SHPËRNDAJE

Konferenca Google I/O Keynote përfundoj dhe solli plotë karakteristika të reja, disa nga to mund ti lexoni me poshtë (orë pas ore), mirëpo video e plotë u shpjegon të gjitha në detajet dhe është incizuar direkt nga ekipet e Google-it. Fushat kyçe të diskutuara në Google I/O përfshijnë Google Play Music, Google+ Photo Tools, Google Now, Google Maps dhe ndërfaqja e saj e re dhe e ri-dizajnuar, si dhe në fund pyetjet dhe përgjigjet për Larry Page.

Pra nëse nuk keni pasur mundësi ta shikoni ketë konferencë atëherë atë mund të shikoni për katër orë nga po e njëjti burim në YouTube, e publikuar për ju nga Google Developers Live.

[youtube id=”9pmPa_KxsAM” width=”600″ height=”350″]

E plotësuar 20:55: Google gjithashtu ka njoftuar për riorganizimin e tërësishëm të shërbimit të hartave (Maps) në versionin Desktop, për të cilën ka thënë se është rindërtuar nga zero dhe menjëherë do të jetë në dispozicion. Kësaj herë sipas prezantimit të dhënë drejtpërdrejt Google Maps është përditësuar me tiparet më të rëndësishme që ka marrë ndonjëherë që nga lansimi i tij tetë vjet më parë. [youtube id=”THxJHcR1D2c” width=”600″ height=”350″]

Kurse, për aplikacionin Google Maps në Android dhe iOS është njoftuar se do të ketë një orientim krejt ndryshe. Google thotë se UI (ndërfaqja e përdoruesit) do të përditësohet në mënyrë që të sjellë në qendër të vëmendjes “gjërat që janë më me rëndësi”. Përditësimi i ri, për sa i përket kësaj do të lëshohet gjatë verës dhe do të jetë i integruar me Google Offers dhe shërbimin Zagat për vlerësimet e restoranteve etj. Aplikacioni gjithashtu do të shfaq lajmërime për trafikun, të tilla si aksidentet rrugore, punime në rrugë etj. Kompania ka konfirmuar se edhe një version i iPad-it në të njëjtën kohë do të vihet në dispozicion.

Google Maps Navigacioni

E plotësuar 20:05: Google ka përditësuar gjithashtu shërbimin Google Now me disa gjëra të reja interesante. Porositë me zë tani ju ofrojnë shumë mundësi.

Të kërkoni një rrugë ndonjë restaurant apo kafe, pajisja juaj android tani mund t’ju alarmoj apo kujtoj për diçka në një kohë të caktuar. Google gjithashtu kanë shtuar edhe disa opsione ekstra të reja të kërkimit për përdoruesit të cilët janë të kyçur (logged in). Për shembull mund të urdhëroni Google Now që të dërgoj një email për ju dhe në kohë të caktuar, ose ti kërkoni që ti shfaq fotografitë e juaja të veçanta që keni ruajtur në Google + (pushimin e vitit të kaluar). Të gjitha këto përditësime nga tani e tutje janë në dispozicion nëpërmes platformës Android, nuk ka informacion për platformën iOS.

[youtube id=”pPqliPzHYyc” width=”600″ height=”350″]

E plotësuar 19:35: Një tjetër njoftim që është bërë nga kjo ngjarje është smartphone-i Samsung Galaxy S4 Google Edition (për tregun amerikan) që do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm me saktësisht nga data 26 Qershor, me çmim prej 649 $ nëpërmes kompanive AT&T dhe T-Mobile. Ata që dëshirojnë të kenë një version të tillë mund ta blejnë atë nëpërmes Google Play Store.

Kurse për ata të cilët nuk i kanë të njohura karakteristikat e Galaxy S4-it, ai përmban ekranin 4.99 inç 1080p HD super Amoled (1920 X 1080) me 441 pikselë për inç, procesorin Samsung Exynos 5 ose Qualcomm Snapdragon S4 Pro (sipas vendit), dizajnin mbështjellës poli-karbonat (të bardhë ose të zi), hapësira e brëndshme për ruajtje 16/32GB, 2GB RAM, kamerën e pasme 13 megapikselë dhe atë frontale 2 megapikselë. Ose detajet e plota mund ti gjëni këtu.

Samsung Galaxy S4 Google Edition

E plotësuar 18:58: Një tjetër shërbim që Google ka prezantuar është shërbimi për muzikë Google Music All Access, i ngjashëm me muzikën Stream nga shërbimet Spotify dhe Rdio.

Ky shërbim sipas tyre do të kushtojë 9.99 $ në muaj si dhe opsioni Trial në dispozicion për 30 ditë. Google Music mund të konsiderohet si konkurrent me dy shërbimet e lart përmendura, përderisa ky gjithashtu do të jetë ne dispozicion nëpërmjet pajisjeve Android.

Google Music all access

E plotësuar 18:40: Në vazhdim është prezantuar shërbimi i ri për lojëra i quajtur Google Play Game Service, shërbime të cilat i japin zhvilluesve mjete apo mundësi për të ruajtur të arriturat në sistemin Cloud, për të krijuar meqë borde dhe udhëheqës në lojëra, dhe kjo mundësi përveç platformës Android-it, në dispozicion është edhe për iOS dhe ueb.

Google play games

Në 18:25: Në konferencën Google I/O 2013, Sundar Pichai ka njoftuar se Android deri më sot ka regjistruar 900 milionë aktivizimeve në Android, një numër goxha i madh.

Pichai ka thënë gjithashtu se Google Play Store deri më tani ka regjistruar mbi 48 miliardë Aplikacione instaluar.

900 milionë aktivizimeve në Android

SHPËRNDAJE