Xiaomi ka konfirmuar zyrtarisht planet e saj për një ngjarje të madhe që mbahet më 27 Korrik, pas thashethemeve se një produkt i ri do të vijë në fillim të këtij muaji. Kompania nuk ka zbuluar asnjë detaj, por tashmë ne kemi disa informacione për atë se çfarë pritet nga ky organizim.

Xiomi ngjarja 727

Në të vërtetë është spekuluar se janë dy smartphone shumë mbresëlënës që pritet të prezantohen nga Xiaomi. I pari është Mi Note 2, që mund të jetë smartphone-i më i fuqishëm i kompanisë deri me tani. Është thënë se do të vijë me ekran 5.5-inç 1080p, procesorin Snapdragon 821, baterinë 3700mAh, kamerën e pasme 12-megapikselë me aperturë f/2.0, skanerin për gjurmë gishtash, hapësirën e brendshme 64/128GB si dhe 4/6GB RAM.

Xiaomi ka menduar edhe diçka më të lirë dhe si duket do të nxjerr në treg për buxhet të mesëm smarphone-in nga seria Redmi. Redmi 4 mund të vijë me një dizajn të lëmuar metalik, kamerën e pasme të dyfishtë, skanerin për gjurmë gishtash si dhe karakteristikat e brendshme mesatare që do të dal me çmim ndër 200$.

Kompania gjithashtu mund të na befasojë me diçka krejtësisht tjetër. Sidoqoftë gjithçka do të dihet nga data 27. /ameble