Xbox One smartwatchMicrosoft kohët e fundit ka lansuar pajisjen e re wearable, Microsoft Band, kurse tani thashethemet janë se kompania është duke punuar në një pajisje tjetër të ngjashme, Xbox One Smartwatch.

Edhe kjo do të jetë e fokusuar në shëndetin dhe fitnesin, ky lajm vjen nga një furnizues aktual i Microsoft-it. Një udhëheqës i kompanisë Exertis (një nga furnizuesit e Microsoft-it) ka thënë se kompania ka në plan të nxjerr pajisje të tilla për vitin e ardhshëm.

Xbox One Smartwatch pritet të jetë një multi-platformë ngjashëm si Microsoft Band, e cila mund të jetë e përshtatshme me iOS, Android dhe Windows Phone.

Ende nuk është konfirmuar asgjë nga vetë kompania, mirë për çfarëdo informate zyrtare ne do të njoftojmë më kohë. /ameble