Tag Archives

31 Articles
E konfirmuar: Windows 10 do të vijë në të gjitha pajisjet Lumia që posedojnë Windows Phone 8

E konfirmuar: Windows 10 do të vijë në të gjitha pajisjet Lumia që posedojnë Windows Phone 8

Microsoft Lumia në llogarinë e tyre të Twitter-it ka konfirmuar se të gjitha pajisjet e tanishme me Windows Phone 8, duke përfshirë edhe Nokia edhe Microsoft Lumia do të përditësohen në të ardhmen me versionin Windows 10.

“Ne planifikojmë në të ardhmen të përditësojmë të gjitha pajisjet Windows Phone 8 me Windows 10,” ka shkruar kompania në një cicërimë, duke u përgjigjur në një pyetje nëse modelet e tanishme Nokia Lumia do të marrin versionin e ri Windows 10.

Kompania në Twitter në mënyrë specifike ka komentuar për Lumia-n dhe të ardhmen e saj. “Nuk do të jetë vetëm Windows 10 i cili do të përditësohet në të gjitha pajisjet Lumia Windows Phone 8, ne në të ardhmen ne do të nxjerrim edhe modele tjera të reja me Windows 10!”, ka shkruar kompania ditë më parë.  

Megjithatë nuk është dhënë asnjë detaj apo kohë për nisjen e përditësimeve me Windows 10 për smartphone. /ameble

Nokia Here Maps së shpejti në të gjitha pajisjet me Windows 8.1

Nokia Here Maps së shpejti në të gjitha pajisjet me Windows 8.1

Nokia Here maps exploreNokia ka deklaruar se shërbimi i tyre i hartave “Here”, së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjitha pajisjet e Windows-it me version 8.1. Ky shërbim aktualisht është në dispozicion vetëm për Lumia 2520, edhe pse ekskluzivitetit për ketë pajisje është vendosur t’i jepet fund, gjithashtu çdo pajisje Windows RT dhe Pro do të kenë mundësinë të shkarkoj hartat drejtpërdrejtë nga Windows Store.

Ngjashëm si shërbimet tjera të hartave, edhe Nokia Here ofron gjëra të tilla si pamje satelitore dhe 3D, navigimin dhe drejtimet, pikat me interes dhe mundësinë për të përdorur offline. Nokia ka thënë se versioni i fundit Here për Windows 8.1 është më gjithëpërfshirës se i tanishmi për Windows Phone 8 dhe këto përmirësime do të arrijnë kur të lansohet versioni Windows Phone 8.1. Një nga përmirësimet më të mëdha Nokia ka përmendur se është shumë më i shpejtë.

Përveç që është me i shpejtë, Here për Windows 8.1 është i optimizuar edhe për mouse dhe tastierë dhe përkrah rezolucion më të lartë të pamjeve satelitore. Here Maps për Windows- 8.1 do të jetë në dispozicion për shkarkim pa pagesë në ditët e ardhshme fillimisht për Amerikë, ka thënë Nokia. /ameble

Lansohet Nokia Lumia 525

Lansohet Nokia Lumia 525

Pas shumë javësh spekulime, Nokia i ri Lumia 525 i rangut të mesëm tani është zyrtarizuar. Për fat të keq, nuk ka asnjë informatë për disponueshmërinë dhe çmimi e tij për tregjet e ndryshme. Megjithatë, Engadget thekson se lista zyrtare e Lumia 525 përfshin tri rajone Afrikën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

E mira e këtij modeli është se smartphone-i përmban 1GB RAM, që është dy herë me shumë 512MB RAM që ishte në smartphone tjerë të Lumia-s të buxhetit të ulët (Nokia Lumia 520, Nokia Lumia 620 dhe Nokia Lumia 625). Karakteristikat e tjera të Lumia 525 janë identike me Lumia 520.

[youtube id=”3pv7ijWuY8E” width=”600″ height=”350″]

Nokia Lumia 525 vjen me Windows Phone 8 me përditësimin Lumia black. Përmban ekran WVGA SPI LCD 4 inç (480×800) në 235 ppi, posedon procesorë 2-bërthamor 1GHz Qualcomm Snapdragon S4 së bashku me 1GB RAM. Gjithashtu vjen me 8GB hapësirë të brendshme për ruajtje, e cila mund të zgjerohet deri në 64GB nëpërmes slotës microSD dhe si të gjitha modelet tjera Lumia vjen me 7GB hapësirë plus pa pagesë në SkyDrive.

