Tag Archives

30 Articles
Lenovo dhe Xiaomi në procesë smartphone-t me Windows Phone

Lenovo dhe Xiaomi në procesë smartphone-t me Windows Phone

Windows 10 PhoneMicrosoft ka njoftuar për dy partnerë të ri të Windows Phone-it, Lenovo dhe Xiaomi janë dy kompanitë që gjatë këtij viti pritet të lansojnë smartphone me Windows Phone.

Lenovo e Windows Phone do të jenë në dispozicion në mes të vitit me operatorin China Mobile, këta mund të jenë me Windows Phone 8.1 si dhe Windows-10. Edhe Xiaomi gjithashtu do të lansoj smartphone të tillë me vonë gjatë këtij viti, mirëpo do të jenë vetëm me Windows 10.

Përmes një programi të ri me Xiaomi-t, një nga shpërndarësit më të mëdhenj të smartphone-ve në botë, një grup i zgjedhur i përdoruesve të Xiaomi Mi 4 do të ftohen për të ndihmuar testimin e smartphoneve me Windows 10 dhe do të kontribuojnë në lansimin e ardhshëm të këtij modeli. Këta përdorues të zgjedhur do të kenë mundësinë të shkarkojnë Windows 10 Technical Preview, ta instalojnë atë dhe duhet të japin përvojën e tyre tek Microsoft. Pra mbetet të shihet se çfarë modele të smartphone-ve me Windows Phone do të sjellin kompanitë Lenovo dhe Xiaomi? /ameble

Aplikacioni Dropbox shumë shpejt për pajisjet Windows Phone

Aplikacioni Dropbox shumë shpejt për pajisjet Windows Phone

Dropbox -  Windows PhoneTë dyja edhe Microsoft edhe Dropbox kanë njoftuar për partneritetin e përbashkët që ka të bëjë me integrimin Office-it, si dhe ruajtjen e të dhënave online në Dropbox. Ata që më së shumti do ta mirëpresin ketë lajm janë pronarët e pajisjeve me Windows Phone.

Nga kjo kuptojmë se nuk ka më nevojë të instalohen aplikacione të palës së tretë duke përfshirë CloudSix, edhe pse ndoshta do të marrë pak kohë deri sa aplikacioni Dropbox për Windows Phone të vijë në dispozicion. Një gjë është e sigurt nga tani se aplikacioni është në përgatitje dhe është thënë të vijë gjatë muajve të ardhshëm.

Shpresojmë të kemi një datë të caktuar së shpejti. /ameble

Emri Microsoft Lumia do të zëvendësojë markën Nokia

Emri Microsoft Lumia do të zëvendësojë markën Nokia

nokia lumia 520Microsoft ka vendosur zyrtarisht të heq markën Nokia, duke e ndryshuar atë me emrin Microsoft Lumia. Ky veprim është pritur që një kohë, që nga muaji i kuluar ku disa dokumente të brendshme kanë rrjedhur dhe me pastaj është shpjeguar se kompania Microsoft do t’i heq dy emrat Nokia dhe Windows Phone.

Microsoft e ka konfirmuar ketë për portalin The Verge se ky ndryshim është zyrtar. Kjo do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë pajisje Nokia Lumia, por në vend të kësaj do të quhen Microsoft Lumia.
Nokia në Francë do të jetë rajoni i parë që do të ndryshoj në Microsoft Lumia, ku nga kjo do të reflektohen edhe Facebook, Twitter dhe llogaritë e tjera në rrjete sociale.

Në anën tjetër Nokia si emer nuk do të zhduket plotësisht, ajo do të mbetet e përqendruar në harta dhe infrastrukturë të rrjetit. Sidoçoft nga ky njoftim ne lirisht mund të themi, “Mirupafshim Nokia”.  /ameble

Aplikacioni Flipboard edhe në Windows Phone

Aplikacioni Flipboard edhe në Windows Phone

Aplikacioni Flipboard është një aplikacion shumë i njohur në platformat Apple iOS dhe Google Android, kurse tani kompania ka filluar me lansimin e aplikacionit të tyre edhe në Windows Phone.

