Tag Archives

12 Articles
Në ngjarjen MWC 2016 prezantohet projektori Android ZTE Spro Plus

Në ngjarjen MWC 2016 prezantohet projektori Android ZTE Spro Plus

Kompania ZTE gjatë javës ka prezantuar mini projektorin e tyre të ri Android, i cili vjen në formën Spro Plus, është i pajisur me ekran më prekje, si dhe karakteristika të reja të projektimit vizual.

ZTE Spro Plus

Spro Plus posedon ekranin 4 inç AMOLED me prekje (touchscreen), ofron rezolucion 2K dhe vjen me bateri të fuqishme 12.100 mAH. Në dispozicion do të jenë dy versione njëri me vetëm Wi-Fi, si dhe një tjetër me Wi-Fi dhe 4G LTE.

Projektori Android nga LTE posedon aftësi të projektimit në një imazh deri në 18 inç nga largësia 2.4 m dhe do të jetë në dispozicion për shitje gjatë muajve të verës të këtij viti.

Më shumë detaje rreth këtij mini projektori i gjeni këtu. /ameble

ZTE Blade L2 lansohet në Evropë

ZTE Blade L2 lansohet në Evropë

ZTE Blade L2ZTE njoftoi se modeli Blade L2 nga tani është në dispozicion edhe në Evropë, pikërisht në Spanjë dhe Greqi, ndërsa në vende të tjera të Evropës do të jetë në dispozicion më vonë gjatë vitit.

ZTE Blade L2 ka ekranin 5 inç FWVGA me rezolucion prej  480 x 854 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.3GHz.

Karakteristikat e tjera të ZTE Blade L2 përfshijnë 1GB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme, kamera frontale 0.3 megapiksel, kamera kryesore 5 megapiksel me LED flash dhe auto fokus, bateria e fuqisë 2.000 mAh dhe vjen me sistemin Android 4.2 Jelly Bean.

Momentalisht nuk ka informata zyrtare se çfarë çmimi do të ketë modeli ZTE Blade L2 në Evropë. /ameble

Smartphone-i ZTE Grand S II mund të vijë me 4GB RAM

Smartphone-i ZTE Grand S II mund të vijë me 4GB RAM

Për smartphone-in ZTE Grand S II u njoftua në ngjarjen CES në muajin Janar dhe në atë kohë ky model u paraqit me 2GB RAM, mirëpo tani si duket kjo pajisje mund të jetë smartphone-i i parë që vjen me 4GB RAM. Në atë kohë karakteristikat origjinale të ZTE Grand S II ishin procesori 4-bërthamor Snapdragon 800 2.3 GHz, dhe 2GB RAM. Gjithashtu ishte paraqitur me ekran të plotë me definicion të lartë 5.5 inç me rezolucion 1920 x 1080 pikselë dhe kamerën e pasme 13 megapikselë.

ZTE Grand S II karakteristikat

Tani ky smartphone në Kinë ka pranuar certifikimin e FCC-së, ku aty thuhet se pajisja do të vijë me 4GB RAM.

Për sa i përket kësaj, nga ZTE nuk është dhënë asnjë informatë zyrtare, se pse ky model është paraqitur me 4GB RAM, ku pajisja origjinal është prezantuar me 2GB RAM?! /ameble

Zyrtarizohet ZTE Nubia X6

Zyrtarizohet ZTE Nubia X6

Të gjitha thashetheme për phablet-in ZTE Nubia X6 marrin fund, sepse tani më ky model është zytrazizuar.

ZTE Nubia X6 vjen me një ekran të plotë HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikësela i përkrahur nga procesori 2.3 GHz Qualcomm Snapdragon 801 dhe 2GB RAM memorie.

ZTE-Nubia-X6 (1)

Modeli Nubia X6 ka të integruar kamerën kryesore 13 megapiksel nga Sony Exmor RS dhe vjen me sistemin e fundit nga Android, KitKat 4.4 dhe ZTE Nubia 2.0 UI.

ZTE Nubia X6 do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të bardhë dhe ngjyrë ari dhe pritet të lansohet së pari në Kinë me çmim prej 487 $. / ameble

Prezantohet ZTE Bluewatch në CES 2014

Prezantohet ZTE Bluewatch në CES 2014

Kompani kineze ZTE e njohur më mirë për prodhimin e tabletve dhe smartphone-ve këtë javë në CES 2014 ka prezantuar pajisjen e saj të re dhe të parë smartwatch në formën ZTE Bluewatch.

