SHPËRNDAJE

Jolla Ltd. është një lojtar i ri në sferën e smartphone-ve i cili planifikon të vazhdojë punën aty ku u ndal Nokia. Kjo kompani ka vendosur që të zhvilloj, përpunoj dhe të hedh në treg smartphone të bazuar në sistemin operativ MeeGo. Prezantimi i pajisjeve pritet të ndodh në fund te këtij viti.

Ekipi i Jolla-s përbëhet kryesisht nga udhëheqësit dhe inxhinierët e grupit të Nokia MeeGo N9 dhe gjithashtu nga profesionist të komunitetit të MeeGo-s.

“Nokia ka krijuar diçka të mrekullueshme, smartphone-in më të mirë në botë. E meriton që të vazhdojë tutje dhe ne do ta realizojmë këtë me të gjithë mendjet e dituritë të cilët i kontribuan suksesit të MeeGo-s.” u shpreh Jussi Hurmola, CEO. Jolla zhvillon produkte të mençura që nga fundi i vitit 2011. Sistemi operativ ka evoluar prej MeeGo-s duke përdorur Mer Core dhe Qt përfshirë këtu edhe UI krejtësisht të re. Se sa serioz do të jetë ky tentim vetëm koha do të tregoj, sidomos duke pasur parasysh konkurrencën aktuale nga Google dhe Apple.

Sa për informatë, duket se Jello është në kërkim për punësim të talentve të MeeGo-s dhe Linux-it që të kontribuojnë në prodhimin e gjeneratës së ardhshme të smartphone-ve. |cdrinfo.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE