjatë Kongresin Botëror për pajisje Mobile që po mbahet në Barcelonë kompania Microsoft ka njoftuar se ka krijuar partneritet me 9 kompani të reja, për zhvillimin e pajisjeve me Windows Phone. Përveç kësaj, kompania jap disa informata se çfarë mund të pritet në të ardhmen nga Windows Phone.

Nëntë partnerët e rinj përfshinë ZTE, Foxconn, Gionee, JSR, Karbonn, Lava (Xolo), Lenovo, LG dhe Longcheer, edhe pse LG ka prodhuar tashmë disa modele me Windows Phone. Disa nga këto kompani do të jenë shumë ndihmëse që të ndihmojnë Microsoft-in të rris pjesën e tregut të tyre në Kinë, një nga fushëbetejat me të mëdha në zhvillimin e tregut të pajisjeve mobile.

Platforma Windows është duke shtuar përkrahjen edhe për pajisjet më procesorë më të ulët si Qualcomm Snapdragon 200 dhe 400. Gjithashtu përkrahjen për pajisje që mund të kenë dy kartela SIM. Pritet të ketë edhe pajisje mobile që mund të kenë 2 platforma shembull Android dhe Windows Phone. Çfarë tjetër mund të veçohet është se, së shpejti përdoruesit e Windows Phone do të kenë mundësin për të ruajtur aplikacionet direkt në kartelën microSD, diçka që deri më tani ka qenë e kufizuar.

Microsoft me shumë gjasë do të njoftojë edhe për përditësimin e ri Windows Phone 8.1 mirëpo në organizimin e tyre të paralajmëruar për zhvillues “Build” me datën 2-4 Prill. Kjo datë është ku ne presim që të dëgjojmë të gjitha karakteristikat e reja të kësaj platforme. /ameble

A është duke testuar Microsoft versionin 8.1 të Windows Phone ?

A është duke testuar Microsoft versionin 8.1 të Windows Phone ?

Një zhvillues softuerësh nga Kina me emrin Tom Myles ka gjetur diçka interesant në smartphone-in e tij. Përderisa ka qenë duke instaluar një aplikacion në të ai ka vërejtur se në telefonin e tij të mençur është instaluar përditësimi i fundit i sistemit operativ Windows Phone OS versioni 8.10.12166.

Ky zhvillues softuerësh është programues dhe pronar i aplikacionit Love Wallpaper HD, ai theksoj se deri me tani ai ka hasur vetëm ne këto versione të sistemit operativ Windows Phone: 8.10.12073.0, 8.10.12086.0, 8.10.12100.0 dhe 8.10.12102.0

windows phone 8.1 ameble

Kjo ishte hera e parë që ai të ketë parë versionin 8.10.12166 i cili i takon gjeneratës së ardhshme 8.1 dhe akoma nuk është publikuar zyrtarisht nga ana e Microsoft. Por sipas Myles, ky nuk ishte një gabim nga ana e teknikeve të Microsoft por ai mendon se ata janë duke bërë teste të brendshme të këtij versioni, para publikimit të tij zyrtar. |ameble|