Tag Archives

2 Articles
World of Warcraft: Mists of Pandaria

World of Warcraft: Mists of Pandaria

Sot në ora 00:01, loja e mirënjohur World of Warcraft zgjerohet me edhe një kontinent. Është fjala për vazhdimin (expansion) e ashtuquajtur Mists of Pandaria.

Disa informata në vijim për ata që nuk janë njoftuar me World of Warcraft. World of Warcraft është lansuar me 23 Nentor 2004. Është një lojë e stilit MMORPG (massive multiplayer online role playing game) që shumë shpejt arriti të bëhet njëra prej lojërave më të popullarizuara me mbi 10 milion lojtarë në gjithë botën. Lojtari krijon një personazh dhe me të fillon aventurat në botën virtuale të quajtur Azeroth. Nëse ju jeni nga ata që keni dashur të vrisni demona, skeleta, dragona etj etj, atëherë duhet të provoni këtë lojë sepse është një satisfakcion.

Mists of Pandaria është vazhdimi i katërt i lojës dhe më poshtë është një listë e mundësive të reja:

  • Grafikë më të avancuar.
  • Personazhet mund të arrijnë nivelin 90.
  • Një kontinent i ri për të eksploruar.
  • Një racë e re, Panda (lojtari mund të krijojë personazh panda).
  • Një klasë e re, Monk
  • Një numër i madh i zonave të reja për të marrë pajisje për personazhin tuaj.
  • Magji të ridizajnuara etj.

Komuniteti shqiptarë në këtë lojë është relativisht i madh, dhe shumica janë të koncentruar në serverin “Frostmane” në ekipin Scuta-Gaming, kështu që nëse planifikoni të bleni lojën, sigurohuni që personazhin tuaj ta krijoni në Frostmane. Disa foto të lojës më poshtë.

[gallery, link=”file”]

|ameble|[divider top=”0″]

Scuta Gaming: Organizatë profesionale e sporteve elektronike

Scuta Gaming: Organizatë profesionale e sporteve elektronike

Edhe pse Kosova është njëra prej shteteve më të reja, gjithmonë ka qenë në frekuencë në fushën e video lojërave dhe të teknologjisë në pergjithësi.

Internet kafetë e pas luftës ishin shumë të popullarizuara dhe me to lindi edhe epoka e Counterstrike. Komuniteti i lojtarëve të video lojërave filloi të rritet secilën herë e më shumë, turnire gjithandej, internet secilën herë e më të shpejtë, që ndikuan në kultivimin e kulturës profesionale të lojtarëve.

Scuta Gaming është një organizatë profesionale e sporteve elektronike e krijuar me tendencë të bashkimit të talentit shqiptarë nën një flamur. Scuta në latinisht do të thotë “mburojë” kurse në logo të tyre kemi mburojën e Ilirëve.

Qëllimi i Scuta Gaming është krijimi i ekipeve që do të mund të prezentonin Kosovën në arenën ndërkombëtare për sporte elektronike. Momentalisht Scuta ka ekipe në World of Warcraft, Counterstrike, Dota 2, Heroes of Newerth, Star Wars: The Old Republic dhe komunitetin në Diablo 3.

Të gjithë lexuesit që janë entuziast të video lojërave (sporteve elektronike) mund të vizitojnë ueb faqen e Scuta Gaming në: www.scuta-gaming.com.

Ndoshta Skenderbeu i ardhshëm do të jetë digjital?! |ameble|[divider top=”0″]