Tag Archives

2 Articles
Windows RT tablet nga Samsung në Tetor

Windows RT tablet nga Samsung në Tetor

by MiNT 0 Comments

Loja Windows 8 po bëhet gjithnjë e më interesante. Tashmë edhe një lojtar i madh pritet të lansoj tablet të bazuar në Windows RT e sipas të gjitha gjasave do të ndodhë sapo sistemi operativ të jetë i gatshëm për publik, në fund të Tetorit.

Sipas spekulimeve paisja do të jetë e bazuar në platformën ARM dhe ndoshta e mbështetur nga procesorët Snapdragon nga Qualcomm. Për Samsung, që siç dihet nuk ka pasur shumë suksese me tabletët të bazuar në Android, përkrahja për Windows RT shihet si e paevitueshme.

Megjithatë, Samsung do të gjindet në konkurrencë të drejtpërdrejt me tabletin tashmë të njohur Microsoft Surface, e gjithashtu edhe me produktet e kompanive si Asus, Dell dhe Toshiba, të cilat pritet që të dalin me oferta të njëjta në po të njëjtën kohë. Patjetër që nuk do të jetë një garë e lehtë. |theandroidsoul.com| [divider top=”0″]

Tableti Microsoft “Surface” (foto, video)

Tableti Microsoft “Surface” (foto, video)

by bmbi 3 Comments

Gjatë javës së fundit kemi dëgjuar shumë që Microsoft po bëhet gati për të nxjerr ne treg tabletin e tyre, dhe ja tani zyrtarishtë ka dal dhe quhet Microsoft Tablet Surface. do të jenë dy versione në dispozicion, një me Windows RT dhe një me Windows Pro 8, te dy pajisjet kane specifika te ngjashme. Tableti Microsoft Surface me Windows RT përmban 10.6 inç me ekran touch screen ClearType HD,  procesorë NVIDIA Tegra, dhe me 32GB ose 64GB on board storage. Karakteristikat tjera në tabletin Surface me Windows RT përfshijnë USB 2.0, Micro HD video, 2X2 MIMO antena, një slot microSD card, bashkë Windows dhe Office RT Home & Student 2013. Kurse tableti Microsoft Surface me version Windows 8pro vjen me 10.6inç ClearType Full HD, 1080p touchscreen, më procesorë Core I5 Intel Ivy Bridge. Karakteristikat e tjera në Tabelet Surface Windows 8pro përfshijnë më zgjedhjen tuaj për 64GB apo 128GB on board Storage, microSDXC, USB 3.0, 2X2 Mimo dhe një Mini Display port. Të dy Microsoft Surface tabletat e reja vijnë më një docking tastierë, dhe t’gjitha gjërat tjera, plus një sërë aplikacione t’cilat përfshijnë Xbox Live, Netflix etj.  Microsoft nuk ka njoftuar per ndonjë çmim, ata pritet të dalin në shitje në vjeshtë të vitit 2012. |Microsoft|

Për ata që nuk kanë pasur rastin ta shofin prezantimin(shih Video me poshtë): [youtube id=”u0TkL2H348g” width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]

E Plotësuar

E konfirmuar sot nga Microsoft, tableti Surface me Windows 8 RT (Tegra 3 procesor) do të jetë 599$, kurse Surface me Windows 8 Pro (Ivy Bridge procesor) do të jetë 999$. Çmimi në euro ende nuk dihet.[divider top=”0″]