Smartwatch i ri nga ZTE është ende aktualisht në zhvillim e sipër dhe prezantimet që ata po bëjnë në ngjarjen CES në Las Vegas janë vetëm model prototip.

[youtube id=”8u9_1S5oOig” width=”600″ height=”350″]

ZTE Bluewatch është dizajnuar me shumë që të mbajë baterinë më gjatë, duke siguruar përdoruesit për përdorim më të gjatë duke bërë lidhjen me smartphone për të marr njoftimet, thirrjet apo mesazhet. ZTE ka njoftuar gjithashtu se janë duke zhvilluar një numër të aplikacioneve për pajisjen ZTE Bluewatch duke përfshirë aplikacione të rrjeteve sociale etj.

Për fat të keq nuk ka informata për çmimet ose disponueshmërinë e saj nëpër botë. /ameble

ZTE gati për CES 2014, pritet të prezantoj Smartphone, Smartwatch dhe pajisje tjera

ZTE gati për CES 2014, pritet të prezantoj Smartphone, Smartwatch dhe pajisje tjera

ZTE ndertesaKompania kineze ZTE javën e ardhshme pritet të udhëtoj nga Kina për në Las Vegas për të prezantuar një pjesë të vogël të pajisjeve të saja të reja në CES 2014 me shpresën e rritjes se imazhit të vetë si prodhues i smartphone-ve dhe teknologjive tjera. Kompania njoftoi sot se në ketë ngjarje tregtare do të paraqitet për një javë, duke prezantuar një smartphone të ri, një phablet, një smartwatch dhe një pajisje tjetër smartphone me projektor.

“ZTE tani ka zhvilluar një portofol të elektronikës në krye me smartphone për të cilët ju kemi njoftuar me herët,” ka thënë kryeshefi i ZTE-së Zeng Xuezhong.

Ne do të përcjellim ngjarjet që pritet të ndodhin në CES 2014 që që nga java e ardhshme. Pra, qëndroni me ne për të parë të gjitha ato pajisje të reja që prezantohen, duke përfshirë kështu edhe pajisjet më të fundit të ZTE-së. /ameble

Prezantohet ZTE Grand Memo

Prezantohet ZTE Grand Memo

[MWC 2013] Në Kongresin Botëror të Celularëve që është duke u mbajtur në Barcelonë, është prezantuar smartphone  ZTE Memo Grand i cili karakterizohet me harduer jashtëzakonisht të mirë. Në pikëpamjen e parë duket shumë i madh, me një ekran  5.7 inç me rezolucion 1280×720 pixel që i ngjan pak a shumë Samsung Galaxy Note 2.

Ky smarthpone është i pari që ka të integruar procesorin quad-core 1.7Ghz Snapdragon 800.

ZTE Grand Memo ka të integruar 2GB RAM, 16 GB memorie të brendshme, dhe një 13 Megapixel kamerë të pasme. Çfarë e veçon këtë smartphone është padyshim bateria e madhe 3200 mAh. |ameble| [divider top=”0″]

ZTE në bisedime për smartphone Mozilla në Evropë

ZTE në bisedime për smartphone Mozilla në Evropë

Kompania kineze ZTE është duke punuar në një smartphone të ri që thuhet se do të përdorë sistemin operativ Mozilla Firefox, dhe po mendojnë qe ketë pajisje ta lansojn në Evropë gjatë këtij viti, sipas detajeve të zbuluara nga kryeshefi ekzekutiv i ZTE-së Cheng Lixin.

ZTE me sa duket janë në bisedime me një numër transportuesish evropian të celularëve të fillojnë me smartphone-in me SI Mozilla Firefox, dhe me pastaj kjo pajisje mund të shitet gjithashtu edhe në SHBA. Ende nuk kemi ndonjë hollësi për harduerin e këtij smartphone-i nga ZTE. |ameble.com| [divider top=”0″]

ZTE Apache me procesor 8-bërthamorë

ZTE Apache me procesor 8-bërthamorë

Prodhuesi i katërt më i madh në botë i telefonave të mençur ZTE, tani paraqitet si konkurrent serioz me produktet qe kjo kompani përflitet se do të lansoj. Smartphone-i ZTE Apache pritet qe te dal ne shitje ne 2013 dhe pritet qe të përmbaj procesor 8-berthamorë.

