SHPËRNDAJE

[CeBIT 2013] Për njerëzit që jetojnë në vendet industriale dhe të zhvilluar, qasja në ujë të pastër nuk është problem për shkak të kujdesit mirëpo një numër i madh i njerëzve në këtë planet nuk e gëzojnë atë lloj pastërtie, rrjedhimisht, sipas water.org, janë mbi 3.4 milion njerëz të cilët çdo vit marrin sëmundje që lidhen me ujin. Sot në CeBIT, kompania Helioz, ka prezantuar pajisjen inovative Wadi që mundëson filtrimin e ujit nga energjia diellore. Wadi kushton më pak se 10 dollarë. (shiko videon e më poshtme të bëra nga ubergizmo).

[youtube id=”T7AIinNbC9M” width=”600″ height=”350″]

Themeluesi apo shefi ekzekutiv i kompanisë Martin Wesian ka thënë për ubergizmo, se dikur diarreja një sëmundje që lidhet me ujin, ka vrarë fëmijë më shumë se sëmundja e malaries, fruthit apo edhe sidës, dhe mund të themi se kjo vegël sado e vogël mund të ketë një ndikim të madh në jetën e njeriut.

Kompania aktualisht është në kërkim për financimin e tyre për të prodhuar dhe shpërndarë ato në vendet më të varfra të botës. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE