Windows 8 StoreMicrosoft këto ditë ka kaluar shifrën 50.000 të aplikacioneve të saj në Windows Store. Sipas MetroStore Scanner, nga dita e sotshme në dispozicion janë 50.341 aplikacione në Windows Store.

Gjatë këtij muaji ka qenë një mesatare prej rreth 279 aplikacione të zhvilluara brenda ditës. Marsi është muaji i parë pas një kohë të gjatë në të cilën Microsoft nuk ka pasur rritje në zhvillimin e aplikacioneve. Që nga Nëntori, zhvillimi i aplikacioneve vazhdonte më një rënie të shpejtë. Zhvillimi i aplikacioneve për Windows 8 ka arritur kulmin e saj në muajin Nëntor të vitit të kaluar, me një mesatare prej 468 aplikacione të reja çdo ditë. Numri kishte rënë poshtë në 412 nga muaji Dhjetor, 174 për Janar, dhe muajin e kaluar Shkurt në minimale për 142 brenda ditës.

Rritjet e reja në zhvillimin e aplikacioneve ketë muaj ka ndodhur për shkak të nxitjes nga Microsoft me një konkurs të në të holla për zhvilluesit që krijojnë aplikacione. Microsoft u ofron zhvilluesve 100 $ për një aplikacion që zhvillojnë për Windows 8 ose Windows Phone 8. Zhvilluesve u mundësohet të zhvillojnë deri në 10 aplikacione për sistem operativ në një shumë deri 2000 $. Ky konkurs kishte filluar nga data 8 Mars, dhe do të mbetet i hapur deri më 30 Qershor.

Përveç kësaj, Microsoft gjithashtu ofron zhvilluesve një ndarje prej 80% për të ardhurat e fituara nga aplikacionet  e tyre, që i bie 10% më shumë se çfarë ofron Apple dhe Android. |ameble|