Tag Archives

6 Articles
Tableta misterioze nga HP shfaqet në reklamë të kompanisë

Tableta misterioze nga HP shfaqet në reklamë të kompanisë

Tableta e paralajmëruar nga HP është shfaqur në reklamën e fundit të kompanisë.

Pajisja e mbështjellur me argjend, një shirit te zi plastike në pjesën e sipërme dhe logon e HP-së qe shihet çartë në reklamë, ende askush nuk e di se çka do të jetë ne pjesën e përparme të tabletit (ekrani dhe sistemi operativë) por është folur se kjo do të jetë më Windows 8 dhe sipas reklamës do të jetë e orientuar për kompanitë.

Ende asgjë nuk është e konfirmuar mbetet që të presim 26 Tetorin kur edhe do të dal Windows 8. |ameble|  [youtube id=”80RI3VepJDI” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

Windows 8 sjell përmirsime masive në grafikë

Windows 8 sjell përmirsime masive në grafikë

by MiNT 0 Comments

Në një postim në blogun e Windows 8, Rob Copeland, menaxher i ekipit të Grafikës, flet rreth dëshirës së ekipit të Windows për të shtuar përshpejtimin harduerik të grafikës për të gjitha aplikacionet të stilit Metro, duke përfshirë përkrahje më të gjerë të harduerit për grafikë në përgjithësi.

Për të matur performansën e grafikës, Microsoft ka bërë matje në disa njësi, përfshirë frame rate, shfrytëzimin e memories dhe procesorit, “glitch count” që mat sa herë aplikacioni merr më tepër se 1/60-ta e sekondës për tu paraqitur, dhe “time to first frame” që mat kohën sa shpejt i duhet imazhit të parë për tu paraqitur pasi të klikohet një Metro aplikacion.

Paraqitja e tekstit është me një rëndësi të madhe për Microsoft në Windows 8 duke cituar Copeland “Ne kemi vazhduar të përmirsojmë performansën e tekstit në Windows 8 duke e optimizuar paraqitjen e tekstit në Metro aplikacione për të dhënë performansa dhe efikasitet më të mirë, duke ruajtur kualitetin e tipografisë dhe përkrahjen e tekstit global.” Në skicën në vijim mund të shihni sa më i shpëjtë është Windows 8 në paraqitjen e tekstit krahasuar me Windows 7. |neowin.net| |blogs.msdn.com|

[divider top=”0″]

Windows RT tablet nga Samsung në Tetor

Windows RT tablet nga Samsung në Tetor

by MiNT 0 Comments

Loja Windows 8 po bëhet gjithnjë e më interesante. Tashmë edhe një lojtar i madh pritet të lansoj tablet të bazuar në Windows RT e sipas të gjitha gjasave do të ndodhë sapo sistemi operativ të jetë i gatshëm për publik, në fund të Tetorit.

Sipas spekulimeve paisja do të jetë e bazuar në platformën ARM dhe ndoshta e mbështetur nga procesorët Snapdragon nga Qualcomm. Për Samsung, që siç dihet nuk ka pasur shumë suksese me tabletët të bazuar në Android, përkrahja për Windows RT shihet si e paevitueshme.

Megjithatë, Samsung do të gjindet në konkurrencë të drejtpërdrejt me tabletin tashmë të njohur Microsoft Surface, e gjithashtu edhe me produktet e kompanive si Asus, Dell dhe Toshiba, të cilat pritet që të dalin me oferta të njëjta në po të njëjtën kohë. Patjetër që nuk do të jetë një garë e lehtë. |theandroidsoul.com| [divider top=”0″]

Windows 8 nga fundi i tetorit, thotë Microsoft

Windows 8 nga fundi i tetorit, thotë Microsoft

by bmbi 0 Comments

Zëvendës presidenti i Windows-it Tami Reller ne një konferencë te mbajtur dje në Toronto(Kanada) përfundimisht ka konfirmuar se Windows 8 është në rrugën e duhur dhe do të niset për prodhim nga java e parë e gushtit dhe pastaj për përdoruesit do të jetë në dispozicion nga fundi i tetorit, gjithashtu do të lëshohet për prodhim edhe Windows Server 2012 nga po e njëjta datë.

Konsumatorët të cilët kane blerë kompjuterin me Windows 7 pas datës 2 qershor do ta kenë mundësin ta bëjnë upgrade ne Windows 8 për vetem 15$. |guardian.co.uk| [divider top=”0″]

Windows 8 Release Preview në dizpozicion për ju

Windows 8 Release Preview në dizpozicion për ju

Sistemi më i ri operativ nga Microsoft-i tani është gati për shkarkim. Vizitoni sajtin Windows 8 dhe mësoni se si bëhet upgrade nga Windows7 apo edhe nga Windows8 Developers Release, si dhe instaloni në pajisjet që veç i keni Laptop apo në Desktop.

Kërkesat minimale janë njësoj si për Windows 7 dhe kjo mund te ndryshoj në produktin final.

Microsofti rekomandon:

  • 1 GHz processor
  • 1 GB RAM (32-bit) ose 2 GB RAM (64-bit)
  • 16 GB hapsirë (32-bit) ose 20 GB (64-bit)
  • DirectX 9 kartel grafike me WDDM 1.0 [divider top=”0″]
Si do të duket Microsoft Windows 8 OS?

Si do të duket Microsoft Windows 8 OS?

by bmbi 1 Comment

Microsoft ka filluar te publikoj pamjen e sistemit të ardhshëm operativ Windows 8, Kompania ka thënë se dhjetëra mijëra përmirësime janë bërë. Konsumatorët tani mund të shkarkojnë nga uebfaqja e  Windows 8, është një sistem i cili Microsoft thotë se është sistemi më i testuar ndonjëherë.

Sistemi i ri është dizajnuar dhe projektuar që të sjellë Windows-n në mënyrën touch(me prekje) gjithashtu për Smartphones. Përmirësimet në ketë version përfshin opsione të shtuara te përsonalizimit në faqen e parë, mbështetje më të mirë në multimonitor, që sa më lehtë te shkarkohen Aplikacionet përmes Windows Store, si dhe karakteristika të reja për sigurinë. Është përfshirë versioni i fundit i Internet Explorer 10, si dhe shumë tjera. Ai pritet të dalë në shitje në vjeshtë, tri vjet pas Windows 7. |ameble| [divider top=”0″]