Flipboard më Windows Phone ka filluar kur u lansua smartphone-i i ri Microsoft Lumia 830, mirëpo tani aplikacioni është në dispozicion edhe për pajisjet e tjera me Windows Phone, që kanë 1GB RAM apo më tepër, dhe gjithashtu mund të funksionoj me pajisje që posedojnë versionin Windows Phone 8.1.

Me shumë detaje në lidhje me aplikacionin Flipboard për Windows Phone mund të gjeni në ueb-faqen e kompanisë në ketë link, dhe gjithashtu mund të  shkarkoni aplikacionin falas nga Windows Phone Store. /ameble

Windows Phone me aplikacionin zyrtar për menaxhimin e dokumenteve

Windows Phone me aplikacionin zyrtar për menaxhimin e dokumenteve

Disa javë më parë, Joe Belfiore nga Microsoft kishte mbajtur një fjalim në Reddit me temën “më pyesni mua për çdo gjë” me ç’ rast ai u përgjigj shumë pyetje të rëndësishme në lidhje me sistemin operativ Windows Phone . Njëra pyetje ishte në lidhje me aplikacionin zyrtar për menaxhimin e dokumenteve ose File Manager për pajisjet me sistemin Windows Phone .

Files Windows Phone

Belfiore tha se ky aplikacion tani më është zyrtarizuar si aplikacion zyrtar për menaxhimin e dokumenteve për pajisjet me sistemin Windows Phone i koduar me emrin Files i cili momentalisht është kompatibil vetëm me versionin Windows Phone 8.1. Belfiore po ashtu siguroi se Microsoft është duke punuar që ky aplikacion të jetë kompatibil për të gjitha pajisjet ekzistuese me sistemin Windows Phone.

Me anë të këtij aplikacioni më në fund përdoruesit mund t’i menaxhojnë dokumentet e tyre sipas dëshirës se vet, sepse ishte e ditur se një gjë e tillë në sistemin operativ Windows Phone nuk ishte e mundur. /ameble

LG do të prodhojë përsëri Windows Phone

LG do të prodhojë përsëri Windows Phone

LG_Uni8_LeakLG krijoi në vitin 2010 një pajisje për të lansuar Windows Phone 7, por kompania nuk prodhoi më asnjë telefon tjetër me Windows Phone 8 dhe u duk se nuk do të prodhonte më telefonë me sistemin operativ Windows.

Një foto e publikuar nga @evleaks tregon një smartphone LG Uni8 me Windows Phone 8.1 të prodhuar nga kompania LG. Nuk ka asnjë të dhënë nëse ky smartphone do të ketë specifikat e LG G2 apo edhe të LG G3 që pritet të shfaqet më 27 Maj.

Microsoft konfirmoi planet e LG për të krijuar pajisje Windows Phone 8.1 kur Microsoft shpalli listën e kompanive që do të punojnë për smartphone Windows. Në këtë listë përfshihen Samsung, Lenovo, Huawei, ZTE dhe shumë kompani të tjera.

Edhe HTC listohet si partner i Microsoft për Windows Phone 8.1, por HTC nuk ka krijuar Windows Phone këto muajt e fundit. /ameble

Apple punëson krijuesin e kamerës PureView të Nokia Lumia

Apple punëson krijuesin e kamerës PureView të Nokia Lumia

Ari PartinenApple ka marr në punë një figurë të rëndësishme nga skuadra që krijon kamerat për smartphone-t Nokia. Shefi i kësaj skuadre Ari Partinen, i cili ka që në vitin 2007 që punon për kamerat Nokia, shpalli në Twitter se ai ishte punësuar nga Apple dhe do të fillonte punë në Qershor. Partinen është bashkëautor i një shkrimi rreth teknologjisë PureView që kanë disa smartphone Nokia. Këtë libër Ari Partinen e ka shkruar së bashku me Juha Alakarhu, Tero Vuori dhe Eero Salmelin, të cilët tani punojnë për Microsoft pas blerjes së Nokias nga Microsoft.

Partinen nuk e ka zbuluar se çfarë do të bëjë në Apple, por profili i tij në LinkedIn thotë se ai ka punuar për sistemin e kamerave duke filluar që nga prodhimi i kamerës deri në rregullimin e cilësisë së imazheve në kamerat e telefonëve si Nokia N8 dhe 808 PureView.

