Ka shumë njerëz në botë të cilët nuk e pëlqejnë incizimin e kamerave në çdo lëvizje të tyre, nëpër ndërtesa publike, aeroporte, apo kudo tjetër. Këta njerëz do të jenë edhe me shumë të shqetësuar tani kur kamerat e ardhshme të sigurisë që përveç që mund të incizojnë lëvizjet e njerëzve, ato mund edhe të parashikojnë se çfarë kanë plan të bëjnë. Kjo teknologji vjen nga një ekip i studiuesve në Universitetin Carnegie Mellon.

Këto kamera në të ardhmen sipas studiuesve do të përdorin teknologjinë që përfundimisht do të jetë në gjendje të parashikojë se çfarë mund të bëjnë njerëzit. Kamera do të jetë në gjendje për të njoftuar personelin e sigurisë së objekteve, nëse një sjellje e paautorizuar pritet të ndodhë.

Hulumtimi është financuar nga qeveria e SHBA-së dhe quhet video automatike mbikëqyrëse e teknologjisë (automatic video surveillance technology). Kjo teknologji pritet që përfundimisht të përdoret në rrjetat e sigurisë civile dhe ushtarake. Video kamerat dhe softueri i ri do të vendosen në përdorim në vende të tilla si aeroportet për të ndihmuar të parashikojnë aktivitetin e dyshimta.

Teknologjia është e thënë të jetë e ngjashëm me atë te Google-it që është duke përdor në makinat e vetë-drejtuara duke kombinuar disa aspekte të softuerëve të njohjes së fytyrës (face recognition software). |cnet| [divider top=”0″]