Tag Archives

5 Articles
Arrihen mbi 3 miliardë shkarkime të aplikacioneve Windows Phone

Arrihen mbi 3 miliardë shkarkime të aplikacioneve Windows Phone

Windows phone NokiaMicrosoft ka njoftuar se aplikacionet e tyre Windows Phone tani kanë arritur mbi 3 miliardë shkarkime që nuk është keq, por prapë se prapë është ende larg shkarkimeve që kanë iOS dhe Android.

Është njoftuar gjithashtu se tani kanë 10 milionë transaksione nga aplikacionet brenda ditës ose 300 milionë në muaj. Në Windows Phone Store tani çdo ditë shtohen nga 500 aplikacione. Pra këto janë disa të dhëna që Microsoft-it kanë filluar t’i japin dritë që nga dita kur ka lansuar versionin Windows Phone 8, kësaj i ka dhënë me shumë fuqi edhe lansimi i shumë modeleve të reja Nokia Lumia.

Do të jetë edhe me interesante të shohim se çfarë do të ndodh me Windows Phone kur pajisjet Lumia do të kalojnë nën kontrollin e Microsoft-it dhe nëse kjo do të ndihmojë Microsoft-in që të rritet edhe me shpejt se siç është aktualisht. |ameble|

Vine për Windows Phone nga sot në dispozicion për shkarkim

Vine për Windows Phone nga sot në dispozicion për shkarkim

Vine Windows PhoneMë herë kemi raportuar se Vine është duke zhvilluar aplikacionin e tyre për platformën Windows Phone, dhe ja sot ata kanë lansuar atë për pajisjet Windows Phone. Ngjashëm si në iOS dhe Android, ju mund të incizoni video nëpërmes një prekje në ekran dhe mund të përdorni kamerën e pasme dhe atë frontale.

Ndryshe nga platformat tjera, nga këtu ju mund të bëni “pin” llogaritë tjera specifike në ballinën tuaj në mënyrë që të shihni kur ka ndonjë përmbajtja të re nga ato llogari. Gjithashtu janë të përfshira edhe opsionet tjera që janë edhe në platformat tjera.

Kompania Microsoft ka njoftuar se edhe aplikacione tjera të reja do vijnë shumë shpejt e që njëra ndër ato mund të jetë edhe Instagram.

Në disa pajisje me Windows Phone aktualisht nuk mund të gjeni aplikacionin Vine në dyqanin online Windows Phone Store, kështu që mund ta shkarkoni atë manualisht duke vizituar uebfaqen http://get.vine.co |ameble|

Google i kërkon Microsoft-it të heq aplikacionin YouTube nga Windows Phone

Google i kërkon Microsoft-it të heq aplikacionin YouTube nga Windows Phone

Youtube per Windows PhoneGoogle u ka dërguar një letër kompanisë Microsoft duke u kërkuar atyre që të tërheqin aplikacionin YouTube nga Windows Phone Store, ky lajm vjen nga Wired e cila posedon një kopje të dokumentit që Google ka dërguar në Microsoft.

Aplikacioni YouTube për Windows Phone është zhvilluar nga Microsoft dhe jo nga Google, ky aplikacion nuk posedon reklamat nga YouTube dhe gjithashtu e ka mundësinë e shkarkimit të videove.

Kohët e fundit kemi parë aplikacionin e YouTube-it për Windows Phone 8 me autorizim nga Microsoft-i dhe që është në dispozicion në: http://www.windowsphone.com/en-us/store/app/youtube/dcbb1ac6-a89a-df11-a490-00237de2db9e

Duket se aplikacioni:

  1. Mundëson përdoruesit të shkarkojnë video nga YouTube,
  2. Parandalon shfaqjen e reklamave në video YouTube playbacks, dhe
  3. luan videot që partnerët tanë kanë të kufizuar opsionin playback për platforma të caktuara (p.sh., pajisjet smartphone me grupe artistesh të kufizuar). Këto karakteristika dëmtojnë drejtpërdrejt  krijuesit tanë përmbajtjen e videove dhe në mënyrë të qartë shkelin të drejtat e shërbimeve tona.

Ne kërkojmë nga ju që menjëherë të tërhiqet ky aplikacion nga Windows Phone Store, ka shkruar Google në dokumentin e më poshtëm:

Google MSFT C&D by Mathew Honan

Pra do të jetë interesante të shihet se çfarë do të ndodh, dhe a do të pajtohet Microsoft me kërkesën e Google-it. |ameble|

WhatsApp nxjerr një përditësim të ri për Windows Phone

WhatsApp nxjerr një përditësim të ri për Windows Phone

Nëse ju jeni një përdorues i platformës Windows Phone atëherë WhatsApp është aplikacioni juaj kryesor për chat, kur është fjala për të komunikuar me miqtë dhe familjen, lirisht mund të kërkoni në Windows Phone Store, sepse duket së një përditësim për aplikacionin është aktualisht në dispozicion.

Nëse mendoni se kjo është vetëm një përditësim i vogël që nuk ju terhjek dhe e lëni mënjanë, ju sigurojmë, sepse e kemi parë vetë dhe duket se është një përditësim i madh.

Ky përditësim do të ngrit aplikacionin WhatsApp në versionin 2.9.2 dhe do të prezantojë një mori tipare të reja. Kjo përfshin njoftimin (notifications) kur ekran është i mbyllur (lock screen), dizajn i ri që lundron mirë me ndërfaqen Metro, një funksion për backup, aftësinë për të shtypur “Enter” kur dërgoni, mesazhet në masë etj. Për me shumë mund ta provoni vetë dhe vlerësoni ndryshimet e bëra. |ameble| [divider top=”0″]

Dikush ndryshon logon, dikush emrin

Dikush ndryshon logon, dikush emrin

Microsoft ka njoftuar se në dyqanin e tyre online Windows Phone Marketplace po bëhet disa ndryshime, dyqani online për aplikacione tani do të jetë i njohur si Windows Phone Store.
Përderisa bëhet ndryshimi i emrit, Windows Phone Store do të vijë me një varg karakteristikash të reja dhe përmirësime të cilat janë të dizajnuara për të bërë dyqanin online shumë më të afërt dhe miqësorë për përdoruesit. Disa nga përmirësimet përfshijnë atë në kërkimet e aplikacioneve, listat e zgjeruara, dhe një dyqan miqësor. |ameble| [divider top=”0″]