Kamera e pasme është 5 megapikselë, nuk posedon blic dhe kamerë frontale. Fuqia e baterisë është 1430 mAh ku sipas kompanisë mund të qëndroj deri në 17 orë bisedë. Lidhjet që posedon kjo pajisje janë Bluetooth, Wi-Fi, A-GPS, A-GLONASS dhe 3G. Për detaje të plota mund t’i gjeni tek uebfaqja e Nokia-s.|ameble|

HP raportohet së është duke punuar në një smartphone

HP raportohet së është duke punuar në një smartphone

HP smarthphoneHewlett-Packard (HP) nuk ka pasur ndonjë sukses kur është fjala për smartphone. Prodhuesi i kompjuterëve si duket ka vendosur të provoj edhe një herë. Sipas një raporti të fundit nga uebfaqja gjermane Mobile Geeks, HP ka në plan të lansoj një smartphone të ri me Windows Phone 8 që mund të ndodh deri ka fundi i vitit 2013.

Ajo nuk posedon tregun e telefonisë mobile. E vetmja seria e tabletëve që është në treg që nga fillimi i këtij viti është HP Slate Android  dhe tani kompania po mendon të përdorë lidhjet e saj për të filluar një smarthphone me Windows.

Në një intervistë të më hershme, ekzekutivi i HP-së ka konfirmuar gjithashtu për India Express se kompania do të kthehet në tregun e smartphone-ve, mirëpo nuk kishte dhënë detaje se kur të jetë ajo. Kompania nuk ka pasur asnjë pajisje mobile prej që ka blerë kompaninë Palm për 1.2 miliardë. |ameble|

HTC One me Windows Phone 8?

HTC One me Windows Phone 8?

HTC One Windows PhoneHTC thuhet se është duke zhvilluar një HTC One të ngjashëm mirëpo që posedon platformën Microsoft Windows Phone 8, ka raportuar Neowin. Smartphone-i do të shfaqet më karakteristika dhe dizajn të ngjashëm me HTC One (versioni Android), edhe pse nuk do të jetë një kopje e përkryer.

HTC One (versioni Windows Phone) pritet të shfaqet me trup alumini, zërimin Beats Audio, dhe ekran më dimensione ndërmjet katër dhe pesë inçësh. HTC One origjinal posedon ekranin 4.7 inç ndërsa për versionin Mini është përfolur të shfaqet me ekran 4.3 inç, që do të thotë se versioni me Windows Phone mund t’i ngjajë njërit prej dy modeleve Android.

Nuk ka asnjë dëshmi nëse raporti nga Neowin është i vërtet apo vetëm një thashetheme.

Microsoft ende është duke luftuar të ndërtoj një pjesë të tregut për Windows Phone 8, dhe po qesë ndodh kjo e thënë atëherë HTC One mund të ndihmojë të rris shitjet sado pak. |ameble|

Shazam, tani në dispozicion edhe për platformën Windows Phone 8

Shazam, tani në dispozicion edhe për platformën Windows Phone 8

Shazam per WindowsPër fansat e muzikës kompania Shazam ka njoftuar për lançimin e aplikacionit të tyre Shazam në platformën Windows Phone 8, aplikacioni përveç kërkimit të muzikës këtu vjen edhe me disa veçori tjera, duke përfshirë aftësinë për të blerë muzikë direkt nga Xbox Music, apo Nokia Music nëpërmes pajisjeve Nokia.

“Jemi tepër të ngazëllyer në lidhje me këtë hap, sepse është një aplikacion që sjell shumë karakteristika për fansat e Windows Phone 8,” tha Daniel Danker, Kryeshef për produktin Shazam. “Përdoruesit e Windows Phone 8 tani mund të zbulojnë së çfarë muzikë janë duke dëgjuar njerëzit përreth tyre”.

Aplikacioni Shazam për Windows Phone 8 nga tani e tutje është në dispozicion për shkarkim pa pagesë dhe mund ta shkarkoni nga Windows Phone Store. |ameble|

Lansohet zyrtarisht Nokia Lumia 925

Lansohet zyrtarisht Nokia Lumia 925

Nokia ka lansuar sot zyrtarisht smartphone-in e ri me Windows Phone 8, Nokia Lumia 925 dhe tani kemi disa detaje dhe një video për ketë model.