Nokia është munduar të zgjerojë tregun e saj me serinë Lumia të Windows Phone dhe është lavdëruar për zhvillimin e teknologjisë së kamerës në këta smartphone. Nokia Lumia 920 ishte telefoni i parë me imazh optik të stabilizuar (optic image stabilization) dhe Nokia 808 PureView dhe Lumia 1020 kanë kamera me sensor 41 megapikselë. Ndërkohë Apple përdor kamera me 8 megapikselë në iPhone 5S, por ka reputacion për kamera të mirë për shkak të aftësisë së procesimit të fotove. /ameble

Më në fund është lansuar aplikacioni Remote Desktop për Windows Phone

Më në fund është lansuar aplikacioni Remote Desktop për Windows Phone

Windows Phone Remote DesktopMicrosoft, ka një kohë që ka zhvilluar dhe lansuar aplikacionin që ju mundëson të kyçeni në kompjuterin tuaj nga Windows për pajisjet mobile iOS dhe Android, por nëpermes platformës së vet Windows Phone ka mbetur në mënyrë të pashpjegueshme deri më sot. Kurse nga sot ata kanë lansuar edhe për pajisjet mobile me platformën e tyre Windows Phone.

Aplikacioni, i cili momentalisht është vetëm test paraprak (Preview) para lansimit të versionit të plotë, është në dispozicion pa pagesë përmes Windows Phone Store. Për të shkarkuar është i nevojshëm versioni Windows Phone 8.1, i cili aktualisht është në versionin Beta.

Aplikacioni në vete është shumë i drejtpërdrejtë, duke ofruar qasje të drejtpërdrejtë në kompjuterin tuaj nga momenti kur opsioni Remote Desktop është i aktivizuar në kompjuterin tuaj. Aplikacionin mund ta shkarkoni nga ky link nëpërmes Windows Phone Store. /ameble

WhatsApp do të ketë opsion të ri për telefonata?

WhatsApp do të ketë opsion të ri për telefonata?

WhatsAppKëtë javë është raportuar se WhatsApp, kompania e blerë së fundmi nga Facebook për 16 miliardë dollarë, është duke punuar për të shtuar opsionin për kryerjen e telefonatave me atë të programit për smartphone.

Informacioni u përhap nga një kompani që merret me përkthimin e gjuhës indiane, ku një fragment teksti përfshinte fjalët si “mbaro telefonatën”, “telefonatë hyrëse” dhe “telefonatë dalëse”.

Në website të Windows Phone Central shpjegohet:

“Në Konferencën Botërore të Telefonëve (Mobile World Conference), Koum, bashkëthemelues i WhatsApp, specifikoi se shërbimet e komunikimit me  zë do të vinin fillimisht për Android dhe iOS dhe më pas për Windows Phone dhe Blackberry. Pra, do të duhet pak kohë para se përdoruesit e smartphone-ve Windows do të kenë këtë shërbim. WhatsApp udhëheq hapësirën e dërgimit të menjëhershëm të mesazheve, por me shtimin e opsionit të telefonatave do të konkuronte dhe me Skype dhe Viber.”

Por asgjë zyrtare nuk është përmendur ende për shtimin e opsionit të telefonatave dhe ne do t’ju mbajmë në dijeni rreth kësaj çeshtjeje. /ameble

 

Kjo është Cortana, përgjigjja e Microsoft-it për Apple Siri dhe Google Now

Kjo është Cortana, përgjigjja e Microsoft-it për Apple Siri dhe Google Now

Versioni i ardhshëm i Windows Phone-it po përgatitet të jetë evolucioni më i madh i këtij sistemit operativ mobil nga Microsoft. Tanimë dihet se Cortana, asistenti digjital i kontrolluar me zë i Windows Phone-it do të ketë parametra të avancuar të privatësisë, për përdoruesit që duan të kenë nën kontroll të plotë të gjitha ato të dhëna që ata dëshirojnë ti shpërndajnë.

