Yahoo XobniKompania Yahoo këto ditë është në mode për blerje. Ata sapo blenë Qwiki-n, një shërbim që u mundëson përdoruesve të bëjnë video montazh, dhe tani vjen një tjetër blerje, fjala është për Xobni-n që merret me menaxhimin e kontakteve. Xobni është një produkte i dizajnuar që u ndihmon përdoruesve që listën e kontakteve të mbajnë në një formë kompakte.

Nëse nuk e keni vërejtur emri Xobni është i menduar artistikisht, Xobni është shkruar mbrapsht si Inbox. Shërbimet Xobni japin një pamje komplete të kontakteve, produktet e tyre dhe janë të përshtatshme (kompatibile) me Microsoft Outlook. Ajo për një kontakt posedon një pamje të plotë të kontaktit, i kompletuar me foto, titullin e punës, detajet e kompanisë, historia e email-ve si dhe përditësimet nga Facebook dhe Twitter. Ajo gjithashtu posedon Inbox-in Smart për Gmail dhe kontaktet Smart për pajisjet iPhone dhe Android.

Sido qe të jetë nga kompania Yahoo nuk ka shpjegime se çfarë ka në plan të bëj me këtë kompani. |ameble|