Modeli Lumia 925 do të jetë i pari smartphone nga seria Nokia Lumia që shfaqet më mbështjellës alumini, pajisja vjen me ekran 4.5 inç Amoled me rezolucion 1280 X 768 pikselë. Karakteristikat tjera të Lumia 925 përfshijë procesorin 2-bërthamor Qualcomm Snapdragon S4 në 1.5GHz, hapsira e brendshme për të dhëna 16 GB, 1GB RAM dhe kamerën OIS 8.7 megapikselë.

Tani për tani kemi një video praktike të këtij modeli të paraqitur nga The Verge.

[youtube id=”pjQ4eWxOUDU” width=”600″ height=”350″]

Nokia Lumia 925 në Evropë do të filloj më shitje nga muaji Qershor, dhe çmimi i tij me pakicë do të jetë 469 € pa taksa.

Karakteristikat e plota të këtij modeli janë:

Modeli: Nokia Lumia 925

Sistemi Operativ

  • OS: Windows Phone 8

Procesori

  • Emri i procesorit: Qualcomm Snapdragon™ S4
  • Lloji i procesorit: Dual-core 1.5 GHz

Dimensionet

  • Gjatësia: 129 mm
  • Gjerësia: 70.6 mm
  • Trashësia: 8.5 mm
  • Pesha: 139 g

Ekrani

  • Ekrani: 4.5 inç Amoled, më prekje super sensitive
  • Rezolucioni: WXGA (1280 x 768), Corning Gorilla Glass 2, 334 ppi

Lidhjet

  • Kartela SIM: Micro SIM
  • Konektori mbushës: Micro-USB
  • USB: USB 2.0
  • Bluetooth: Bluetooth 3.0
  • Wi-Fi: WLAN IEEE 802.11 a/b/g/n
  • NFC: Secure NFC për pagesa

Bateria

  • Kapaciteti i baterisë: 2000 mAh
  • Bateri shkyçëse: Jo
  • Biseda 2G max: 18.3 orë
  • Biseda 3G max: 12.8 orë
  • Muzikë max: 55 orë
  • Wi-Fi max: 7.2 orë
  • Mbushësin Wireless: Po

Memorja

  • Hapësira e brendshme për ruajtje: 16GB
  • Hapësira për ruajtje: 7 GB SkyDrive
  • RAM: 1 GB |ameble|
Me 14 Maj, Nokia sjell një smartphone të ri Lumia?

Me 14 Maj, Nokia sjell një smartphone të ri Lumia?

Nokia është duke u përgatitur të njoftoj për një smartphone të ardhshëm Lumia me Windows Phone 8, pasi që kompania ka dërguar ftesa se do të mbaj një konferencë shtypi më datë 14 Maj në Londër.

Kompania nuk ka treguar ndonjë hollësi, se çfarë saktësisht do të prezantojnë gjatë kësaj konferencë, por në ftesë thuhet “The Nokia Lumia story continues”, e cila nënkupton se do të shohim prezantimin e një smartphone të ri Nokia Lumia.

Nokia konferenca

Ndoshta mund të jetë smartphone i përfolur Nokia EOS, i cili është raportuar të jetë smartphone i parë Nokia Lumia që përdor teknologjinë e kamerës PureView me 41 megapixel

Për detaje te plota, mbetet të shihet muajin e ardhshëm, në ditën e prezantimit. |ameble|

Windows 8 dhe Windows Phone 8 do të bashkohen në Windows Blue

Windows 8 dhe Windows Phone 8 do të bashkohen në Windows Blue

Windows 8 -amebleSipas një raporti të ri, Microsoft është duke punuar që të bashkojë sistemin operativ Windows dhe Windows Phone, nën një produkt të ri të quajtur Windows Blue. Kjo bie ndesh me atë që ne kemi dëgjuar më parë, se Windows Blue do të ishte vetëm një sistem ose funksion paketë për Windows 8. Por kjo e bën shumë të kuptueshme, me atë që ne besojmë, se ky produkt do të jetë shansi i vetëm i Microsoft-it për të mbijetuar në ndryshimet e shpejta të informatikës në tregun e konsumit.

Raporti, që buron nga Digitimes thotë se sistemi operativ i bashkuar i quajtur Windows Blue,  është duke u zhvilluar nga një ekip i ri i cili është i ndarë nga Windows dhe Windows Phone ekipet. Sipas Digitimes, Windows Blue është menduar për të konkurruar kundër platformës Android dhe OS Chrome nga Google. Krijimi i një ekipi krejtësisht të veçantë i cili do të kryen punën e integrimit të dy sistemeve në një do të jetë shumë e vështir, duke pasur parasysh standarde ekzistuese të departamenteve të Microsoft-it ku grupet janë kryesisht autonome të cilat nuk ndër veprojnë shumë si një tërësi.