Kompania Taiwaneze për prodhimin e procesorëve MediaTek deklaroi se tashme ka tejkaluar dy konkurrentët e saj NVIDIA dhe Qualcomm për shkak se ata janë të parët që kanë arritur të krijojnë një procesor të përmasave të tilla për pajisje mobile siç është ZTE Apache.

Të dhënat tjera të pa konfirmuara rreth ZTE Apache dhe përmbajtjes harduerike të tij janë ekrani 1080p, kamera 13Megapikselë dhe fakti se kjo pajisje do të përkrahë teknologjinë e rrjetit të komunikimit 3G WCDMA/4G LTE/TD-SCDMA.

Nëse konfirmohet vërtetësia e këtyre të dhënave atëherë ZTE Apache pritet të thyej rekorde të shitjeve nëpër botë. Si rrjedhoje e kësaj edhe prodhuesi i procesorëve Mediatek do të hyjë në një nivel tjetër të biznesit duke u bërë kështu shumë i kërkuar nga korporata të mëdha.

|ameble| [divider top=”0″]

Zbulohen të dhëna për SmartPhone-in SprintFlash

Zbulohen të dhëna për SmartPhone-in SprintFlash

Prodhuesi Kinez i telefonave ZTE mund të mos jetë shumë i njohur për ju, por kjo kompani gjigante është njëra ndër 5 kompanitë më të mëdha në botë në lëmin e prodhimit të telefonave dhe ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit, e cila shërbimet e saj kryesisht i ka shtrirë në Kinë, Australi, Amerikën Veriore etj.

Së fundmi kjo kompani po përgatitët që të nxjerrë në treg produkte të reja duke hyrë në rrethin e konkurrentëve serioz të prodhuesve prestigjioz siç janë: Apple, Samsung, HTC, etj.

Njeri ndër produktet e ZTE për të cilin janë shpërndarë foto dhe thashetheme është pikërisht smartphone-i SprintFlash për të cilin janë zbuluar disa foto ku qartë shihen specifikat harduerike të këtij të fundit.

Ky smartphone pritet të jetë i madhësisë 4.5 inç , me rezolucion HD, në të janë integruar 2 kamera(e përpararme 1megapiksel dhe kamera e pasme 12 megapiksel), procesori i tij do të jetë 1.5 GHz dy-bërthamor dhe RAM memorie 1 GB, ky smartphone do të ketë hapësirë të memories të integruar prej 8GB dhe sistemin operativ Android 4.0. Ky produkt në Amerikë quhet SprintFlash ndërsa në vendet tjera e hasim me emrin ZTE Flash.

Ky produkt pritet që të dal në shitje nga gjysma e parë e Nëntorit të këtij viti.

|ameble| [divider top=”0″]

Mozilla Firefox mobile OS

Mozilla Firefox mobile OS

Mozilla të hënën ka lajmruar që pajisjet të para me sistemin operative mobil Firefox OS do të prodhohen nga Alcatel dhe ZTE. Përkrahjen për këtë system operativë mobil që është i bazuar nga projekti i Mozillës “boot to Gecko” kanë shprehur edhe rrjetat e mëdha si Deutche Telekom, Smart, Sprint, Telecom Italia dhe Telenor.

Mozilla ka thënë që me Firefox OS synon të sjell një përvojë më të mirë në smartphona me një kosto më të ulët, kjo do të thotë qe do të mundohen të rrisin tregun e smartphonave ne shtetet në zhvillim.

“Me hyrjen e Firefox mobile OS në treg Mozilla vazhdon misionin që të promovoj open source, inovacion dhe mundësi të barabartë për të gjithë zhvilluesit e uebit” tha Gaery Kovacs, CEO i Mozillas dhe shtoi që OS-i do të bazohet ne HTML5 që do të ve në pah kapacitetin apo harduerin  e smartphonave që deri tani ka qenë e mundur vetëm me aplikacione të dedikuara.

Të dy prodhues ZTE dhe Alcatel do të lansojn produktet nën brendin Alcatel One Touch dhe do të fuqizohen nga procesorët Qualcomm Snapdragon. |mozilla.org| [divider top=”0″]