Nuk është gabim nëse mendohet që lansimi zyrtar i Cortana-s mund të bëhet në konferencën për zhvillues të Microsoft-it “Build” që mbahet muajin e ardhshëm, megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të duket apo funksionoj Cortana.

The Verge këtë javë ka pranuar një informatë për Cortana-n se si do të duket. Në screenshot-in e më poshtëm, mund të shihni se Cortana do të shfaqet si një rreth i vogël në të kaltër. Aty gjithashtu janë paraqitur disa cilësi, të tilla si opsioni për të fikur sugjerimet nga Cortana, opsioni për të ndryshuar emrin më të cilin Cortana do të ju drejtohet etj.

Cortana screenshot

Detajet e plota do t’i shohim në prezantimin e versionit të ardhshëm Windows Phone 8.1, për të cilin jemi afër lansimit. Deri atëherë mund të përdorim rivalet e tij Siri dhe Google Now. /ameble

Microsoft me nëntë partnerë të rinj, si dhe shumë risi për Windows Phone

Microsoft me nëntë partnerë të rinj, si dhe shumë risi për Windows Phone

Microsoft logoGjatë Kongresin Botëror për pajisje Mobile që po mbahet në Barcelonë kompania Microsoft ka njoftuar se ka krijuar partneritet me 9 kompani të reja, për zhvillimin e pajisjeve me Windows Phone. Përveç kësaj, kompania jap disa informata se çfarë mund të pritet në të ardhmen nga Windows Phone.

Nëntë partnerët e rinj përfshinë ZTE, Foxconn, Gionee, JSR, Karbonn, Lava (Xolo), Lenovo, LG dhe Longcheer, edhe pse LG ka prodhuar tashmë disa modele me Windows Phone. Disa nga këto kompani do të jenë shumë ndihmëse që të ndihmojnë Microsoft-in të rris pjesën e tregut të tyre në Kinë, një nga fushëbetejat me të mëdha në zhvillimin e tregut të pajisjeve mobile.

Platforma Windows është duke shtuar përkrahjen edhe për pajisjet më procesorë më të ulët si Qualcomm Snapdragon 200 dhe 400. Gjithashtu përkrahjen për pajisje që mund të kenë dy kartela SIM. Pritet të ketë edhe pajisje mobile që mund të kenë 2 platforma shembull Android dhe Windows Phone. Çfarë tjetër mund të veçohet është se, së shpejti përdoruesit e Windows Phone do të kenë mundësin për të ruajtur aplikacionet direkt në kartelën microSD, diçka që deri më tani ka qenë e kufizuar.

Microsoft me shumë gjasë do të njoftojë edhe për përditësimin e ri Windows Phone 8.1 mirëpo në organizimin e tyre të paralajmëruar për zhvillues “Build” me datën 2-4 Prill. Kjo datë është ku ne presim që të dëgjojmë të gjitha karakteristikat e reja të kësaj platforme. /ameble

Vine për Windows Phone nga sot në dispozicion për shkarkim

Vine për Windows Phone nga sot në dispozicion për shkarkim

Vine Windows PhoneMë herë kemi raportuar se Vine është duke zhvilluar aplikacionin e tyre për platformën Windows Phone, dhe ja sot ata kanë lansuar atë për pajisjet Windows Phone. Ngjashëm si në iOS dhe Android, ju mund të incizoni video nëpërmes një prekje në ekran dhe mund të përdorni kamerën e pasme dhe atë frontale.

Ndryshe nga platformat tjera, nga këtu ju mund të bëni “pin” llogaritë tjera specifike në ballinën tuaj në mënyrë që të shihni kur ka ndonjë përmbajtja të re nga ato llogari. Gjithashtu janë të përfshira edhe opsionet tjera që janë edhe në platformat tjera.

Kompania Microsoft ka njoftuar se edhe aplikacione tjera të reja do vijnë shumë shpejt e që njëra ndër ato mund të jetë edhe Instagram.

Në disa pajisje me Windows Phone aktualisht nuk mund të gjeni aplikacionin Vine në dyqanin online Windows Phone Store, kështu që mund ta shkarkoni atë manualisht duke vizituar uebfaqen http://get.vine.co |ameble|