Windows  Phone 8 -amebleÇfarë saktësisht do të  thotë “integrimi” ? Në qoftë se kjo është thjesht integrimi i kodeve bazike të Windows 8 dhe Windows Phone 8 të përbashkët, atëherë në fakt Microsoft do të krijon një sistem të vetëm operativ i cili do të kandidojë në çdo formë, me të njëjtën ndërfaqe, me pajtueshmërinë e aplikacioneve të plota, atëherë kjo do të jetë veprim i madh në historinë e Windows-it.

Se çfarë do të ndodh si dhe a do të mund Microsoft të arrin të finalizoj një projekt gjigant mbetet të shihet në të ardhmen e përafërt. |ameble| 

Vazhdon përditësimi i Windows Phone 7.8

Vazhdon përditësimi i Windows Phone 7.8

Microsoft-i ka raportuar se përditësimi i Windows Phone 7.8 është kthyer në rrugën e duhur dhe është i gatshëm për të vazhduar më tutje. Përditësimet e bëra më herët kanë ndikuar në zbrazjen e  shpejt të baterisë me ç’ rast kompania gjigante ka ndërprerë përditësimin e pajisjeve. Sipas Microsoft-it, problemi tani më është zgjidhur dhe përditësimi është përsëri në dispozicion.

Me këtë prononcim  Microsoft po ashtu njoftoi se mbështetja për Windows Phone 7.8 dhe Windows Phone 8 përfundon vitin e ardhshëm, ku mbështetja për Windows Phone 8 është vendosur të përfundojë më 8 korrik 2014, ndërsa për Windows 7.8 do të përfundojë më 9 shtator 2014. |ameble| [divider top=”0″]

HTC Windows Phone me emër të koduar “Tiara”

HTC Windows Phone me emër të koduar “Tiara”

Kanë filluar të qarkullojnë disa thashetheme rreth një smartphone-i të ri nga HTC i cili do të ketë të instaluar platformën nga Microsoft-i Windows Phone 8 me emër të koduar “Tiara”. Edhe pse javë më parë kishte publikuar një smartphone me karakteristika jashtëzakonisht impresionuese, HTC One, si duket HTC me modelin e ri Tiara, dëshiron të krijon një mundësi më të madhe të përzgjedhjes së modeleve të tyre për fansat e këtij brendi, çofshin ata me sistem Android ose me Windowos Phone 8.

Siç po shihet, procesori i HTC Tiara do të jetë 1.2 Ghz dual-core Snapdragon me ekran 4.3 inç të teknologjisë Super WVGA Super LCD2 i mbështetur në një RAM 1GB dhe me hapësirë të brendshme 8 GB. Kamera e pasme është 8 Megapixel ndërsa ajo frontale 1.6 Megapixel. Për momentin nuk ka informata ose diçka më shumë në lidhje me çmimin ose datën e lasnimit të tij. |ameble| [divider top=”0″]

LG për prodhimin e Windows Phone 8?

LG për prodhimin e Windows Phone 8?

Korea Times ka raportuar se LG është duke planifikuar në krijimin e një numri të smartphone-ve me Windows Phone 8 gjatë rrjedhës së vitit 2013.

Ky portali thotë se një person me fuqi ekzekutive i paidentifikuar nga LG ka thënë: “Ne këtë vit do të prodhojmë një numër të pajisjeve të reja Optimus dhe gjithashtu ka disa smartphone të ri në prodhim që do të dalin me sistem operativ Windows Phone 8.”

Gjithashtu plani i LG-s thuhet të jetë për një smartphone 5.5 inç të plotë HD për kongresin botëror të telefonave (Mobile World Congress) që mbahet në Barcelonë muajin e ardhshëm.

LG këto ditë ka zbuluar shifrat e shitjes së saj për pajisjet ku thotë se rreth 15 milion smartphone janë nxjerr në shitje nga tetor deri në dhjetor. Nëse kjo lëvizje biznesi shkon përpara, LG do tu bashkohet konkurrencës me produktet e HTC, Nokia, Samsung etj.

Natyrisht, krejt kjo për pajisje te reja mbetet thjesht një thashethem, dhe G.W. Kim, zëdhënësi i kompanisë ka refuzuar të komentojë për ketë. |ameble| [divider top=”0″]