Sony në Japoni ka prezantuar një smartphone të ri në formën si Xperia Sony A2 që pritet të jetë në dispozicion me operatorin NTT DoCoMo të Japonisë. Janë dëgjuar shumë thashethemeve që Sony Xperia A2 do të jetë versioni japonez i modelit Sony Xperia Z2 dhe tani rezulton se Xperia A2 është vetëm një version i ri-freskuar i Xperia Z1 dhe jo një model krejtësisht i ri.

Sony Xperia A2 vjen me ekran 4.3-inç me rezolucion HD 1280 x 720 pikselë, pajisja është e mundësuar nga procesori 4-bërthamor 2.2Ghz Qualcomm Snapdragon. Karakteristikat e tjera përfshijnë 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave dhe përmban portën për kartelën microSD. Xperia A2 vjen me kamerë frontale 2 megapikselë kurse atë pasme 20.7 megapikselë, pajisje gjithashtu është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe bateria e tij është 2300mAh.

Sony Xperia A2 për tregun e Japonisë do të dal muajin e ardhshëm dhe do të jetë në dispozicion me operatorin celular vendor NTT DoCoMo, kurse për çmimin ende nuk ka informata. /ameble